Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/30/13

Google dhe Audi po përgatisin sistemin argëtues brenda makinave

by Admin  |  in Security at  12/30/2013

Pas lajmërimit të Apple se ishte duke punuar me Honda, Mercedes, Nissan, Chevrolet dhe prodhues të tjerë të makinave për të futur sistemin iOS në automjetet e tyre, një raport i ri thotë që Google ka plane të ngjashme për Android.
Burimet kanë treguar për The Wall Street Journal që Google dhe Audio kanë planifikuar që të lajmërojnë në CES muajin e ardhshëm që janë duke punuar në një sistem argëtimi brenda veturës të bazuar në Android. Si pjesë e asaj pune përfshihen edhe kompanitë e tjera të veturave dhe të teknologjisë, duke përfshirë NVIDIA-n.
Hollësitë rreth planeve të Google dhe Audi-it ende janë të pakta për momentin, por thuhet që kompanitë duan që edhe shoferët edhe udhëtarët e një veture të kenë qasje në muzikë, navigacion, aplikacione dhe shërbime të tjera sikur ato që janë për momentin në dispozicion në telefonët me Android.
Edhe sistemi operativ, edhe aplikacionet e tij kanë më tepër mundësi të veprojnë në harduerin që është drejtpërdrejt i lidhur me makinat.
Derisa ende duhet të presim që të shohim integrimin e iOS-it të Apple, mund të ketë kuptim që si Apple, ashtu edhe Google do të synon automobilët si hapësirë të ardhshme madhore në të cilën mund t’i zgjerojnë sistemet e tyre operative mobile.
Konsumatorët përdorin shumë aplikacione dhe shërbime të njëjta në veturat dhe telefonët e tyre, duke përfshirë ato për argëtim dhe navigacion, kështu që Apple dhe Google mund të shfrytëzonin platformat e mëdha të aplikacioneve të cilat i kanë për momentin për t’u siguruar që kanë platforma të fuqishme për argëtim brenda veturave. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.