Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­
Showing posts with label Mesime | Tutorial. Show all posts
Showing posts with label Mesime | Tutorial. Show all posts

1/28/13

Si Te Shpejtoni Kompjuterin tuaj?

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/28/2013

Nese kompjuteri juaj ka filluar te ngadalesohet, ekzistojne opsione per ta shpejtuar ate. Me poshte, i kemi paraqitur disa keshilla se qysh me shpejtu PC-ne tuaj.
1. Bllokoni Hapjen Automatike te Programeve qe nuk ju duhen
Kur te instaloni program ne Windows, ai mund te instaloj edhe ndonje program tjeter te vogel qe starton automatikisht kur te ndizni kompjuterin tuaj. Pasi te instaloni shume programe, procesi i startimit te PC-se suaj mund te ngadalesohet se tepermi. Pra nese keni programe te instaluara qe nuk i shfrytezoni aq shume, atehere ato nuk kan nevoje te hapen cdo kohe kur ju te startoni PC-ne tuaj.
- Klikoni ne Start dhe shkruani msconfig.exe ne kutine e kerkimit. Duke shkruar, rezultate do te shfaqen. Kur te shihni msconfig.exe klikoni ne te dhe shtypni Enter, pra thjesht hapeni.
(Nese jeni duke shfrytezuar Windows XP, atehere klikoni ne Start dhe hapeniRun dhe pastaj shkruani msconfig.exe)
- Kliko ne tabin Startup. Do te ju shfaqet lista e te gjitha programeve qe hapen automatikisht kur ju te startoni PC-ne tuaj. Per te parandaluar hapjen e programeve ne menyre automatike atehere largoni shenjimin me tick ne kutite para tyre. Klikoni OK kur te perfundoni seleksionimin tuaj.
- Nje dritare do te ju shfaqet ku ju pyet se nese deshironi te ristartoni kompjuterin tuaj ne menyre qe ndryshimet qe keni bere te kene efekt atehere klikoni Restart. Mirepo nese jeni duke punuar edhe dicka tjeter, atehere me mire ruani punet tjera dhe pastaj vazhdoni me restartim.

