Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­
Showing posts with label Mesime | Tutorial. Show all posts
Showing posts with label Mesime | Tutorial. Show all posts

12/21/12

Kyçeni kompjuterin tuaj me anë të USB-së

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  12/21/2012

Nëqoftëse gjithmonë keni dashur një mënyrë të thjeshtë për të mbajtur nën kontroll kompjuterin tuaj, nuk keni pse merreni me fjalëkalime, por këtë gjë mund ta kryeni shumë thjeshtë duke përdorur USB-në si një çelës të mirëfilltë.
Predator është një program falas për Windows që e kthen USB-në tuaj në një çelës të thjeshtë duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Hapi 1: Shkarkoni dhe instaloni Predator.
Hapi 2: Pasi ta instaloni dhe ta hapni, futni USB-në tuaj në kompjuter. Do të ju shfaqet një dritare që ju kërkon të shkruani një fjalëkalim (password). Pas ta keni shkruar fjalëkalimin, shtypni OK. (Mos kini merak asnjë nga materialet që keni në USB nuk do të pësoj ndryshime).
Hapi 3: Ne sektorin e preferencave, kërkoni fushën "New Password", aty vendoseni fjalëkalimin tuaj që do t'ju shërbejë në rast se ju humbet USB-ja. Më poshtë, aty ku lexon Flash drives, sigurohuni që USB-ja të lexohet, pastaj shtypni "Create Key" dhe më pas OK.
Tani Predator do të mbyllet, por gjithsesi do të funksionoj në prapavijë. Programi kontrollon çdo 30 sekonda nëqoftëse USB juaj është e vendosur.
Nëqoftëse jo, atëhere kompjuteri juaj do të bllokohet. Së fundmi, në rast se dikush tenton të futet tek kompjuteri juaj gjatë kohës që ai është i bllokuar, ju mund ta shikoni këtë aktivitet te "View Log", në shiritin e taskbar. Programin Predator mund ta shkarkoni duke klikuar Ketu 

11/10/12

Si të instalojmë Windows 8 në një Mac

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  11/10/2012
windows 8 ne mac Si të instalojmë Windows 8 në një Mac

N.q.s jeni një përdorues i një Mac-u, dhe jeni kurioz për të testuar Windows 8, ne kemi krijuar një tutorial për të bërë po këtë. Instalimi është shumë i lehtë, dhe pothuajse të gjithë mund t’a bëjnë.
Instalimi i Windows 8 në një Mac mund të bëhet me anë të rifillimit dyshe, apo Dual-Booting’. Duke pasur dy sisteme operative, si p.sh. Windows 8 dhe OS X Mountain Lion, kur e ndez kompjuterin, të jepet mundësia për të zgjedhur sistemin operativ, pra në këtë rast Windows 8 ose OS X Mountain Lion.
Për të instaluar Windows 8 në një Mac ju nevojitet një program i quajtur ‘Boot Camp’. Ky ofrohen falas nga vetë Apple.  Ju nevojitet vetëm një kompjuter Mac me procesor Intel, dhe të paktën softuerin Mac OS X 10.6 ose më vonë. Për të parë n.q.s kompjuteri juaj ka një procesor Intel, thjesht shkoni tek ‘About this Mac’ nga menuja e Apple.
N.q.s softueri juaj është rifreskuar kohët e fundit, atëherë Boot Camp duhet të jetë tashmë i instaluar. Shko tek dosja ‘Utilities’ poshtë ‘Applications’. N.q.s nuk mund t’a gjeni dot, thjesht zgjidhni menunë Apple, dhe më pas ‘Software Update’ për të rifreskuar sistemin operativ.
Ja dhe udhëzimet që duhet të ndiqni për të instaluar Windows 8:
1. Siguroju që kompjuteri juaj arrin kushtet e domosdoshme për Windows 8.
Edhe pse specifikimet nuk kanë ndonjë problem të madh për kompjuterat e rinj, gjithçka është tek memorja që i ka ngelur kompjuterit. Mos harroni se do të përdorni dy sisteme operativë.
2. Bli një kopje të Windows 8.
Deri në Janar të 2013-s mund të blini një kopje të Windows 8 për vetëm $39,99 për të rifreskuar sistemin. Më pas çmimet priten të  arrijnë në $199. Vini re se për të instaluar Windows 8 duhet të keni një ‘hard drive’, dhe NUK mund të shkarkoni dot softuerin nga Interneti. Kështu që n.q.s kompjuteri juaj nuk ka një ‘hard drive’, atëherë do iu duhet një hard drive i jashtëm (external hard drive).
3.  Duke përdorur Boot Camp krijo një ndarje (partition) të re në hard drive.
Duke krijuar një ndarje në hard drive, ju krijoni hapësirë për sistemin e ri. Pasi të keni hapur Boot Camp, vetëm zgjidhni madhësinë e ndarjes. Rekomandohet që kjo të jetë rreth 30GB për Windows 8, mbani mend se më e pakta që mund të keni është 16 GB për verzionet 32-bit dhe 20 GB për verzionet 64-bit. Boot Camp do të krijojë ndarjen automatikisht, pa fshirë ndonjë të dhënë nga kompjuteri juaj.
4. Instalo Windows 8 me Boot Camp.
Brenda Boot Camp, zgjidh opsionin “Start Windows Installer,” dhe më pas fusni diskun e Windows 8. I gjithë instalimi duhet të shkojë pa ndonjë problem nga aty. Kini kujdes vetëm me një pyetje: Kur të pyesë se ku doni të instaloni Windows 8, sigurojuni që të MOS zgjidhni ndarjen ku ndodhet edheMac OS X, sepse në këtë rast të gjitha të dhënat tuaja do të fshihen. Ndarja që duhet të përdorni duhet të jetë titulluar “BOOTCAMP”, me shkronja të mëdha.
5. Zgjidh midis Mac OS X dhe Windows 8.
Tek kjo hap, ju duhet të keni mbaruar me sukses instalimin e Windows 8 në kompjuterin tuaj Mac.

