Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Edhe Google ne shenje te Lojerave Olimpike

by Anonymous  |  at  5/19/2012


Për dallim nga kompanitë tjera botërore, të cilat është dashur të paguajnë ‘majmë’ për përdorimin e simboleve olimpike, Google këtë e bën pa pagesë, derisa organizatorët e Lojërave Olimpike në Pekin, madje thonë se janë krenar që makina më e madhe e kërkimit të internetit në botë ua kë bërë këtë nder, njoftojnë agjencitë.
Në faqen kryesore të Google një dele dje ka vozitur biçikletën rrotat e së cilës e kanë përbërë dy shkronjat O të Googlet, derisa sot miu i vogël tenton të ngritë pesha me këto dy shkronja.
Shfrytëzimi i simboleve olimpike, përndryshe, zyrtarisht, është i rezervuar vetëm për sponsorët e Lojërave, të cilët paguajnë miliona dollarë për të drejtën ekskluzive për t’i përdorur ato, ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve DPA.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.