Nje menyre e lehte per perdorimin e aplikacioneve per Androdid ne Windowsin tuaj eshte programi BlueStacks.
BlueStacks eshte nje makine virtuale qe mundeson perdorimin e aplikacioneve Andorid ne sistemin tuaj operativ. Edhe pse BlueStacks eshte ende ne versionin alfa, ne e kemi testuar dhe duket shume stabil.
Programin mund ta shkarkoni pa pagese nga ketu:http://bluestacks.com/download_2.html
Pasi ta shkarkoni programin, instalimi eshte shume i thjeshte. Ne fund te instalimit do te mund ta shikoni nje video me udhezimet per perdorimin e programit.
Programi do te shfaqet ne ekranin tuaj si desktop gadget ne pjesen e siperme djathtas.
Kete gadget mund ta levizni sipas deshires si cdo gadget tjeter te Windowsit. Klikoni mbi te per te pare menyne me aplikacionet e parainstaluara.
Klikoni mbi cilendo prej aplikacioneve per ta hapur.
Ne videon udhezuese do te mund ti mesoni edhe funksionet e butonave qe gjenden ne pjesen e poshtme.
Nese deshironi te shtoni me shume aplikacione, klikoni “Get More Apps”.
Ne shfletues do te ju hapet faqja e BlueStacks, ku te opcioni Featured Apps mund te gjeni me shume aplikacione.
Por nese deshironi te bartni ndonje aplikacion nga telefoni juaj, atehere klikoni te Cloud Connect.
Ketu do te shihni nje PIN 9 shifror i cili ju nevojitet per bartjen e aplikacioneve nga telefoni juaj ne kompjuter.
Se pari instaloni programin BlueStacks ne telefonin tuaj. Shkarkoni nga Android Market pa pagese: https://market.android.com/details?id=com.bluestacks.appsyncer
Shkruani PIN-in tuaj 9 shifror.
Zgjedhni aplikacionet qe deshironi ti bartni ne kompjuter dhe me pas shtypni butonin Sync.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.