Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/23/14

6 në 10 aplikacione Android përbëjnë probleme sigurie

by ADM  |  in Security at  2/23/2014

Prej kohësh, analistët e sigurisë kanë vënë alarmin lidhur me rritjen e “mobile malware”. Sipas një raporti të fundit nga Webroot, Android vazhdon të pozicionohet keq në listën e sistemeve operative me më pak targetime nga malware-ët.

Skuadra e kërkimeve në Webroot ka analizuar rreth 6 milionë aplikacione mobilë brenda një harku kohor dy vjeçar (2011 – 2013) për të formuluar një raport që është publikuar së fundmi ( Webroot Mobile Threat Report). Gjithashtu, janë vlerësuar të dhëna nga 125 000 klientë të cilët kanë aktivizuar shërbimin Webroot Lost Device Protection (LDP).

Webroot ka arritur në përfundimin se Android nge më tepër çështje sigurie krahasuar me iOS. Webroot ka identifikuar 384 % rritje në kërcënimet për Android gjatë vitit 2012, ndërkohë që mbi 40 % e aplikacioneve Android të analizuara gjatë studimit janë klasifikuar si dashakeqëse, të dyshimta apo të padëshiruara.

Nga ana tjetër, mbi 90 % e aplikacioneve iOS që vlerësoi kompania u klasifikuan si të parrezikshme, ndërkohë që 7 % si të besueshme. Vetëm 1 % u identifikuan si risqe mesatare. Të gjitha këto rezultate lidhen ngushtë me proçesin e dërgimit dhe aprovimit të aplikacioneve nëpër dy dyqanet zyrtare të dy sistemeve mobile më të përhapura në botë. Për të qenë edhe më të saktë, Android kishte dyfish aplikacione të kategorizuara si të besueshme (14 % kundrejt 7 % në iOS).

Webroot ka vlerësuar gjithashtu edhe se cilat aplikacione janë më të rrezikshme. Në Android bëhet fjalë për lojërat ku vlerësimi bëhet me monedha apo ato me aksion. Më pas renditen ato të komunikimit dhe të tretat argëtimi.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.