Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­
Showing posts with label Info. Show all posts
Showing posts with label Info. Show all posts

12/30/13

Me aplikacionin Mindly për iPhone mund të vizualizoni mendimet tuaja thjesht dhe bukur

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
timthumb.php (400×304)Vizualizimi i mendimeve cilësohet si një teknikë efektive për regjistrimin e mendimeve, por zakonisht është e vështirë që të mundësohet kjo gjë në hapësirën e limituar të smartfonëve.
Aplikacioni Mindly bën regjistrimin e mendimeve ose koncepteve në një proçes të këndshëm dhe tepër të lehtë në ekranin e vogël të iPhone-it tuaj.
Çdo element ka formë rrethi dhe mund të lidhet me më tepër elementë të tjerë pranë tij të cilët vendosen në formë rrethore. Secili prej këtyre elementëve mund të formojë në veçanti rrethin e vet të elementëve.
Ju mund të shkruani mendimet tuaja në çdo rreth, mund t’i përcaktoni atij ngjyrën e dëshiruar, mund të shtoni një ikonë ose mund të shkruani shënime shtesë. Ju gjithashtu mund të krijoni edhe rrathë të veçantë që përmbajnë vetëm një foto, por në to nuk mund të mbani shënime.
Në përfundim mund të shikoni hartën e plotë të mendimeve, mund t’a printoni atë ose mund t’a dërgoni me e-mail.
Qëllimi kryesor i aplikacionit është krijimi i hartave cilësore dhe praktike të mendimeve duke filluar në qendër dhe më pas duke përdorur një fjalë kyçe për çdo rresht, ngjyra dhe imazhe.
Ndoshta nuk ofron fleksibilitetin e letrës dhe lapsit, por është një metodë e dobishme për krijimin e hartave të thjeshta të mendimeve. Për të siguruar aplikacionin ndiqni këtë link.

Apple dhe Microsoft pendohen që kanë shpenzuar 4.5 miliardë $ në patenta

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
timthumb.php (400×304)Rockstar – që është një partneritet i kompanive duke përfshirë Apple, Microsoft, BlackBerry dhe Sony që bleu 4,000 patenta nga Nortel në vitin 2011 – sipas Bloomberg, është duke shikuar të shes një pjesë të portofolit të vet të këtyre patentave.
Kjo kompani tashmë ka shitur një pjesë të patentave të veta për kompaninë Spherix, që është një kompani për pronësinë intelektuale. Patentat e Nortel-it ishin kërkuar shumë pas vitit 2011, ku Apple, Google, Microsoft dhe kompani të tjerë të mëdha të teknologjisë kishin konkurruar për to.
Rockstar ishte formuar nga Microsoft dhe Apple për t’u bashkuar kundër Google, që kishte ofruar 3.14159 miliardë dollarë, por përfundimisht humbi ofertën prej 4.5 miliardë dollarë të Rockstar. Sony, BlackBerry dhe Ericsson po ashtu iu bashkuan grupit Rockstar.
Tani këto patenta janë duke u parë me më pak vlerë. Rockstar nuk ka qenë në gjendje që të sigurojë marrëveshjet kyçe të licencimit me patentat e veta dhe është duke shikuar që t’i shes disa nga to, thuhet në raport.
Në marrëveshjen e vet me Spherix, Rockstar do të pranojë një pjesë prej përfitimeve të Spherix, ndërsa Spherix pagoi me para të thata dhe 1 milion dollarë në aksione. Rockstar është po ashtu duke e shqyrtuar mundësinë e shtimit të një pale të re në partneritetin e vet për të “dobësuar investitorët ekzistues”.
Rockstar është akuzuar që ka vepruar si një karrem për patenta. Këtë verë, Rockstar paditi kompaninë Google për shkelje të patentave që janë qendrore për biznesin e kërkimit të Google. Sipas raportit të Bloomberg, patentat e përdorura në këtë padi nuk do të jenë pjesë e ndonjë shitjeje.

A po “frikësohet” Twitter nga Snapchat dhe Instagram

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
f7c3585f1e776c553400ba220fb6f80dPërditësimi i fundit i aplikacionit të Twitter për pajisjet iOS tregon se si Snapchat dhe Instagram po bëhen kërcënim më i madh për të sesa që u mendua më herët.
Shifrat në Snapchat po rriten me shpejtësi marramendëse, gjë që tregoi qartë interesimin e Facebook dhe Google të cilët tentuan ta blejnë këtë shërbim, por deri më tani pa sukses.
Instagram gjithashtu nën sfond të Facebook-ut po qëndron në një pozitë mjaft të mirë.
Fotografitë janë shumë të rëndësishme për Twitter kështu që kohë më parë është mundësuar dërgimi i fotografive në mesazhe private, rikujtojmë se Instagram me aplikacionin e vet Direct gjithashtu e ka ofruar këtë opsion, ndërsa e dimë se Snapchat që nga fillimi e ofron këtë mundësi, fotografitë shihen edhe në “feed” që gjithsesi e rrit shikueshmërinë dhe tërheqë vëmendjen e përdoruesit.
Para kësaj Twitter ka futur filtrues për fotografi, aftësi kjo e njohur kohë më parë në Instagram. Duket se Twitter po “noton” në mes të Facebook, Snapchat dhe Instagram-it.
A dërgoni ju fotografi në Twitter apo për këtë qëllim më shumë përdorni Instagram-in?