2. Caktoni nje orar per te performuar pastrimin e hard-diskut
Windows ofron veglen Disk Cleanup qe sherben per fshirjen e fajllave te panevojshem ne kompjuterin tuaj. Kjo ndihmon ne rritjen e hapsires se lire ne hard-disk si dhe ka mundesi ne rritjen e shpejtesise te PC-se suaj. Eshte ide e mire qe te perdorni kete vegel rregullisht te pakten nje here ne muaj apo ne jave, varesisht nga perdorimi i kompjuterit qe beni.
- Kliko ne Start dhe shkruaj task scheduler ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.
- Kur Task Scheduler hapet klikoni ne opsionin Action dhe zgjedhni Create Basic Task.
- Pastaj ne hapsiren Name: shkruani emrin e task-ut (detyres) qe deshironi te krijoni dhe pastaj klikoni butonin Next.
- Tani zgjedhni se sa shpesh deshironi qe kjo pune te realizohet automatikisht. Weekly (cdo jave), Daily (cdo dite), Monthly (cdo muaj), etj… Kjo varet nga ju se sa here ju duket juve e arsyeshme. Ne kete rast ne do te zgjedhim Weekly (cdo jave).
- Perderisa e kemi zgjedhur qe cdo jave te ndodh automatikisht ky proces, tani vendosim edhe ne cilen dite duam qe ky proces te performoj vetvetiu dhe ne cfare ore.
- Pastaj ne opsionin Action e zgjedhim se cfare aksioni duam te nderrmar kjo kurdisje qe e caktuam deri tani, dhe e zgjedhim Start a program.
- Ne fushen Program/script e shkruajme cleanmgr.exe
- Ne fund shfaqet permbledhja e gjithe ketij percaktimi qe beme me larte dhe klikoni ne butonin Finish.
3. Caktivizoni Sherbimin e Indeksimit ne Windows
Sherbimi Search Index ne Windows skenon te gjithe fajllat dhe follderet ne kompjuterin tuaj dhe ruan informacione ne nje index fajll ne menyre qe te shkurtoj kohen kur ju kerkoni lokalisht ne kompjuterin tuaj. Sidoqofte, kjo konsumon burime ne sistemin tuaj dhe e ngadaleson ate. Nese nuk e praktikoni shume kerkimin e fajllave ne kompjuterin tuaj, atehere mund ta fikni kete sherbim.
- Klikoni ne Start dhe shkruani services.msc ne kutine e kerkimit dhe shtypni Enter.
- Ne dritaren qe hapet reshqitni poshte dhe gjeni sherbimin Windows Search. Klikoni me tastin e djathte dhe zgjedhni Properties nga popup menyja qe hapet.
- Kur te hapet dritarja e re zgjedhni opsionin Disabled ne listen e Startup type. Kliko OK per te aprovuar ndryshimet.
4. Zvogeloni kohen e voneses per shfaqjen e Menyse Start
Normalisht, ekziston nje vonese para se te shfaqet menyja Start. Nese deshironi qe kjo te hapet me shpejt mund ta beni duke ndryshuar vlerat ne Regjister.
- Kliko Start dhe shkruaj regedit.msc ne kutine e kerkimit. Shtypni Enter qe kjo te hapet.
- Nese hapet kutija e dialogut te User Account Control, kliko butonin Yes per te vazhduar. (kjo edhe mund te mos shfaqet nese e keni te ndryshuar kontrollin e sigurise me heret, gje qe nuk perben ndonje problem.)
- Ne anen e majte te dritares Registry Editor navigoni neHKEY_CURRENT_USER pastaj Control Panel pastaj Desktop key. Ndersa tani ne anen e djathte te dritares, rreshqitni poshte deri sa te gjeni MenuShowDelay.Klikoni me tastin e djathte te mausit dhe zgjedhni opsionin Modify…
- Do te ju hapet dritarja e Edit String ku ne fushen Value data: mund te shkruani ndonje vlere nga 0 deri ne 4000. Vlera qe e shkruani percakton kohen se sa milisekonda i duhet menyse Start te hapet. Ne nuk ju rekomandojme te perdorni vleren 0. Ne rastin tone ne kemi zgjedhur vleren 200. Kliko butonin OK per te aprovuar ndryshimet.
- Mbyllni dritaren Registry Editor dhe ristartoni PC-ne tuaj qe te kete efekt ndryshimi juaj.

Si Te Permiresojme Kualitetin e Video Thirrjeve ne Skype?

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/28/2013

Bisedat me video thirrje ne Skype jane te mrekullueshme pasi qe kualiteti i zerit dhe i fotografise eshte mjafte i mire, por eshte e mundshme qe ta permiresoni kualitetin e video thirrjeve edhe me shume.
Se pari duhet te shkoni te folderi ku e keni te instaluar programin Skype (ne “Documents and Settings”) dhe gjeni fajllin “config.xml”. Hapeni fajllin dhe gjeni pjesen
Pasi ta keni gjetur, vendosni kodin ne vijim nen pjesen
480
640
shkruani llojin e kameres suaj ketu
25
Ruajeni fajllin e ndryshuar dhe mbylleni.
Me pas shkarkoni programin ffdshow nga ketu: http://sourceforge.net/projects/ffdshow-tryout/
Keni kujdes se opcioni “Raw video” te jete “all supported”, dhe opcioni “Deinterlacing” ta kete te vendosur tikun.

Si Te Ndryshojme Lokacionin Ku Ruhen "Filet" Pas Shkarkimit me Google Chrome?

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/28/2013

Nese deshironi ta ndryshoni lokacionin se ku i ruan Google Chrome fajllat pasi ti keni shkarkuar, apo edhe para shkarkimit te ju pyes se ku deshironi ta ruani fajllin atehere ndiqni hapat ne vazhdim.
Hapeni Google Chrome.
Klikoni butonin e vogel qe gjendet ne pjesen e siperme ne anen e djathte, dhe zgjedhni Options.
Shkoni te tabi Under the Hood . Te  Download location klikoni butoninBrowse dhe zgjedhni lokacionin e deshiruar. Nese deshironi qe per secilin fajll qe shkarkoni te caktoni lokacionin atehere zgjedhni opcionin Ask where to save each file before downloading.Klikoni butonin Close per te perfunduar.

