Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/26/14

“Outernet”, lidhja e re pa pengesa me internetin

by ADM  |  in Security at  2/26/2014
Kjo lidhje vjen nga hapësira dhe lejon aksesin falas, nga çfarëdo zone e planetit.Interneti nuk do të jetë më i vetëm në këtë botë.

Shumë shpejt do të prezantohet edhe Outernet, lidhja që vjen nga hapësira dhe që lejon aksesin falas, nga çfarëdo zone e planetit. Në qershor pritet të nisin testet e para, në pritje që NASA të japë përgjigje pohuese për prova të tjera në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
I themeluar nga drejtori i “Media Development Investment Fund”, Syed Karim, “Outernet” duket se do të përdorë një rrjet satelitësh të vegjël për të transmetuar të dhënat e seleksionuara të internetit (audio, video, tekste, aplikacione), për çfardo dispozitivi Wi-Fi, përfshi edhe ‘smartphone”-t në çfarëdo pjese të botës qoftë, fare pa kosto. Asnjë kanal tjetër informativ s’mund të lejojë një varietet të tillë përmbajtjesh, apo transmetimesh në shkallë botërore.
Pra nuk do të ketë as tarifa, as kontrata me kompani telefonike. Planet e kushtueshme të operatorëve të telekomunikaioneve nuk do të jenë më një pengesë për akses në internet. Edhe nëse gjendesh në New York, apo në mesin e shkretëtirës, do të jetë e mundshme të lundrohet në internet, duke përdorur pikërisht “Outernet”.

Si funksionon aktivizimi i Windows

by ADM  |  in Mesime | Tutorial at  2/26/2014
Pas debatit në artikullin e mëposhtëm "Shpërblim në para për këdo që denoncon software pirate" vendosëm të flasim rreth aktivizimit të Windows dhe çfarë pasojash sjell mos aktivizimi i tij.
Aktivizimi i Windows, i prezantuar tek Windows Xp, kërkohet nga Microsoft kur instaloni Windows-in. Kjo është një karakteristikë kundër piraterisë, e cila është krijuar për t'iu mërzitur nëse nuk keni një kopje të vërtetë të Windows.
Fatmirësisht, aktivizimi i Windows është zbutur disi pas prezantimit të Windows XP. Edhe nëse kompjuteri juaj dështon në aktivizim, vazhdon të funksionojë deri sa ju ta rregulloni problemin.

Si funksionon aktivizimi i Windows
Windows do ju kërkoje ta aktivizoni pasi ta instaloni. Kur e aktivizoni me anë të Internetit, kopja juaj e Windowsit raporton serialin e tij tek Microsoft. Nëse seriali i Windowsit tuaj nuk është i vërtetë (me fjalë të tjera, është një serial pirat) apo është përdorur nga një kompjuter tjetër, proçesi i aktivizimit do dështojë.
Windows mund të aktivizohet edhe me anë të telefonit. Microsoft ju siguron një kod të cilin do duhet ta shtypni në telefon dhe të fusni kodin tjetër më pas, i cili korespondon me kompjuterin tuaj. Gjithashtu mund të flisni edhe me persona të vërtetë nqs proçesi i aktivizimit vazhdon të dështoj. Për shembull, nëse po kaloni nga një kompjuter tek një tjetër, do ju duhet të flisni me persona real dhe ti shpjegoni situatën para se t'iu lejojnë ta aktivizoni.

Ndryshime "domethënëse" në harduer mund edhe të tërheqin mbrapsht proçesin e aktivizimit përsëri. Për shembull, nëse hiqni disa komponent nga kompjuteri juaj në të njëjtën kohë, do ju duhet të rifilloni edhe njëherë nga e para proçesin e aktivizimit. Microsoft akoma nuk e ka shpjeguar se cili ndryshim harduerik në fakt shkakton tërheqjen mbrapsht të aktivizimit.

