Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Celular druri me funksione te fshehura

by Anonymous  |  in Cel | Info at  5/19/2012


Druri si material për përpunimin e celularëve është raritet. Si prodhues i vetëm të cilit i bie ndërmend të paraqes në mënyrë standarde këto pajisje në shtëpiza të tilla është ai i celularëve luksoz, Gresso, e tani edhe dy dizajnerë tjerë kanë vendosur të paraqesin versionin e tyre të celularit të drurit. Dizajnerët Hyun Jin Yoon dhe Eun Hak Lee për zgjidhjet e tyre inovative tanimë kanë marrë disa çmime në garën prestigjioze IDEA (International Design Excellence Awards), e tani ata kanë vendosur ta fusin atë në botën e telekomunikacioneve.
Ata kanë paraqitur celularin, shtëpiza e të cilit është e përpunuar tërësisht nga druri i panjës. Dimensionet e pajisjes janë 4.5 x 10.4 x 9.8 centimetra, dhe ai bie në kategorinë e celularëve rrëshqitës, derisa tastet e funksioneve janë të fshehura dhe aktivizohen me prekjen në shtëpizë. Deri tek ekrani i tij LCD arrihet me hapjen e mekanizmit rrëshqitës.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.