Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/30/13

Studim: Laptopët Chromebook po përhapen fuqishëm në treg

by Admin  |  in Info at  12/30/2013

timthumb.php (400×304)Mesa duket Microsoft-i kishte të drejtë që shqetësohej për projektin Google Chromebook. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga kompania kërkimore NPD, rezulton se gjatë vitit 2013 laptopët me sistem operativ Google Chrome OS mundën të zotëronin rreth 21% të shitjeve totale të laptopëve dhe pothuajse 10% të shitjeve totale të kompjuterëve ndaj bizneseve.
Kjo është me të vërtet një rritje e suksesshme duke marrë parasysh se vitin e kaluar Chromebook-ët nuk përbënin pothuajse as 1% të këtyre shitjeve. Duke qenë se Apple nuk ka shumë peshë në shitjet e kanaleve të biznesit (1.8% të shitjeve) mund të themi se Chromebook-ët janë përhapur në kurriz të laptopëve me sistem Windows.
Në qoftë se këto shifra nuk mjaftojnë për të provuar popullaritetin në rritje të laptopëve Chromebook, atëherë po përmendim se sipas Amazon, Samsung Chromebook, Asus Transformer Book dhe Acer Chromebook kanë qenë laptopët më të shitur gjatë sezonit të festave.
Vlerat e mësipërme kanë tejkaluar parashikimin e bërë në fillim të muajit që tregonte se në vitin 2014 Chromebook-ët do të përbëjnë 5% të shitjeve totale të laptopëve. Sigurisht ky lajm nuk është aspak i këndshëm për shitjet e kompjuterëve personalë me sistem Windows.
Stephen Baker, analist në NPD, është shprehur: “Shitjet e reduktuara të kompjuterëve Windows lejuan markat e tjera të fokusuar në sistemet operative alternative si Apple apo Samsung të kapnin një pjesë të konsiderueshme të tregut që tradicionalisht është dominuar nga pajisjet Windows.”
Prodhuesit tradicionalë të kompjuterëve janë duke reaguar ndaj kësaj tendence duke hedhur në treg modele të reja Chromebook-ësh. Për shembull, Dell do të ofrojë në janar Chromebook-un e parë për tregun arsimor, segment ku Chromebook-ët kanë provuar të jenë vërtet të suksesshëm.
Prodhuesi më i fuqishëm në botë i kompjuterëve HP ka vendosur të përqëndrohet më tepër në sistemet operative Chrome OS dhe Android të Google. Aktualisht HP ka ofruar në treg Chromebook 14 dhe Chromebook 11. Ndërkohë, tabletët me sistem Android kanë pësuar një rritje prej 160% duke qenë se janë mbështetur nga ofruesit më të mëdhenj në treg.
Sipas NPD rezulton se Chromebook-ët dhe tabletët Android kanë pasur impaktin më të fuqishëm në rritjen e shitjeve të këtij viti.
Nga muaji janar dhe deri në muajin nëntor, dërgesat kanë arritur deri në 1.76 milion njësi, ndërsa vitin e kaluar numri i tyre ka qenë 400 000 njësi. NPD ka deklaruar gjithashtu se ka pasur edhe një lajm pozitiv për Windows-in pasi shitjet e tabletëve me këtë sistem pothuajse janë trefishuar. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.