Aktivizimi OEM
Karakteristika e aktivizmit OEM ndihmon që shumë njerëz mos të kenë asnjëherë probleme me aktivizmin e Windows. Prodhuesit e PC-ve fusin një serial digital në Bios-in e kompjuterit gjatë prodhimit të tyre. Kur bleni një pc me Windows të preinstaluar, Windows automatikisht aktivizohet me anë të internetit duke përdorur serialin OEM (original equipment manufacturer). Mund të zëvendësoni disa komponent njëkohësisht dhe të mos keni problem me kthimin mbrapsht të aktivizimit.

Nëse intaloni një kopje tjetër të Windows në PC, do ju duhet të kryeni proçesin aktivizmit nga e para. Proçesi i aktivizimit OEM funksionon kur përdorni kopjen e Windowsit me të cilin ka ardhur kompjuteri juaj.

Kur aktivizimi i Windows dështon
Gjëra të ndryshme ndodhin në versione të ndryshme të Windows kur aktivizimi dështon apo kur plotësoni kohën e limituar pa e Aktivizuar Windowsin. Në Windows Xp, sistemi i operimit do jetë i pa përdorshëm pas 30 ditësh. Në disa raste, Windows Xp të jep një periudhë kohe prej 60 ditësh.
Nëse aktivizmi dështon apo ju kaloni limitin kohor pa e aktivizuar, në Windows 7 ose Vista, do shihni një mesazh ku ju thotë që ju po përdorni një version "non-genuine" të Windows, djathtas në fund fare të ekranit. Backround-i i desktopit mund edhe t'iu bëhet zi. Vetëm disa përditësime të rëndësishme do mund të shkarkohen me anë të Windows Update, dhe windows do vazhdoj t'iu kujtoj që ju të rregulloni problemin dhe të aktivizoni sistemin. Fatmirësisht, Windows do të vazhdojë të jetë i përdorshëm.
Nuk ka ndonjë limit kohor në Windows 8. Nëse nuk keni kryer aktivizimin do shihni një mesazh, versionin e Windows, djathtas në fund fare të ekranit. Shume personalizime do jenë të bllokuara - për shembull, nuk mund të ndryshoni wallpaperin nëse nuk keni aktivizuar akoma Windows 8.

Arsyeja e vërtetë pse Facebook bleu WhatsApp?

by ADM  |  in Security at  2/26/2014
Në më pak se një muaj Facebook ka shkuar nga faqja më e klikuar e rrjeteve sociale, në kompaninë më të fuqishme të mesazheve. Nëse marrëveshja shkon siç duhet, Facebook do të numërojë edhe 450 milionë njerëz si përdoruesit e saj. Marrëveshja nuk është bërë për të blerë përdoruesit, secilin me 40 dollarë (çuditërisht me të njëjtin çmimi që bleu Google përdoruesit e YouTube në vitin 2006), por që Facebook të rrisë hapësirat e tij për reklama.
Me 450 milionë numra telefoni, kur vjen fjala për të bërë marrëveshje me kompaninë Internet.org, Facebook-ut do t’i dëgjohet zëri. Kompania Internet.org do që 2/3 e botës që nuk përdor akoma internet, të fillojë ta përdorë. Nëse kompania Facebook mund të shikojë kush i dërgon mesazhet, ku ndodhen dhe kujt operatori telefonik i përkasin, atëherë do të jetë më e thjeshtë të shkosh tek ai operator dhe të fillosh të bësh marrëveshje që interneti të përdoret më shumë.
Qëllimi mund të jetë që kompania Facebook t’i shtyjë njerëzit të provojnë aplikacionin WhatsApp, Instagram-in dhe Facebook-un falas, dhe në të njëjtën kohë të lidhë kontrata me operatorët, në mënyrë që klienti të mos paguajë asgjë.
Facebook-u e ka kuptuar se disa vende nuk e përdorin programin e tij, sepse njerëzit janë të shqetësuar për çmimin që do të paguajnë. Gjithashtu kompania po mendon të gjejë mënyra sesi njerëzit që paguajnë shumë të përdorin shërbimin e tyre me çmime më të ulëta.