Twitter po teston reklamat për instalim të aplikacioneve për promovim të cicërimave

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
Twitter-645x250Siç duket, Twitter ka qenë duke testuar një lloj të ri të njësisë së reklamimit në pajisjet mobile: promovimi për instalim të aplikacioneve.
Bashkë-themeluesi i Circa-s, Matt Galligan, ka vërejtur një reklamë me butonin e instalimit në aplikacionin e Twitter-it për iPad. Twitter së fundi paraqiti instalimin e aplikacioneve dhe lidhjen e thellë përgjatë veçorisë së vet Cards, kështu që reklamuesit tani mund të promovojnë cicërima duke iu kërkuar përdoruesve që t’i instalojnë aplikacionet e tyre.
tweet-installs-520x308Business Insider raportoi muajin e kaluar që Twitter ishte duke testuar një format të ri të reklamës. Twitter paraqiti reklama të futura brenda MoPub Marketplace më herët këtë muaj, por kjo është hera e parë që kemi parë këtë gjë në aplikacionin zyrtar të Twitter-it.
volvo-520x394Reklamat për instalim të aplikacioneve brenda aplikacionit rival të Twitter-it, Facebook, kanë qenë një sukses për kompaninë, ku sipas CEO-s së kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, kanë sjell “përfitime reale”.
Twitter mohoi të komentojë në lidhje me këtë kur u kontaktua nga The Next Web.

5 gjëra që duhet të dini për reklamat në Facebook

by Admin  |  in Mesime | Tutorial at  12/30/2013
timthumb.php (400×304)Para pak javësh, Facebook lajmëroi se në rrjetin social do të fillonin të shfaqeshin reklamat. Menjëherë pas kësaj, filluan të qarkullonin spekulime në internet mbi atë se çfarë do të thoshin reklamat në rrjetin më të madh social në botë, a do t’i shqetësonin ato përdoruesit dhe cilat do të ishin realisht karakteristikat e tyre.
Prandaj, në këtë artikull, kemi bërë një përmbledhje të 5 gjërave më të rëndësishme që kanë të bëjnë me reklamat në Facebook.
1. Reklamat video do të luhen automatikisht por pa zë. Për ta hapur zërin, mjafton të klikoni në video. Me këtë veprim, videoja do të hapet gjithashtu edhe në të gjithë ekranin.
2. Reklamat kanë filluar tashmë të shfaqen që prej javës së kaluar, por ndoshta jo të gjithë prej jush do t’i shohin, pasi ato janë ende në fazë testimi tek një numër i kufizuar përdoruesish.
3. Reklamat nuk do të harxhojnë internetin tuaj me operatorët telefonikë. Ato do të fillojnë të luhen automatikisht si në desktop ashtu edhe në aplikacionet Android dhe iOS, vetëm nëse jeni të lidhur me wireless dhe jo me 3G apo 4G.
4. Nuk ka rëndësi se sa do të jetë gjatësia e tyre. Facebook në fakt nuk i është përgjigjjur pyetjes se sa do të zgjasin ato, megjithatë The Journal parashikon që mund të bëhet fjalë për rreth 15 sekonda. Themi nuk ka rëndësi pasi nëse nuk doni ta shihni, mund të ecni më poshtë në furnizuesin tuaj të lajmeve.
5. Reklamuesit duhet të kenë standarte të larta për të bërë reklama video. Facebook tarifon rreth 2 milionë $ në ditë, një çmim ky mjaft i lartë për shumicën e kompanive në treg. Gjithashtu, ata duhet të përpiqen t’i bëjnë ato sa më interesante për të tërhequr konsumatorin para se ky i fundit të vazhdojë të shfletojë postimet më poshtë.

Studim: Të rinjtë europianë po braktisin gjithnjë e më tepër Facebook-un

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
Kevin_and_Perry-578-80.jpg (578×325)Sipas një studimi të publikuar së fundmi rreth tendencës së rrjeteve sociale në Europë, rezulton se një pjesë e mirë e adoleshentëve po heqin dorë nga përdorimi i llogarive të tyre në Facebook.
Rezultatet e studimit tregojnë se personat nga 16 deri në 18 vjeç nuk ndjehen shumë rehat në përdorimin e këtij rrjeti social dhe faktor për këtë cilësohet ndikimi i prindërve dhe të afërmve më të rritur.
Në vend të Facebook-ut, të rinjtë po preferojnë gjithnjë e më tepër Snapchat, WhatsApp, Twitter dhe Intsagram duke qenë se në këto rrjete ka më pak të ngjarë që prindërit të monitorojnë aktivitetin e tyre apo t’i pyesin se në çfarë ore do të kthehen në shtëpi.
Daniel Miller, profesor në Universitetin College London dhe antropolog kryesor në grupin kërkimor, është shprehur: “Facebook nuk përbën më një ndër zgjedhjet e tyre. Në parim ky rrjet nuk ekziston më për ta.”
Sipas profesorit Miller, një kërkesë miqësie nga një prind është ekuivalente me shfaqjen e mamit ose të babit në mes të një feste në shtëpi.
“Momenti më kritik që ndikon në vendimin e një adoleshenti për t’u larguar nga Facebook-u është ajo dita e frikshme kur mami dërgon një kërkesë miqësie. Tashmë nuk është diçka e re fakti që të rinjtë kujdesen për stilin dhe statusin duke marrë në konsideratë listën e miqve dhe mesa duket Facebook nuk është më aq interesant.” – shkruan Miller.
Sipas studimit, të rinjve nuk iu intereson që shërbimet rivale janë më pak të sigurta dhe shpesh më pak funksionale sesa Facebook. 

