Këto përditësime të ashtuquajtura “Threshold” kanë për qëllim të sjellin më afër platformat e ndryshme softuerike të kompanisë dhe do të bëjnë të mundur që Microsoft-i të suportojë të njëjtat “aktivitete me vlerë të lartë” në të gjitha pajisjet Windows.
Shefi ekzekutiv i Microsoft-it Steve ballmer, e ka përmendur këtë lëvizje në letrën përfundimtare të drejtuar ndaj aksionerëve të kompanisë. Ai ka shkruar: “Microsoft-i do të mundësojë këto tipe aktivitetesh me vlerë të lartë ndaj një grupi pajisjesh (përfshirë këtu të Microsoft-it dhe të partnerëve) si dhe ndaj shërbimeve tona.” Ballmer ka zbuluar gjithashtu planin e “Microsoft-it të bashkuar” gjatë njoftimit mbi riorganizimin e plotë të kompanisë.
Klientët e produkteve Microsoft do të duhet të presin një periudhë kohore të konsiderueshme derisa të përfundojë së zhvilluari vala e përditësimeve “Threshold” dhe deri atëherë do të vazhdojnë të sigurojnë përditësimet e zakonshme për këto produkteve.
Aktualisht kompania është duke punuar për përditësimin madhor të sistemit mobil Windows Phone që njihet me emrin e koduar Blue që ka për qëllim përmirësimin e integrimit dhe suportit midis shërbimeve që ofron Microsoft-i. Ndërkohë, përditësimi i parë madhor për sistemin Windows 8.1 pritet të lançohet në gjysmën e dytë të vitit 2014.

0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.