Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Sony nxjerr ne treg versionin e ri te Blu-ray

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Tokio (Japoni): Perplasja midis dy formateve te qartesise se larte (high definition HD) behet akoma me e ndezur. Pas kalimit te Paramount nen formatin e HD-DVD te Toshibes, Sony pergjigjet duke nxjerr ne tregun japonez nje seri te re shkruesish (burning) Blu-ray, i pajtueshem me disqet BD-R/RE me shtres te dyfishte (dual layer). Keto paisje ofrojne nje mundesi memorizimi prej 50 Gb, qe te lejon te regjistrosh deri ne 16 ore filma te qartesise se larte (high definition HD).
Ky model i serise se re, do te kete ne perberjen e tij nje memorie (HD) prej 500 Gb dhe do te shitet perafersisht me nje cmim prej 1.200 Euro-sh. Kjo seri e re shkruesish (burning) do vij edhe ne tregun Europian, por jo me pare se 2008.

Super-kompjuteri me i fuqishem ne bote

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Eshte parashikuar viti 2012 per debutimi i tij, por karakteristikat teknike te ketij super-kompjuteri bëjnë që ekspertet e informatikes ne te gjithë boten te enderrojne. Shoqeria japoneze “Riken” po punon për ate që do te jetë pa pik dyshimi , kompjuteri me i shpejt dhe me i fuqishem i historise. Emri i tij nuk eshte bere ende i ditur, por nga sa është deklaruar deri tani, do te jetë ne gjendje te llogaris 10 Petaflop ne sekonde, që do te thote 10 milion trilion llogaritje ne sekondë (10.000.000.000.000.000.000.000.000 llogaritje ne një sekonde).
Ky super-kompjuter do te jetë i fuqishem 73 herë me i shpejt se “Blue Gene/L” , super-kompjuteri i IBM që sot udheheq klasifikimin e 500 super-kompjuterave me te fuqishem dhe me te shpejtet ne bote. Sipas zerave, rekord, nuk do te jene vetëm karakteristikat për te ndertuar këtë super-kompjuter, kesaj shoqerie do ti duhet te shpenzojne

Celular druri me funksione te fshehura

by Anonymous  |  in Cel | Info at  5/19/2012

Druri si material për përpunimin e celularëve është raritet. Si prodhues i vetëm të cilit i bie ndërmend të paraqes në mënyrë standarde këto pajisje në shtëpiza të tilla është ai i celularëve luksoz, Gresso, e tani edhe dy dizajnerë tjerë kanë vendosur të paraqesin versionin e tyre të celularit të drurit. Dizajnerët Hyun Jin Yoon dhe Eun Hak Lee për zgjidhjet e tyre inovative tanimë kanë marrë disa çmime në garën prestigjioze IDEA (International Design Excellence Awards), e tani ata kanë vendosur ta fusin atë në botën e telekomunikacioneve.
Ata kanë paraqitur celularin, shtëpiza e të cilit është e përpunuar tërësisht nga druri i panjës. Dimensionet e pajisjes janë 4.5 x 10.4 x 9.8 centimetra, dhe ai bie në kategorinë e celularëve rrëshqitës, derisa tastet e funksioneve janë të fshehura dhe aktivizohen me prekjen në shtëpizë. Deri tek ekrani i tij LCD arrihet me hapjen e mekanizmit rrëshqitës.

Se shpejti USB 3.0 me shpejtesi 600 MB/s

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Për gëzimin e shumëkujt, Intel ka publikuar specifikat e të paralajmëruarit që shumë kohë USB 3.0 i njohur nën emrin Extensible Host Controller Interface (xHCI).Specifikat e publikuara nga ana e kompanisë Intel do tu mundësojnë prodhuesve të ndryshëm të harduerëve, fillimisht AMD-së dhe NVIDIA-s, zhvillimin e harduerëve të ri të cilët do të bashkëpunojnë në mënyrë të suksesshme me standardin e ri USB 3.0.
Intel ka ndërmarrë këtë hap në mënyrë që sa më shpejt të fillojë zbatimin e USB 3.0 i cili ende quhet SuperSpeed USB.
Në fakt, shpejtësitë e reja të USB-ve 3.0 do të duhej të ishin diku rreth 4.8 Gb/s në modelet me tela që është rreth 600 MB/s, derisa më vonë lidhja do të realizohet me anë të lidhjes optike.

Edhe Google ne shenje te Lojerave Olimpike

by Anonymous  |  at  5/19/2012

Për dallim nga kompanitë tjera botërore, të cilat është dashur të paguajnë ‘majmë’ për përdorimin e simboleve olimpike, Google këtë e bën pa pagesë, derisa organizatorët e Lojërave Olimpike në Pekin, madje thonë se janë krenar që makina më e madhe e kërkimit të internetit në botë ua kë bërë këtë nder, njoftojnë agjencitë.
Në faqen kryesore të Google një dele dje ka vozitur biçikletën rrotat e së cilës e kanë përbërë dy shkronjat O të Googlet, derisa sot miu i vogël tenton të ngritë pesha me këto dy shkronja.
Shfrytëzimi i simboleve olimpike, përndryshe, zyrtarisht, është i rezervuar vetëm për sponsorët e Lojërave, të cilët paguajnë miliona dollarë për të drejtën ekskluzive për t’i përdorur ato, ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Tastiere dhe mouse superiore nga Logitech

by Anonymous  |  in Security at  5/19/2012

Nëse e keni ndërmend të ndërroni tastierën dhe mausin e vjetër, Logitech sërish ofron mundësinë që këtë ta bëni më një veprim – me kombinimin e tastierës ergonomike dhe miut Cordless Desktop Wave Pro.Me blerjen e këtij kombinimi do të merrni majën e ofertës së Logitech: miun laserik MX1100 dhe tastierën ergonomike në formë të valëve të quajtur Wave, për të cilën në Logitech pohojnë që është më e shëndetshme sesa tastierat ‘standarde’ dhe ofron komoditet më të madh të shkrimit.
Sa i përket miut, MX1100 ka disa karakteristika interesante. Në të gjendet qasja USB e cila mundëson mbushjen e plotë të miut gjatë kohës së punës, prandaj nuk keni nevojë të ndërprisni punën që ta mbushni sërish. Lidhjen USB mund ta kyçni edhe në adapterin AC, i cili vjen si shtojcë, si dhe ta mbushni miun duke e futur në prizën e murit. Gjithashtu, MX1100 përfshin edhe tetë taste programuese, si dhe Logitech MicroGear™ Precision scroll me dy forma të rrëshqitjes – ultra të shpejtë dhe preciz. Forma ultra e shpejtë mundëson që me një veprim të gishtit të fluturoni nëpër dokumente të gjata apo faqe të internetit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.