Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/5/13

Vetëm 1 muaj pas daljes, Android 4.4 KitKat është i instaluar në 1.1 % të pajisjeve

by ADM  |  in Info at  12/05/2013

Ka kaluar një muaj që kur Google zyrtarisht bëri paraqitjen e KitKat-it dhe kontrollimi i parë për përdorimin e versionit më të ri të sistemit Android tregon që ai është instaluar në 1.1 për qind të numrit të përgjithshëm të smartfonëve dhe tabletëve me Android.
Shifrat vijnë nga paneli më i fundit i Google për Android që vlerësoi numrin e instalimeve të llojeve të ndryshme të Android-it në të gjitha pajisjet që vizituan dyqanin Google Play gjatë javës së kaluar.
KitKat ka filluar të lëshohet tek disa pajisje, duke përfshirë Moto X, versionet Google Play të Samsung Galaxy S4 dhe HTC One dhe ky përdorim posedon 1.1 për qind të të gjitha pajisjeve që e përdorin sistemin Android. Kjo shifër është me siguri në rritje e sipër teksa Samsung, HTC, Motorola dhe Sony lëshojnë KitKat-in përgjatë pajisjeve të tyre gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm.
Shifrat e kaluara të Google nga nëntori treguan që Jelly Bean (Android 4.1-4.3) posedonte 50 për qind të të gjitha pajisjeve me Android dhe paraardhësi i KitKat-it tani është rritur në 54.5 për qind.
Sa i përket versioneve të tjera, 18.6 për qind e pajisjeve përdornin Ice Cream Sandwich, që ka pësuar rënie nga 19.8 për qind sa ishte gjatë nëntorit, ndërsa Gingerbread (Android 2.3), që ende mbetet mjaft i përdorur edhe pse është dy vite në treg, ka rënë nga 26.3 për qind në 24.1 për qind.
Google ndryshoi mënyrën se si e bën matjen e instalimeve të Android-it në muajin prill, duke ndryshuar kriterin nga të gjitha pajisjet që rrallë përdorin shërbimet e Google, me ato që qasen posaçërisht në dyqanin e aplikacioneve Google Play.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.