8/21/12

Samsung Galaxy Tab 2 (7-Inch, Wi-Fi)

by Anonymous  |  in Security at  8/21/2012
Samsung Galaxy Tab 2 (7-Inch, Wi-Fi)
List Price:$249.99
Price:$248.00 & this item ships for FREE with Super Saver 
  • Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) OS
  • 7-inch Multitouch Screen (1024 x 600)
  • 8GB Internal Memory; microSD expansion up to 32GB
  • Wireless N Wi-Fi (802.11b/g/n); Bluetooth 3.0
  • 1GHz Dual-Core Processor; 1GB RAM

Office 2013 përmban integrim të lehtë në Facebook dhe LinkedIn

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  8/21/2012


Microsoft sot kumtoi se Office 2013 i ri do të përmbaj integrim më të lehtë për LinkedIn dhe Facebook brenda Outlook.
Outlook Social Connector do të kyçë përdoruesit në LinkedIn dhe Facebook pasi ata të kenë dhënë nofkën dhe fjalëkalimin – nuk kërkohet ndonjë shkarkim.
“Rrjetet sociale janë duke ristrukturuar mënyrën në të cilën ne komunikojmë dhe bashkëpunojmë,” tha Ben Wilde, menaxher i programimit të Microsoft SharePoint në blogun e kompanisë.
Gjatë ndërtimit të funksioneve të reja të Office, Redmond mori mbresat nga klientët duke filluar nga kompani të mëdha deri tek studentët e kolegjit, tha Wilde, dhe të gjithë këta pajtohen se LinkedIn dhe Facebook janë dy rrjete shoqërore që ofrojnë lidhjen dhe bashkëpunimin më të mirë.
David Breger, menaxher prodhimi në LinkedIn përshëndeti këtë veprim në blogun e kompanisë.
“Kjo do të thotë se vetëm duhet të kyçeni me të dhënat tuaja në LinkedIn që menjëherë të filloni të shikoni informata të pasura profili, si fotot dhe aktivitetet në rrjetin LinkedIn të cilitdo person që u dërgon email,” shkruan Breger.
“Ne e dimë se shumica nga ju kaloni shumë orë tuaja profesionale duke punuar në email dhe besojmë se integrimi i Outlook Social Connector në Office të ri do t’u ndihmoj që të jeni edhe më efektiv dhe produktiv,” vazhdon ai.
Të dhënat e rrjetit shoqëror do të sinkronizohen me People Card nga Office. “Jo vetëm se mund të mësoj informatat mbi [kolegët dhe shokët] (duke përfshirë këtu edhe aktivitetet e tyre të mëparshme në mbarë rrjetin e tyre shoqëror, a janë të lirë apo të zënë, dhe ku është zyra e tyre), por aty për aty mund të filloj të komunikoj me ata,” shkruan Wilde