eMarketer: YouTube fiton nga reklamat 5.6 miliard $

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
youtubeTë ardhurat nga reklamat në YouTube, e cila është në pronësi të kompanisë Google, në vitin 2013 do të arrijnë vlerën prej 5.6 miliard dollarë, nga të cilat ky portal për shpërndarjen e videove do të mbajë për vete 1.96 miliard, ndërsa të tjerat do t’ua shpërndajë partnerëve, është bërë e ditur në një hulumtim të cilin e ka kryer eMarketer.
Në këtë mënyrë, të hyrat e video portalit në vitin përkatës do të jenë madje 65% më shumë krahasuar me vitin 2012, dhe do të kalojnë të ardhurat e Twitter, Amazon apo LinkedIn.
Në këtë hulumtim gjithashtu theksohet se të ardhurat nga reklamat në këtë vit do të arrijnë 5.1% të të gjitha të ardhurat e Google-s nga reklamat, derisa në vitin 2012 kjo përqindje ishte 3.6%.
Pjesën më të madhe të të ardhurave, YouTube e realizon në tregun e SHBA, 1.08 miliard dollarë, prej të cilave 850 milion dollarë nga reklamat në video formate, kështu që tani në tregun amerikan YouTube merr pjesë me 20.5%.
Në vitin 2013 dhe në të ardhmen YouTube llogaritë në më shumë se një miliardë vizitorë mujorë, të cilët video-përmbajtjet i shikojnë më gjatë se gjashtë miliardë orë, gjatë një muaji, që është 50% më shumë se në vitin 2012. 

Bop.fm kombinon linqe nga Spotify, Rdio, YouTube për lehtësi shpërndarjeje

by Admin  |  in Security at  12/30/2013
timthumb.php (400×304)Shpërndarja e një kënge duhet të jetë e thjeshtë. Nëse po dëgjoni një këngë në Spotify, atëhere duhet të jeni në gjendje ta shpërndani lehtësisht me miqtë, pa pasur nevojë që edhe këta të fundit të jenë përdorues të regjistruar në të.
Shërbimi që e bën të mundur këtë gjë është Bop.fm. Ai kombinon linqet nga shërbime të ndryshme, kështu që nëse ju shpërndani një këngë nga Spotify për shembull, miku juaj ka mundësi ta dëgjojë atë nga një shërbim të lirë si Deezer, Rdio, SoundCloud apo YouTube.
Për të aksesuar Spotify, Deezer apo Rdio, duhet të jeni i regjistruar në shërbim (Spotify nuk e suporton ende Shqipërinë).
Në Bop.fm duhet të regjistroheni përmes Facebook-ut për të krijuar apo shpërndarë playlist-a. Shërbimi nuk ofron një proçes regjistrimi të tijin, edhe pse krijuesit e aplikacionit do ta ndryshojnë shumë shpejt këtë gjë.
Disavantazh mund të jetë ndonjëherë cilësia, nëse kënga që po dëgjoni për shembull në Spotify nuk gjendet e njëjta në YouTube. Megjithatë, për ata që dëgjojnë muzikë në mënyrë të rastësishme, kjo nuk përbën problem.
Bop.fm është një nga mënyrat më të volitshme për të shpërndarë muzikë me njerëzit, edhe pse numri i shërbimeve që suportohen për momentin është i kufizuar. Si dhe, detyrimi për t’u kyçur me Facebook mund të përbëjë problem për një pjesë të njerëzve që nuk e përdorin rrjetin social. 