Si Ti Perdorim Aplikacionet e Androidit ne Desktop?

by Anonymous  |  in Software at  1/28/2013
bluestacks-logo.jpg (3456×1296)
Nje menyre e lehte per perdorimin e aplikacioneve per Androdid ne Windowsin tuaj eshte programi BlueStacks.
BlueStacks eshte nje makine virtuale qe mundeson perdorimin e aplikacioneve Andorid ne sistemin tuaj operativ. Edhe pse BlueStacks eshte ende ne versionin alfa, ne e kemi testuar dhe duket shume stabil.
Programin mund ta shkarkoni pa pagese nga ketu:http://bluestacks.com/download_2.html
Pasi ta shkarkoni programin, instalimi eshte shume i thjeshte. Ne fund te instalimit do te mund ta shikoni nje video me udhezimet per perdorimin e programit.
Programi do te shfaqet ne ekranin tuaj si desktop gadget ne pjesen e siperme djathtas.
Kete gadget mund ta levizni sipas deshires si cdo gadget tjeter te Windowsit. Klikoni mbi te per te pare menyne me aplikacionet e parainstaluara.
Klikoni mbi cilendo prej aplikacioneve per ta hapur.
Ne videon udhezuese do te mund ti mesoni edhe funksionet e butonave qe gjenden ne pjesen e poshtme.
Nese deshironi te shtoni me shume aplikacione, klikoni “Get More Apps”.
Ne shfletues do te ju hapet faqja e BlueStacks, ku te opcioni Featured Apps mund te gjeni me shume aplikacione.
http://i.imgur.com/ULsQw.png
Por nese deshironi te bartni ndonje aplikacion nga telefoni juaj, atehere klikoni te Cloud Connect.
Ketu do te shihni nje PIN 9 shifror i cili ju nevojitet per bartjen e aplikacioneve nga telefoni juaj ne kompjuter.
Se pari instaloni programin BlueStacks ne telefonin tuaj. Shkarkoni nga Android Market pa pagese: https://market.android.com/details?id=com.bluestacks.appsyncer
Shkruani PIN-in tuaj 9 shifror.
Zgjedhni aplikacionet qe deshironi ti bartni ne kompjuter dhe me pas shtypni butonin Sync.
Ne kompjuterin tuaj do te shfaqet nje pop-up ne system tray qe tregon se aplikaiconet po barten.

Si Ti Bashkojme Disa Dokumente PDF Ne Nje Te Vetem?

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/28/2013

Nese keni disa dokumente te formatit PDF te cilet jane ne lidhshmeri ndermjet veti, atehere me praktike do te ishte qe keto dokumente ti keni ne nje dokument te vetem te formatit PDF. Ne vazhdim do te mesoni se si ti bashkoni disa dokumente te formatit PDF ne nje dokument te vetem.
Se pari shkarkoni programin PDF Binder falas nga ketu: http://code.google.com/p/pdfbinder/downloads/list
Instaloni programin dhe me pas hapeni.
Klikoni butonin Add file… dhe zgjedhni dokumentet qe deshironi ti bashkoni ne nje PDF dokument te vetem. Renditja e dokumenteve te zgjedhura percakton renditjen ne dokumentin e krijuar me pas.
Klikoni butonin Bind! pasi ti keni perzgjedhur fajllat, dhe do te krijohet dokumenti final.

