Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Tastiere dhe mouse superiore nga Logitech

by Anonymous  |  in Security at  5/19/2012


Nëse e keni ndërmend të ndërroni tastierën dhe mausin e vjetër, Logitech sërish ofron mundësinë që këtë ta bëni më një veprim – me kombinimin e tastierës ergonomike dhe miut Cordless Desktop Wave Pro.Me blerjen e këtij kombinimi do të merrni majën e ofertës së Logitech: miun laserik MX1100 dhe tastierën ergonomike në formë të valëve të quajtur Wave, për të cilën në Logitech pohojnë që është më e shëndetshme sesa tastierat ‘standarde’ dhe ofron komoditet më të madh të shkrimit.
Sa i përket miut, MX1100 ka disa karakteristika interesante. Në të gjendet qasja USB e cila mundëson mbushjen e plotë të miut gjatë kohës së punës, prandaj nuk keni nevojë të ndërprisni punën që ta mbushni sërish. Lidhjen USB mund ta kyçni edhe në adapterin AC, i cili vjen si shtojcë, si dhe ta mbushni miun duke e futur në prizën e murit. Gjithashtu, MX1100 përfshin edhe tetë taste programuese, si dhe Logitech MicroGear™ Precision scroll me dy forma të rrëshqitjes – ultra të shpejtë dhe preciz. Forma ultra e shpejtë mundëson që me një veprim të gishtit të fluturoni nëpër dokumente të gjata apo faqe të internetit.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.