Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

1/11/13

Shikoni nëse disku juaj ka ndonjë error

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  1/11/2013



Simptomat tipike të gabimeve në disk, apo ndryshe, errorëve, janë ekranet e kaltër (BSOD), kompjuteri i ngadalshëm, korruptimet e skedarëve dhe ndonjë error i rastit. Ju mund të provoni të bëni një “Chkdsk” (kontrollim të diskut nga cmd-ja), ose të lëshoni Windows Explorer, të klikoni me të djathtën në diskun që doni ta testoni dhe të zgjedhni Properties.
Shkoni tek tabi Tools dhe klikoni butonin “Check Now” nën kontrollimin e errorëve, që është e paraqitur si Error checking. Zgjedhni “Scan for and attempt recovery of bad sectors” për ta kryer një kontrollim të diskut.

Nëse ndonjëherë keni dashur të pyetni për tërësinë e diskut tuaj, ju mund ta provoni softuerin HDDScan.

HDDScan është një vegël falas që mundëson kontrollimin e diskut dhe paraqet më pastaj informacione diagnostifikuese të tërë diskut. Programi mund të testojë disqet nëse ka ndonjë sektor të “keq”, të tregojë tipare S.M.A.R.T. dhe të ndryshojë parametrat e hard diskut si AAM, APM etj. Kjo vegël edhe mund të vëzhgojë temperaturën e hard diskut dhe të fillojë një etapë read/write benchmark.

HDDScan vjen me një sërë funksionesh të tjerë, kështu që, nëse jeni të interesuar në mbajtjen e analizave të thella në diskun tuaj si benchmarking, HDDScan mund t’i përballojë ato.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.