Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/19/12

Disa kuriozitete per internetin

by Anonymous  |  at  5/19/2012


Shqipëria në vendin e 68-të
Shqipëria është renditur në vendin e 68-të në renditjen globale për përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, përgjatë vitit 2011 nga vendi i 95-të që ishte në vitin 2010. Në raportin më të fundit që vjen nga forumi “Ëorld Ekonomic Forum”, ku marrin pjesë 142 vende, Shqipëria është ngjitur me 19 vende. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në qeverinë shqiptare, Genc Pollo.
E ardhmja e internetit në 2020
742 ekspertë u intervistuan për një raport  mbi të ardhmen e
internetit. Më shumë se gjysma e tyre besojnë se interneti deri në 2020 do të tërheqë miliarda përdorues të tjerë. Por pjesa më e madhe shohin me mosbesim dy gjëra: 1-që deri në 2020 anglishtja do të jetë kthyer në gjuhën dominuese të rrjetit 2-që siguria e rrjetit mund të lihet tërësisht në varësi të makinerive. Kontrolli njerëzor është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm, të paktën për sa kohë kompjuteri nuk do të jetë i aftë të ndalë dikë t’i heqë spinën.
Shqipëria dhe ç’janë ISP-të
ISP është shkurtimi i termit Internet Service Provider që në shqip do të përkthehej si Pajisës me Shërbim Interneti. Pra ISP-të janë kompani të cilat ju japin mundesi për t’u lidhur me Internetin. Nëpërmjet këtyre kompanive dhe abonimit tuaj, ju mund të lidhni kompiuterat tuaj me Internetin në ambjente të ndryshme, familjare, pune, biznesi etj. Në Shqipëri ISP-ja më e madhe është Abissnet me qëndër në tiranë dhe me shtrirje në rrethet kryesore të vendit
Disa data dhe disa gjeni të internetit
You Tube
themeluar në vitin 2005 nga Chad Hurley, Steve Chen dhe Jaëed Karim, të tre jo më shumë se 20 vjeç.
Facebook
krijuar në vitin 2004 në Harvard falë këmbënguljes dhe punës së një studenti, Mark Zuckerberg.
My space
krijuar në vitin 2003 nga Tom Anderson, një kërkues shkencor në Universitetin e Kalifornisë.
Google
prezantuar në 1996 nga dy djemtë nga Standford, Larry Page dhe Sergey Brin, sot dy supermiliarderë.
eBay
sajti i ankandeve online që ka ndryshuar botën e tregtisë u shpik në 1995 nga hackeri Pierre Omidyar

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.