Si Te Kopjojme Tekstin nga Fotografia?

by Anonymous  |  in Software at  1/28/2013

Nese ju duhet nje informacion i caktuar ne forme te tekstit nga ndonje dokument i skanuar, atehere kete mund ta beni pa u lodhur duke shkruar, por duke perdorur ndonje OCR software. OCR (optical Character recognition) eshte metode qe mundeson kopjimin e tekstit nga fotografia. Kjo metode nje doreshkrimet, dokumentet e shtypura me makine shtypese, si dhe ato te printuara, dhe me pas ti riprodhoje aty ne formatin txt.
Keto OCR software poashtu ruajne formatimin e tekstit origjinal pasi te konvertohen, edhe pse kane nevoje per pak editim sepse nuk jane 100% te sakta, prap eshte me lehte se sa te shkruhet i tere teksti.
Shkarkoni falas programin Free OCR per Windows nga ketu: http://www.paperfile.net/freeocr.exe
Shkarkoni falas programin GOCR per Linux nga ketu:http://sourceforge.net/projects/jocr/
Nese e keni te para-instaluar Microsoft Office, nuk keni nevoje te insaloni ndonje program tjeter pasi qe mund ta perdorni Microsoft Office OneNote per ta kopjuar tekstin nga fotografia.

  • Hapeni Microsoft Office OneNote (Start–>All Programs–>Microsoft Office–>Microsoft Office OneNote).
  • Drag and Drop (barteni) fotografine nga e cila deshironi ta kopjoni tekstin ne dritaren e MS-OneNote.
  • Me pas klikoni me tastin e djathte (Right-Click) mbi fotografi dhe zgjedhni opcionin Copy Text From Picture.
  • Hapeni Notepad ose MS-Office (ku deshironi ta ruani tekstin e kopjuar nga fotografia) dhe zgjedhni opcionin Paste.
Tani e keni tekstin e kopjuar nga fotografia ne notepad ose Ms-Office.

1/22/13

Mbajmë mend më shumë bisedimet në Facebook, sesa fytyrat

by Anonymous  |  in Security at  1/22/2013
truri dhe facebooku Mbajmë mend më shumë bisedimet në Facebook, sesa fytyrat
Hulumtuesit kanë zbuluar se për trurin e njeriut është më e lehtë të mbajë mend një bisedë në Facebook, sesa fytyrën e një njeriu, apo dhe fragmente librash.
Kjo mund të testohet fare thjeshtë duke pyetur dikë nëse e mban mend fytyrën e dikujt… dhe më pas pyet nëse e mban mend një status në Facebook. Hulumtuesit e Universitetit të San Diegos kanë shpjeguar se shumica e njerëzve e kanë më të lehtë mbajtjen mend të një statusi në Facebook.
Nga se vjen kjo? Sipas studiuesve, kjo vjen për shkak se truri jonë e ka më të lehtë për të rikujtuar diçka në gjuhën ditore, sesa diçka që është në libër, që nuk është gjuhë që përdoret çdo ditë. Dhe përdorimi i Facebook-ut çdo ditë, e bën atë më të lehtë për të mbajtur mend.
Për të testuar hipotezën, studentët e Universitetit të San Diegos u përdorën në dy studime të veçanta – një për krahasimin me fjali të një libri dhe me statuset në Facebook, dhe tjetri për të krahasuar statuset në Facebook me fytyrat e personave.
Pra siç duket edhe vetë truri jonë është ‘programuar’ enkas për Facebook! Ç’mendim keni për këtë studim?

1/11/13

Gjithçka rreth Blue Screen Of Death (BSOD)

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/11/2013


Nëse ndonjëherë keni përdorur Windows OS sigurisht keni takuar “Blue Screen Of Death” ose BSOD.

Në këtë mësim do të shpjegoj disa detaje çfar në fakt paraqet BSOD, dhe do të ofroj disa opsione të caktuara të cilat ndoshta do të mund të ju ndihmojnë gjat zgjidhjes së problemit tuaj. Eshtë e nevojshme të dini, se nëse Windowsi është i rregulluar që gjat ndonjë gabimi në sistem, në mënyrë automatike të restartohet, atëherë nuk do të shihni BSOD, kurse më shum informacione mund të gjeni tek Event viewer. Dmth është e nevojshme të bëni disable restartimin automatik pas ndonjë gabimi. Për ta bërë disable këtë opsion, mund ta gjeni tek System Properties.