2/23/14

Bllokohet Whatsapp pas blerjes nga Facebook

by ADM  |  in Security at  2/23/2014
Aplikacioni Whatsapp u bllokua për të paktën 210 minuta të shtunën në mbrëmje, për shkak të një problemi në server. Pas ankesave përdoruesve anembanë botës, kompania konfirmoi se shërbimi Whatsapp po përballet me disa probleme,dhe se punonjësit e saj janë duke punuar për ta sistemuar cështjen. Problemet për shërbimin Whatsapp vijnë vetëm pak ditë nga blerja e tij me një shumë rekord prej 19 miliardë USD prej rrjetit social Facebook
.

Waze për Windows Phone 8 premton që nuk do të shpenzojë aq shumë bateri

by ADM  |  in Security at  2/23/2014
Dashamirësit e Windows Phone 8 përjetuan me siguri një ndjenjë të këndshme kur aplikacioni për GPS social Waze arriti në treg, pasi e kishte blerë Google.

Kjo është arsyeja pse është “turp” që ka shkaktuar aq shumë probleme me jetëgjatësinë e baterisë për disa përdorues. Pas disa muajve të paraqitjes së ankesave nga persona të shqetësuar nëpër forume të ndryshme, shërbimi përfundimisht ka zbuluar një version të ri që premton jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë, me arnime të zakonshme të vrimave.

Fatkeqësisht, aplikacioni për WP8 ende nuk është në gjendjen sikur vëllai i tij për iOS dhe Android, me mungesë të Facebook-ut dhe integrimit të kalendarit, përveç të tjerash. Nëse jeni të kënaqur me atë që e kryen aplikacion dhe do të mund të ju hynte në punë përmirësimi i tillë i jetëgjatësisë së baterisë, atëherë mund të shkoni në tregun e Windows Phone, që ta merrni atë.

6 në 10 aplikacione Android përbëjnë probleme sigurie

by ADM  |  in Security at  2/23/2014
Prej kohësh, analistët e sigurisë kanë vënë alarmin lidhur me rritjen e “mobile malware”. Sipas një raporti të fundit nga Webroot, Android vazhdon të pozicionohet keq në listën e sistemeve operative me më pak targetime nga malware-ët.

Skuadra e kërkimeve në Webroot ka analizuar rreth 6 milionë aplikacione mobilë brenda një harku kohor dy vjeçar (2011 – 2013) për të formuluar një raport që është publikuar së fundmi ( Webroot Mobile Threat Report). Gjithashtu, janë vlerësuar të dhëna nga 125 000 klientë të cilët kanë aktivizuar shërbimin Webroot Lost Device Protection (LDP).

Webroot ka arritur në përfundimin se Android nge më tepër çështje sigurie krahasuar me iOS. Webroot ka identifikuar 384 % rritje në kërcënimet për Android gjatë vitit 2012, ndërkohë që mbi 40 % e aplikacioneve Android të analizuara gjatë studimit janë klasifikuar si dashakeqëse, të dyshimta apo të padëshiruara.

Nga ana tjetër, mbi 90 % e aplikacioneve iOS që vlerësoi kompania u klasifikuan si të parrezikshme, ndërkohë që 7 % si të besueshme. Vetëm 1 % u identifikuan si risqe mesatare. Të gjitha këto rezultate lidhen ngushtë me proçesin e dërgimit dhe aprovimit të aplikacioneve nëpër dy dyqanet zyrtare të dy sistemeve mobile më të përhapura në botë. Për të qenë edhe më të saktë, Android kishte dyfish aplikacione të kategorizuara si të besueshme (14 % kundrejt 7 % në iOS).

Webroot ka vlerësuar gjithashtu edhe se cilat aplikacione janë më të rrezikshme. Në Android bëhet fjalë për lojërat ku vlerësimi bëhet me monedha apo ato me aksion. Më pas renditen ato të komunikimit dhe të tretat argëtimi.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.