Studim: Laptopët Chromebook po përhapen fuqishëm në treg

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
timthumb.php (400×304)Mesa duket Microsoft-i kishte të drejtë që shqetësohej për projektin Google Chromebook. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga kompania kërkimore NPD, rezulton se gjatë vitit 2013 laptopët me sistem operativ Google Chrome OS mundën të zotëronin rreth 21% të shitjeve totale të laptopëve dhe pothuajse 10% të shitjeve totale të kompjuterëve ndaj bizneseve.
Kjo është me të vërtet një rritje e suksesshme duke marrë parasysh se vitin e kaluar Chromebook-ët nuk përbënin pothuajse as 1% të këtyre shitjeve. Duke qenë se Apple nuk ka shumë peshë në shitjet e kanaleve të biznesit (1.8% të shitjeve) mund të themi se Chromebook-ët janë përhapur në kurriz të laptopëve me sistem Windows.
Në qoftë se këto shifra nuk mjaftojnë për të provuar popullaritetin në rritje të laptopëve Chromebook, atëherë po përmendim se sipas Amazon, Samsung Chromebook, Asus Transformer Book dhe Acer Chromebook kanë qenë laptopët më të shitur gjatë sezonit të festave.
Vlerat e mësipërme kanë tejkaluar parashikimin e bërë në fillim të muajit që tregonte se në vitin 2014 Chromebook-ët do të përbëjnë 5% të shitjeve totale të laptopëve. Sigurisht ky lajm nuk është aspak i këndshëm për shitjet e kompjuterëve personalë me sistem Windows.
Stephen Baker, analist në NPD, është shprehur: “Shitjet e reduktuara të kompjuterëve Windows lejuan markat e tjera të fokusuar në sistemet operative alternative si Apple apo Samsung të kapnin një pjesë të konsiderueshme të tregut që tradicionalisht është dominuar nga pajisjet Windows.”
Prodhuesit tradicionalë të kompjuterëve janë duke reaguar ndaj kësaj tendence duke hedhur në treg modele të reja Chromebook-ësh. Për shembull, Dell do të ofrojë në janar Chromebook-un e parë për tregun arsimor, segment ku Chromebook-ët kanë provuar të jenë vërtet të suksesshëm.
Prodhuesi më i fuqishëm në botë i kompjuterëve HP ka vendosur të përqëndrohet më tepër në sistemet operative Chrome OS dhe Android të Google. Aktualisht HP ka ofruar në treg Chromebook 14 dhe Chromebook 11. Ndërkohë, tabletët me sistem Android kanë pësuar një rritje prej 160% duke qenë se janë mbështetur nga ofruesit më të mëdhenj në treg.
Sipas NPD rezulton se Chromebook-ët dhe tabletët Android kanë pasur impaktin më të fuqishëm në rritjen e shitjeve të këtij viti.
Nga muaji janar dhe deri në muajin nëntor, dërgesat kanë arritur deri në 1.76 milion njësi, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ka qenë 400 000 njësi. NPD ka deklaruar gjithashtu se ka pasur edhe një lajm pozitiv për Windows-in pasi shitjet e tabletëve me këtë sistem pothuajse janë trefishuar. 

Google dhe Audi po përgatisin sistemin argëtues brenda makinave

by Admin  |  in Security at  12/30/2013
Pas lajmërimit të Apple se ishte duke punuar me Honda, Mercedes, Nissan, Chevrolet dhe prodhues të tjerë të makinave për të futur sistemin iOS në automjetet e tyre, një raport i ri thotë që Google ka plane të ngjashme për Android.
Burimet kanë treguar për The Wall Street Journal që Google dhe Audio kanë planifikuar që të lajmërojnë në CES muajin e ardhshëm që janë duke punuar në një sistem argëtimi brenda veturës të bazuar në Android. Si pjesë e asaj pune përfshihen edhe kompanitë e tjera të veturave dhe të teknologjisë, duke përfshirë NVIDIA-n.
Hollësitë rreth planeve të Google dhe Audi-it ende janë të pakta për momentin, por thuhet që kompanitë duan që edhe shoferët edhe udhëtarët e një veture të kenë qasje në muzikë, navigacion, aplikacione dhe shërbime të tjera sikur ato që janë për momentin në dispozicion në telefonët me Android.
Edhe sistemi operativ, edhe aplikacionet e tij kanë më tepër mundësi të veprojnë në harduerin që është drejtpërdrejt i lidhur me makinat.
Derisa ende duhet të presim që të shohim integrimin e iOS-it të Apple, mund të ketë kuptim që si Apple, ashtu edhe Google do të synon automobilët si hapësirë të ardhshme madhore në të cilën mund t’i zgjerojnë sistemet e tyre operative mobile.
Konsumatorët përdorin shumë aplikacione dhe shërbime të njëjta në veturat dhe telefonët e tyre, duke përfshirë ato për argëtim dhe navigacion, kështu që Apple dhe Google mund të shfrytëzonin platformat e mëdha të aplikacioneve të cilat i kanë për momentin për t’u siguruar që kanë platforma të fuqishme për argëtim brenda veturave. 

FNN News: Samsung ka shitur mbi 40 milionë tabletë këtë vit

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
Sipas FNN News në Korenë Jugore, reklamat e fundit dhe shitjet e Galaxy Tab 10.1 (edicioni 2014) e ndihmuan kompaninë Samsung që të arrijë mbi 40 milionë tabletë të shitur gjatë vitit 2013.
Faqja e lajmeve thotë që Samsung shiti 9.1 milionë tabletë në tremujorin e parë të vitit 2013, 8.4 milionë në tremujorin e dytë, 10.5 milionë në tremujorin e tretë dhe mbi 12 milionë këtë tremujor të vitit, që paraqet një rekord për kompaninë. Gjatë vitit 2012, Samsung kishte shitur rreth 16.6 milionë tabletë, ndërsa as 6 milionë gjatë vitit 2011.
Nëse janë të sakta, këto shifra e vendosin kompaninë Samsung në vendin e dytë me njësi të shitura, duke qëndruar kështu prapa tabletit iPad. Apple thotë që ka shitur 19.5 milionë tabletë në tremujorin e parë të vitit 2013, 14.6 milionë njësi në tremujorin e dytë dhe 14.1 milionë iPad gjatë tremujorit të tretë.
Nuk janë raportuar ende shitjet e arritura gjatë tremujorit të katërt, por vitin e kaluar, Apple shiti pothuajse 23 milionë iPad në tremujorin e katërt. 