Çfarë është BSOD
Kur Windows-i të takohet në ndonjë situatë nga e cila nuk mund të mundëson operacionet e sistemit(psh. BUG), vjen deri tek një rrëzim specifik i sistemit. Kjo quhet ndryshe edhe si system crash, kernel error, system fault, ose Stop error etj. Në raste të tilla ekrani kalon në VGA tekst mod, sfondi është me ngjyrë të kaltërt kurse përmbi saj shfaqet një tekst, i cili tregon gabimin. Po për këtë ngjyrë të kaltërt e cila dominon në sofd quhet edhe Blue Screen of Death.

Forma e një BSOD.
Dukja ose forma e një mesazhi të BSOD varet edhe nga shembulli i gabimit. BSOD mund të ketë formën e mëposhtme:

STOP: 0×00000079 (0×00000002,0×00000001,0×000000 02,0×00000000)

Në këtë rast vlera e parë (0×00000079 – të gjitha vlerat në këtë hyrje janë hexa-decimal), e njohur edhe si bugcode ose Stop code. Shifrat e tjera e përbëjnë listën e BSOD të parametrave dhe kanë vlerën e cila është në varëshmëri nga bugcode.

Një formë tjetër e BSOD është edhe:
STOP: c000021a (Fatal System Error)

Sipas këtyre infomacioneve të cekura më lartë hexadecimale dhe të tjerave mund të shfaqen në BSOD.

Ato mund të përfshijnë:

Emrin e drajverëve ose emrin e shërbimit të cilët kanë shkaktuar BSOD
Shpjegim tekstual për arsyen e shkakut të shfaqjes së BSOD
Mënyra të mundshme për riparim
Pjesë e Kernel-it nga memoria me adresa
Egzistojnë mbi 250 kode të dokumentuara BSOD dhe shumica e tyre janë të dokumentuara vetëm si “This bug check appears very infrequently.” Nga kjo mund të konkludojmë se në bazën e BSOD mund të gjejmë vetëm një pjesë nga arsyet e rrëzimit të sistemit, dhe është e nevojshme që të bëhet një hulumtim më i gjërë.

The Microsoft Device Driver Kit(i njohur si DDK), thuhet se përmban listën e plotë të bugkodeve të dokumentuara BSOD. Por është fakt se egzistojnë më shum bugs nga ato të cilat janë të dokumentuara…

Lista e gjërave të zakonshme që shkakton BSOD
Egziston një listë shkaktare e BSOD. E nevojshme është që përdoruesit të jenë shum të kujdeshëm me drajverët të cilat nuk janë të certifikuar me WHQL.

Në këtë listë ndodhen:

CDROM/CD-RW/DVD-RW
Hard Disku i jashtëm
Antivirus Programe
BIOS
Ram Memorja
Shfaqja e BSOD
Kur të shfaqet BSOD, operacionet e nisura në sistem nuk mund të vazhdojnë. Shumica e BSOD-eve nuk shkakton dëmtim të të dhënave, sidomos nëse bëhet fjalë për NTFS dosje. Nëse tek BSOD, ekrani hetoni ndonjë emër të ndonjë drajveri, ajo do të thotë se ai është shkaktar potencial i problemit, e njejta është edhe për ndonjë aplikacion softuerik.

Mënyra e riparimit
Në fakt nuk ka shum mënyra të largimit të gabimit, dhe në përgjithsi provohet me një restart të thjeshtë të sistemit, që për mrekulli ndonjëher e rregullon problemin. Nëse edhe pas saj, BSOD shfaqet është e nevojshme të bëni disa hapa. Nëse më herët keni instaluar ndonjë program, ose keni shtuar ndonjë pjesë të re harduerike, duhet të provoni mos është ndonjëra prej tyre shkaktare e problemit. Të gjithë përdoruesit e windows duhet të kenë kujdes se çfar softueri instalojnë dhe duhet të jenë shumë të kujdeshëm me drajverët të cilët nuk kanë WHQL cerifikatat.

