Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/26/13

5 këshilla të shpejta se si mund të bëni foto më të bukura me kamerën e smartfonit

by Admin  |  in Security at  11/26/2013

Asnjë prej nesh nuk del nga shtëpia pa smartfonin me vetë (përveç rasteve kur e harrojmë pa dashje). Prandaj, në këtë artikull jemi përpjekur të përmbledhim disa marifete të vogla për t’ju ndihmuar të bëni foto më të bukura me smartfonin tuaj.
Jo të gjithë kemi mjaftueshëm para për të blerë një aparat fotografik DSLR apo lente të shtrenjta për të. Sigurisht, smartfonët nuk janë pajisjet më të mira për të bërë foto, por me to mund të bësh foto mjaft të bukura nëse di si t’i përdorësh.
fotograi smartphone1. Mësoni karakteristikat e avancuara të kamerës të telefonit tuaj. Në to mund të gjeni opsione të ndryshme për të bërë foto në ambiente të ndryshme, ndriçime të ndryshme etj. Nëse nuk e keni manualin e smartfonit, kërkojeni online.
2 app foto2. Aplikacionet e fotove. Ka qindra e mijëra aplikacione interesante që ia vlejnë për t’u pasur në celular. Thjesht kujtoni Instagram-in dhe fotot e mahnitshme që bën ai përmes disa filtrave. Po ju sugjerojmë disa në iOS: Photoshop Express; Camera Genius; Instagram; Diptic and Diptic PDQ; VSCOcam; Snapseed, dhe Mextures si dhe disa në Android: Snapseed; Instagram; Diptic; Vignette; Camera FV-5, dhe Paper Camera.
3 app foto3. Ndriçimi dhe blici. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk e lenë automatik blicin por eksperimentojnë vetë me fotot, duke e aktivizuar ose jo atë e duke parë se cilat foto duken më bukur. Sipas Toothaker, orari më i keq kur mund të bëni foto është mesdita, për shkak të ndriçimit intensiv që ka. Nëse doni të bëni foto gjatë ditës, bëjini ato në mëngjes ose pasdite, kur ndriçimi është më i butë dhe më i njëtrajtshëm. Mos harroni se ndriçimi ka shumë rëndësi dhe ndonjëherë një ndriçim i keq nuk mund të rregullohet as me Photoshop!
4 app foto4. Filtrat janë miku dhe armiku juaj. Aq sa mund t’i zbukurojnë imazhet, po aq edhe mund t’i prishin ato. Mos e ekzagjeroni me filtra, është e vetmja këshillë që mund t’ju japim. Një foto të mirë mund ta bëni më interesante por një foto të bukur nuk mund ta bëni të shkëlqyer vetëm përmes filtrave. Në këtë rast kanë rëndësi edhe shumë detaje të tjera si përbërja dhe koordinimi, ndriçimi etj. Fotot e shkëlqyera tregojnë një histori dhe këtë gjë nuk ua falin filtrat. Vetëm sepse keni mundësi të shtoni mijëra filtra nuk do të thotë se duhet ta bëni patjetër.
5. Pastroni lentet! Meqënëse telefonët i mbajmë nëpër xhepa, çanta etj, ato mbushen me pluhur dhe papastërti të tjera. Fshijini lentet e kamerës me një copëz të butë e të pastër herë pas here. (PCTools/AL)

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.