Mbyllet Balkan Venture Forum, shpallen fituesit

by Admin  |  in Security at  12/30/2013
cropped-logo-BkVF-Tirana-medium1.jpg (640×361)Është mbyllur me sukses forumi më i madh i investimeve në Ballkan, i cili organizohej këtë vit në Tiranë duke shënuar edicionin e tij të katërt.
Kompani startup nga i gjithë rajoni prezantuan idetë e tyre duke kërkuar financime për vazhdimësinë dhe zgjerimin e projektit të ndërmarrë tashmë, ndërsa sipërmarrës të suksesshëm mbajtën fjalime mbresëlënëse gjatë të dy ditëve të aktivitetit.
Të premten, në ditën e dytë të eventit, u mbajtën tre seksione për prezantimin e ideve si dhe një panel diskutimi mes sipërmarrësve, ku u diskutua mbi mënyrat se si mund të matet suksesi në një kompani të re.
DSC03992Profesionistët këshilluan gjithë të rinjtë që sapo kishin hapur kompaninë e tyre të investojnë me zgjuarsi, duke ditur se sa kanë investuar dhe sa presin të marrin në këmbim.
Ata i sugjeruan atyre të punësojnë analistët e duhur për t’i ndihmuar në leximin dhe interpretimin e statistikave. Së fundmi, i nxitën ata të vendosin vetë treguesit brenda biznesit të tyre dhe jo të adaptojnë verbërisht mënyra të ndryshme të analizimit të ecurisë në treg.
Pjesa e mbetur e eventit i takoi prezantimeve, të cilat patën po ashtu një fushë të gjerë shtrirjesh tematike, por duke mbetur gjithmonë në kontekstin e ICT-së.
DSC03982Ato varionin nga sistemet e shërbimeve operative, automatizimin e biznesit, zhvillimin e softuerëve, krijimin e algoritmeve të të dhënave masive, shërbimeve inteligjente të transportit, krijimin e softuerëve për parashikimin e rrjedhjes së të ardhurave etj.
Në fund të ditës së dytë të Forumit, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike e Republikës së Shqipërisë, Milena Harito, mbajti një fjalim përmbyllës ku vuri në pah se dija është e vetmja mënyrë, edhe pse e vështirë, me të cilën mund të konkurrojë tashmë Shqipëria.
Ajo theksoi se zhvillimi i sektorit privat është një prej detyrave më të rëndësishme të qeverisë dhe inovacioni është pjesë integrale e këtij zhvillimi. Vendi ynë, tha ajo, ka të ardhura të ulta për kërkim dhe zhvillim inovacioni, prandaj është e rëndësishme që klima të ndryshojë dhe mbështetja nga qeveria të rritet.
DSC04007Ministrja përfundoi duke thënë se kompanitë startup janë një prej mënyrave më të mira për të ngritur ekonominë e vendit dhe për të hapur vende pune për të rinjtë.
Eventi u mbyll me ceremoninë e lajmërimit të fituesve, të cilët ishin shtatë të tillë. Ata do të kenë mundësi të prezantojnë idetë e tyre në muajin dhjetor në Dyseldorf të Gjermanisë, së bashku me shumë kompani të tjera startup nga bota.
Lista e fituesve të edicionit të katërt të Balkan Venture Forum ishte si më poshtë:
123.al – lider në shpërndarjen e ofertave ditore nga fusha të ndryshme të tregut
iVote – ofrues i menaxhimit të zgjedhjeve vendore dhe lokale
Leevia – portal për financimin e projekteve të bamirësisë dhe organizatave jofitimprurëse
Energomechanic – kompani e fokusuar në pajisjet e energjisë së rinovueshme
TM Vista – sistem inteligjent i transportit
Epikinonia – menaxhimi i projekteve të ICT-së
SmartROFO – mjete për optimizimin e vlerës së inventarit dhe parashikimit të kërkesave të klientit 

Ja se si t’i testoni një palë kufje të reja në mënyrën më të mirë

by Admin  |  in Mesime | Tutorial at  12/30/2013
teesssKufjet janë ndër pajisjet elektronike më të dobishme që mund të blejmë, veçanërisht nëse kemi lexuar në internet që ka përshtypje të mira për to.
Megjithatë, në fund të fundit, ajo që ka rëndësi më tepër janë përvojat personale. Por si mund t’i provojmë një palë kufje të reja nëse kanë zë të mirë? Çfarë duhet të dëgjojmë fillimisht?
Sa herë që të hapni një palë kufje të reja, duhet të siguroheni që ia kanë vlejtur për shumën e parave që keni paguar. Për ta bërë këtë, krijoni më parë një playlist-ë me këngë të zhanreve të ndryshme.
Disa prej tyre mund të jenë muzikë elektronike, disa xhaz, disa hip hop, akustikë, klasike, rok, apo edhe këngë të vjetra të viteve 80-të.
Mjafton të jetë një set i plotë që të mbulojë sa më shumë këngë me tinguj të ndryshëm. Kështu keni mundësi të testoni më mirë zërin e tyre dhe nëse kufjet e përcjellin çdo lloj tingulli ashtu siç duhet. 

