Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/5/13

Facebook do të zëvendësojë opsionin “Hide All” me “Unfollow”

by ADM  |  in Security at  12/05/2013

Rrjeti social Facebook do të shtojë së shpejti një buton që lejon përdoruesit të “mos ndjekin” (Unfollow) më publikimet e miqve të caktuar.
Në fakt, ky opsion ka të njëjtin funksionalitet si butoni “Hide All” që shërben si mënyrë për të ndaluar shfaqjen e publikimeve të miqve të caktuar, postimet e të cilëve nuk janë aspak interesante për ju. Në këtë mënyrë, shmanget ofendimi i shokut në Facebook që do të lindte si rezultat i eliminimit të tij nga lista e miqve.
Po të vëmë re, në të vërtetë Facebook-u thjesht po ndryshon emrin e këtij opsioni. Falë shërbimeve të tilla si Twitter apo Instagram, përdoruesit janë më të familjarizuar me konceptet “Follow” dhe “Unfollow” prandaj Facebook-u po përpiqet t’i përdorë më tepër në rrjetin e vet social.
Së shpejti, në profilet e individëve dhe kompanive, në krah të butonit “Pëlqej” do të shfaqet edhe butoni që tregon nëse përdoruesi po e “ndjek” ose jo atë person.
Mekanizmi i “ndjekjes” që lejon përdoruesit të shohin postimet publike të një personi edhe në qoftë se nuk e kanë mik, do të vazhdojë të funksionojë po njëlloj, vetëm se ky përditësim i kompanisë do të inkurajojë përdoruesit të përfitojnë më tepër nga opsioni për të filtruar përditësimet që shfaqen në faqen kryesore (News Feed).
Një përfaqësues i Facebook-ut është shprehur: “Ky ndryshim ka për qëllim të ndihmojë njerëzit të kurojnë faqen kryesore dhe të shohin vetëm ato publikime për të cilat kanë interes.”

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.