Ju duhet të bëni këtë në vijim:

Shikoni tek event viewer mos ka ndonjë gabim të raportuar
Startoni *Chkdsk/f/r* dhe kontrolloni të gjitha particionet
Btw: Nëse particionet tuaja janë të formatuar në FAT, disa dosje të caktuara dhe të nevojshme në OS mund të shkatrohen. Gjithmon përdorni Chkdsk e cila përputhet me versionin e windowsit tuaj, dhe ajo zakonisht ndodhet këtu:
C:\winnt\system32 ose %SystemRoot%\system32..

Shtimi i një hardueri të ri ose modifikim i të vjetrit
Fillimisht të fillojmë në rast se është shtuar një harduer ose i vjetri është modifikuar.

Në këtë rast duhet të:

Instaloni softuer i cili vjen së bashku me pjesën harduerike
Kontrolloni të gjitha kontaktet, kabllot hyrjet/daljet etj.
Kontrolloni nëse janë të instaluara të gjitha drajverët e fundit dhe shikoni nëse është versioni i fundit të ServisPak
Kontrolloni Sustem Log në Event Viewer nëse është shfaqur ndonjë gabim(ang. error)
Largoni drajverin e dyshuar ose paisje, restartoni kompjuterin dhe shikoni nëse problemi është rregulluar.
Riparim përmes Safe Mode
Gjat ngritjes së Windowsit shtypni f8 dhe do të ju shfaqet në safe mode ekran me disa opsione të ofruara. Nësë BSOD është shkaktuar gjat instalimit ose apdejt të drajverëve të vjetra atëher ato duhet të largohen. Nëse Last Known Good Configuration është lajmëruar gjat startap proceseve, do të keni mundësinë të shfrytëzoni safe mode booting për të riemëruar ose larguar drajverët të cilën shkaktojnë probleme. Në ekranin safe mode mund të zgjedhni edhe LAst Known Good Configuration, me çka sistemi do të ngritet me konfiguracionin e fundit të cilën e keni pasur para se të bëni ndonjë ndryshim në të njejtin.

Identifikim i drajverëve.
Gjat gabimit në BSOD do të identifikohet paisja që ka shkaktuar problemin. Në këtë rast duhet të largohet kjo paisje dhe të fshihen të gjitha drajverët e sajë. Për të zbuluar nëse drajveri është nga m$ dosja, vini re tabelës së mëposhtme.

——————————————————————————–
| Titulli i drajverëve | Funksioni |
——————————————————————————–
| NtosKrnal.exe | NT kernel |
| NTdll.dll | NT suport library |
| Win32k.sys | Graphic Display Interface (GDI) |
| Hal.dll | Hardware Abstraction Library |
——————————————————————————–

Shikoni nëse disku juaj ka ndonjë error

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/11/2013


Simptomat tipike të gabimeve në disk, apo ndryshe, errorëve, janë ekranet e kaltër (BSOD), kompjuteri i ngadalshëm, korruptimet e skedarëve dhe ndonjë error i rastit. Ju mund të provoni të bëni një “Chkdsk” (kontrollim të diskut nga cmd-ja), ose të lëshoni Windows Explorer, të klikoni me të djathtën në diskun që doni ta testoni dhe të zgjedhni Properties.
Shkoni tek tabi Tools dhe klikoni butonin “Check Now” nën kontrollimin e errorëve, që është e paraqitur si Error checking. Zgjedhni “Scan for and attempt recovery of bad sectors” për ta kryer një kontrollim të diskut.

Nëse ndonjëherë keni dashur të pyetni për tërësinë e diskut tuaj, ju mund ta provoni softuerin HDDScan.

HDDScan është një vegël falas që mundëson kontrollimin e diskut dhe paraqet më pastaj informacione diagnostifikuese të tërë diskut. Programi mund të testojë disqet nëse ka ndonjë sektor të “keq”, të tregojë tipare S.M.A.R.T. dhe të ndryshojë parametrat e hard diskut si AAM, APM etj. Kjo vegël edhe mund të vëzhgojë temperaturën e hard diskut dhe të fillojë një etapë read/write benchmark.

HDDScan vjen me një sërë funksionesh të tjerë, kështu që, nëse jeni të interesuar në mbajtjen e analizave të thella në diskun tuaj si benchmarking, HDDScan mund t’i përballojë ato.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.