Çipi i ri nga Samsung mund të ofrojë 4GB memorie në smartfonin tuaj të ardhshëm

by Admin  |  in Info at  12/30/2013
samsung-lpddr4-ram.jpg (630×344)A menduat që 3GB RAM në Galaxy Note 3 ishin shumë? Samsung vetëm sa kishte filluar.
Kompania ka zbuluar çipin e parë DDR4, i cili mund të përdorë 4GB RAM në një pako të madhësisë së vogël, mobile.
Duke kaluar në një bandwidth më të lartë (3.1 Gbps), standardi DRR duhet të ofrojë përmirësim të shpejtësisë për 50 për qind në krahasim me çipat ekzistues të bazuar në DD3, edhe pse silici i ri përdor 40 për qind më pak bateri se sa paraardhësit e tij.
Samsung është vetëm duke premtuar prodhim të RAM-it të ri dikur gjatë vitit 2014, por është tashmë e qartë se kujt i është dedikuar kjo gjë.
Teknologjia do të shkojë në laptopë, smartfonë dhe tabletë me paraqitjet Ultra HD, ku memoria shtesë do të jetë kyçe për fuqizim të atyre piksellëve shtesë.

12/25/13

Kush e zbuloi kompjuterin me të vërtetë?

by Admin  |  in Info at  12/25/2013
Dhe pavarësisht kësaj që të gjithë emrat e përmendur mund të jenë të gabuar,  varësisht prej asaj se çfarë do të sjelli në skenë rezultatet e një ekipi hulumtues nga Britania dhe miliona dollarët e tyre të investuar në këtë gjë gjatë dekadës së ardhshme.
Pyetja e ekipit, e nisur nga New York Times: “A e ka zbuluar një matematicient ekscentrik me emrin Charles Babbage, kompjuterin e parë të programueshëm në vitin 1830, një qind vjet para se ideja e tij të jetë vënë në vepër në formën moderne nga Alan Turing?”
Charles Babbage? Ai është lindur në vitin 1791, dhe ka vdekur në vitin 1871?Kush ka tentuar të krijojë diçka të quajtur “Motori Diferencues” gjatë gjysmës së parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një lloj kalkulatori mekanik të dizajnuar për të llogaritur bashkësi të ndryshme të numrave? Disa thonë se ai, e jo Turing apo Zune, është baba i vërtetë i kompjuterit modern.
Unë kam punuar për një kompani që ka pasur emrin e tij në vitin 1994. Babbages, zinxhiri i qendrave tregtare që më vonë u bashkua me Software Etc. Dhe para se kompania amë të bankrotoj, ajo ishte marr nga Leonard Riggio prej Barnes & Noble’s, dhe më vonë iu bashkua rrjetit ekzistues të GameStop. Më kujtohet sesi dyqani jonë ka pasur një pllakat të agjentë në pjesën e përparme të saj ku shkruante Babbages dhe një përshkrim shpjegues që detajonte se kush ishte ai dhe pse një emër i tillë i çuditshëm përshtatej me një dyqan që në atë kohë, shiste kryesisht produkte me bazë në PC.

Babbage kurrë nuk ndërtoi “Motorin Diferencues” – një kalkulator mekanik me mijëra pjesë – për shkak të kostove të jashtëzakonshme dhe mosmarrëveshjeve politike, por novatori la si trashëgimi planet e tija për tu kompletuar, dhe në vitin 1991, Muzeu Shkencor në Londër në fakt e ndërtoi atë (pjesa e printimit u përfundua në vitin 2000). Dhe siç është pritur, kalkulatori punon.
Por Motori Diferencues mund të bënte vetëm kalkulime rutinë dhe nuk ishte në gjendje të kontrolloj rezultatet për të ndryshuar rrugën. Babbage si rezultat i kësaj kishte plane më të mëdha për të krijuar diçka të quajtur “Motor Analitik”, një makinë monstrume me madhësinë e një dhome dhe me CPU’n e vet, memorien dhe me aftësinë për tu programuar me kartelat shpuese, të cilën ai e imagjinoi për nuk e ndërtoi asnjëherë përtej një cope testuese, para se të vdes. Problemi: Aty ku planet e Motorit Diferencues ishin përfunduar, ato për Motorin Analitik ishin ende në përpunim e sipër.
Muzeu Shkencor në Londër, që planifikon të ndërtojë Motorin Analitik të Babbages , një shekull e gjysmë më vonë, është duke planifikuar të sjellë online edhe planet në lidhje me të gjatë vitit të ardhshëm ku edhe të tjerët mund të vendosin mendimet e tyre. Një prej pyetjeve kryesore që projekti dëshiron ta përgjigj është nëse Babbage do të kishte qenë në gjendje ta ndërtojë tërë Motorin.
Nëse përgjigja është po, “kjo do të mund të sfidojë besimin akademik se Alan Turing, jo Babbage, ka dizajnuar kompjuterin e parë për përdorim të përgjithshëm. Dhe gjersa pyetja në ditët e sotme është ende tërësisht akademike, ndërtimi i makinës, duke supozuar se është i mundshëm, do të vërtetojë disa gjëra fascinuese

12/5/13

“Internetit i Objekteve” po zhvillohet gjithnjë e më tepër

by ADM  |  in Security at  12/05/2013
Për ata që nuk janë ende të familjarizuar me termin “Interneti i Objekteve”, bëhet fjalë për lidhjen midis çdo pajisje të mundshme që përfshin në ndërtimin e vet sensorë: makina, kondicionerë, makineritë e përgatitjes së kafes, gomat, rrugët, raftet e supermarketeve, monitoruesit kardiakë etj…
internet_concept_orange-100042717-large.jpg (580×375)Si rezultat i shtimit të sasisë së të dhënave që do të gjenerohen në muajt e ardhshëm nga makinat ose “objektet”, pritet që të zhvillohen shumë oportunitete të reja.
Sipas Frost & Sullivan Asia Pacific, në vitin 2014 blerësit dhe shitësit në fushën e teknologjisë së informacionit do të fokusohen gjithnjë e më tepër në Internetin e Objekteve (Internet of Things ose shkurt IoT).
Një aktivitet i tillë do të rritet ndjeshëm edhe në vitet në vazhdim si rezultat i kombinimit të sensorëve ekonomikë, teknologjisë cloud, analitikëve të avancuar të të dhënave dhe mobilitetit.
Kërkesa për mjete që analizojnë të dhëna masive do të rritet gjithnjë e më shumë në ditët në vazhdim pasi ato përmirësojnë efiçencën dhe efektivitetin e instalimeve të pajisjeve të shumta. Analitikët e fuqishëm do të transformojnë mënyrën se si njerëzit bëjnë biznes dhe gjenerojnë të ardhura për organizatat.
“Interneti i Objekteve” do të krijojë oprtunitete të reja edhe për teknologjinë cloud duke qenë se aplikacionet që mundësojnë funksionalitetin e senosrëve dhe pajisjeve të tjera mobile do të ruhen dhe do të zhvillohen në cloud.
Zhvillimi i aplikacioneve mobilë
IoT do të ndikojë në zhvillimin e aplikacioneve mobilë në cloud të cilat do mund të funksionojnë në çdo pajisje ose sensor. Kjo do të thotë se në vitin 2014 tregu i shërbimeve profesionale që është i përqëndruar në zhvillimin dhe menaxhimin e aplikacioneve do të jetë shumë më i rëndësishëm.
Andrew Milroy, zv.President i Frost & Sullivan Pacific, është shprehur: “Ndërkohë që zhvillimi i aplikacioneve do të përmirësojë ndërveprimin, do të rritet nevoja për rrjete të shpejtësisë së lartë të cilët do të bëjnë të mundur përdorimin në rritje të këtyre aplikacioneve të sofistikuar. Në këndvështrimin e Internetit të Objekteve këto rrjete do të jenë të nevojshëm për të transmetuar në mënyrë efiçente volume masive të dhënash midis sensorëve dhe pajisjeve.”
Ekosistemi i IoT mnd të gjenerojë më tepër të ardhura në sektorët e transportit dhe logjistikës. IoT do të ndikojë gjithashtu në shëndetësi, prodhim, në lidhjen e makinave dhe krijimin e qyteteve të mençur. Bizneset që duan të bëhen pjeë e valës së Internetit të Objekteve duhet të shqyrtojnë besueshmërinë e rrjetit, shkallën e përqafimit të teknologjisë cloud dhe performancën. 

iChrome kthen faqen tuaj të tabit të ri në një pamje të ngjashme me të iGoogle

by ADM  |  in Security at  12/05/2013
Chrome: iGoogle është ndalur së punuari dhe janë disa alternativa mjaft të mira për të, por nëse dëshironi diçka që i përngjan pamjes së asaj faqeje të fillimit, atëherë iChrome është më i afërmi që mund të keni parë deri tani.
Natyrisht, ju duhet ta përdorni Google Chrome dhe nuk është me aq mundësi të ndryshimeve si iGoogle, por ka disa funksione mjaft të dobishme.
iChrome ju ofron shtatë opsione: kërkimin në Google, tabet më të vizituar, aplikacionet në Chrome, përditësimi i trafikut, përditësimi i motit, kërkimi në Wolfram Alpha dhe lajme.
Secila nga opsionet mund të rregullohet dhe ju po ashtu mund të ndryshoni prapavijë dhe logon kryesore të Google në iChrome. Në fakt, brendi dhe funksioni i Google mund të largohet tërësisht dhe mund ta rregulloni makinën tuaj të parapëlqyer të kërkimit si kërkuesin e nënkuptuar.
E vetmja gjë e cila mund të quhet bezdisëse rreth iChrome është që kërkon pak rregullime. Ju duhet që manualisht të merrni lidhjen e këtij mjeti në ikonën e shtëpisë suaj dhe manualisht të rregulloni faqen e nënkuptuar fillestare në opsionet Chrome. Është një gjë që bëhet një herë në fillim dhe mund të mos përfillet fare. 

Vetëm 1 muaj pas daljes, Android 4.4 KitKat është i instaluar në 1.1 % të pajisjeve

by ADM  |  in Info at  12/05/2013
Ka kaluar një muaj që kur Google zyrtarisht bëri paraqitjen e KitKat-it dhe kontrollimi i parë për përdorimin e versionit më të ri të sistemit Android tregon që ai është instaluar në 1.1 për qind të numrit të përgjithshëm të smartfonëve dhe tabletëve me Android.
Shifrat vijnë nga paneli më i fundit i Google për Android që vlerësoi numrin e instalimeve të llojeve të ndryshme të Android-it në të gjitha pajisjet që vizituan dyqanin Google Play gjatë javës së kaluar.
KitKat ka filluar të lëshohet tek disa pajisje, duke përfshirë Moto X, versionet Google Play të Samsung Galaxy S4 dhe HTC One dhe ky përdorim posedon 1.1 për qind të të gjitha pajisjeve që e përdorin sistemin Android. Kjo shifër është me siguri në rritje e sipër teksa Samsung, HTC, Motorola dhe Sony lëshojnë KitKat-in përgjatë pajisjeve të tyre gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.
Shifrat e kaluara të Google nga nëntori treguan që Jelly Bean (Android 4.1-4.3) posedonte 50 për qind të të gjitha pajisjeve me Android dhe paraardhësi i KitKat-it tani është rritur në 54.5 për qind.
Sa i përket versioneve të tjera, 18.6 për qind e pajisjeve përdornin Ice Cream Sandwich, që ka pësuar rënie nga 19.8 për qind sa ishte gjatë nëntorit, ndërsa Gingerbread (Android 2.3), që ende mbetet mjaft i përdorur edhe pse është dy vite në treg, ka rënë nga 26.3 për qind në 24.1 për qind.
Google ndryshoi mënyrën se si e bën matjen e instalimeve të Android-it në muajin prill, duke ndryshuar kriterin nga të gjitha pajisjet që rrallë përdorin shërbimet e Google, me ato që qasen posaçërisht në dyqanin e aplikacioneve Google Play.

Facebook do të zëvendësojë opsionin “Hide All” me “Unfollow”

by ADM  |  in Security at  12/05/2013
Rrjeti social Facebook do të shtojë së shpejti një buton që lejon përdoruesit të “mos ndjekin” (Unfollow) më publikimet e miqve të caktuar.
Në fakt, ky opsion ka të njëjtin funksionalitet si butoni “Hide All” që shërben si mënyrë për të ndaluar shfaqjen e publikimeve të miqve të caktuar, postimet e të cilëve nuk janë aspak interesante për ju. Në këtë mënyrë, shmanget ofendimi i shokut në Facebook që do të lindte si rezultat i eliminimit të tij nga lista e miqve.
Po të vëmë re, në të vërtetë Facebook-u thjesht po ndryshon emrin e këtij opsioni. Falë shërbimeve të tilla si Twitter apo Instagram, përdoruesit janë më të familjarizuar me konceptet “Follow” dhe “Unfollow” prandaj Facebook-u po përpiqet t’i përdorë më tepër në rrjetin e vet social.
Së shpejti, në profilet e individëve dhe kompanive, në krah të butonit “Pëlqej” do të shfaqet edhe butoni që tregon nëse përdoruesi po e “ndjek” ose jo atë person.
Mekanizmi i “ndjekjes” që lejon përdoruesit të shohin postimet publike të një personi edhe në qoftë se nuk e kanë mik, do të vazhdojë të funksionojë po njëlloj, vetëm se ky përditësim i kompanisë do të inkurajojë përdoruesit të përfitojnë më tepër nga opsioni për të filtruar përditësimet që shfaqen në faqen kryesore (News Feed).
Një përfaqësues i Facebook-ut është shprehur: “Ky ndryshim ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të kurojnë faqen kryesore dhe të shohin vetëm ato publikime për të cilat kanë interes.”

Microsoft: “Threshold”, përditësimi që do të sjellë më afër sistemet e ndryshme operative të kompanisë

by ADM  |  in Info at  12/05/2013
timthumb.php (400×304)Sipas një lajmi të publikuar në uebfaqen teknologjike ZDNet, Microsoft-i ka në plan të lançojë një seri përditësimesh për sistemin operativ Windows, Windows Phone dhe Xbox One në pranverë të vitit 2015.
Këto përditësime të ashtuquajtura “Threshold” kanë për qëllim të sjellin më afër platformat e ndryshme softuerike të kompanisë dhe do të bëjnë të mundur që Microsoft-i të suportojë të njëjtat “aktivitete me vlerë të lartë” në të gjitha pajisjet Windows.
Shefi ekzekutiv i Microsoft-it Steve ballmer, e ka përmendur këtë lëvizje në letrën përfundimtare të drejtuar ndaj aksionerëve të kompanisë. Ai ka shkruar: “Microsoft-i do të mundësojë këto tipe aktivitetesh me vlerë të lartë ndaj një grupi pajisjesh (përfshirë këtu të Microsoft-it dhe të partnerëve) si dhe ndaj shërbimeve tona.” Ballmer ka zbuluar gjithashtu planin e “Microsoft-it të bashkuar” gjatë njoftimit mbi riorganizimin e plotë të kompanisë.
Klientët e produkteve Microsoft do të duhet të presin një periudhë kohore të konsiderueshme derisa të përfundojë së zhvilluari vala e përditësimeve “Threshold” dhe deri atëherë do të vazhdojnë të sigurojnë përditësimet e zakonshme për këto produkteve.
Aktualisht kompania është duke punuar për përditësimin madhor të sistemit mobil Windows Phone që njihet me emrin e koduar Blue që ka për qëllim përmirësimin e integrimit dhe suportit midis shërbimeve që ofron Microsoft-i. Ndërkohë, përditësimi i parë madhor për sistemin Windows 8.1 pritet të lançohet në gjysmën e dytë të vitit 2014.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.