Si planifikon Microsoft të mësoj botën të përdor Windows 8

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  8/21/2012


Microsoft njoftoi se Windows 8 është lëshuar në prodhim më herët këtë javë, por derisa përdoruesit po presin publikimin më 15 Gusht, një postues blogu ka arritur të instaloj dhe të dokumentoj një tutorial për Metro Start Screen të ri.
Në versionin e fundit që u dërgohet prodhuesve të PC, Microsoft ka shtuar një udhëzim që shfaqet gjatë instalimit të Windows 8 i cili është dizajnuar ashtu që të theksoj një “mënyrë të re të përdorimit të Windows.”
Duke pasur parasysh brengosjen rreth përdorimit të pullës së zhvendosur Start, udhëzimi i Microsoft fillon duke demonstruar mënyrën e zvarritjes nga një skaj i monitorit për të zbuluar shiritin “charms”. Këndet “e ngrohta”, për qasje në shiritin “charms” dhe çelësi i aplikacioneve, gjithashtu shfaqen gjatë tutorialit të shkurtër.
Me sa duket, ky tutorial do të jetë përvojë standarde për çdo kopje të Windows 8, duke lejuar që Microsoft t’i mësoj përdoruesit si të përdorin ndërfaqen e re para se të shfaqet Metro Start Screen i tyre.
Ky udhëzim mund të zbus shqetësimet se përdoruesit tradicional të Windows mund të humbin rrugën me zhvendosjen e pullës Start, por meritat e Metro në një PC të udhëhequr nga tastiera dhe miu, me siguri do të diskutohen shumë gjatë muajve të ardhshëm derisa po afrohet data e vënjes në qarkullim të përgjithshëm më 26 Tetor.
Një gjë është e sigurt, Microsoft është i gatshëm të mësoj botën si duhet përdorur Windows 8

7/25/12

Çfarë të bëni nëse kompjuteri juaj merr ndonjë virus?

by Anonymous  |  in Security at  7/25/2012




Shumë njerëz mund të kenë probleme me viruse, duke mos arritur që t’i largojnë dhe si zgjidhje të vetme ta përdorin formatizimin e kompjuterit.
Ekzistojnë disa zgjidhje dhe jo vetëm një për këtë.
Microsoft ofron një vegël që mund të ndihmojë në largimin e disa llojeve të caktuar  të softuerëve keqdashës. Kjo vegël ishte Windows Malicious Software Removal Tool, por së fundi Microsoft është duke e ofruar Microsoft Safety Scanner. Ky skanues supozohet që të kontrollojë kompjuterin për ndonjë virus, spajuer dhe ndonjë gjë tjetër të keqe dhe ta largojë atë.
Përdorni Microsoft Security Scanner
Ekzistojnë disa skanues të tjerë të ngjashëm online, por disa mund të ju drejtojnë tek ndonjë shkarkim i cili mund të ketë gjëra keqdashëse dhe ato mund t’i vendos në sistemin tuaj në vend se t’i largojë. Duke e përdorur këtë vegël të ndërmarrjes Microsoft, ju mund të jeni të siguruar që ai dëshiron të largojë çdo gjë keqdashëse nga sistemi juaj.

Instaloni një antivirus
Megjithëse ju mbase i keni instaluar këto përpara se ta bëni mbrojtjen në kohë reale, mund të jetë e nevojshme dhe  e dobishme që të instalohet një antivirus i cili mund të ndihmojë në largimin e maluerëve që tashmë do të mund të jenë duke kryer kërdi në sistemin tuaj. Një antivirus edhe mund të skanojë çdo lloj tjetër të skedarëve që mund të kenë ndonjë virus të heshtur brenda, duke pritur që ju ta aktivizoni. Janë disa antivirusë falas që janë efektiv si AVG, Microsoft Security Essentials dhe Avast. Këto vegla mund të jenë të dobishme për mundësimin  e largimit të viruseve që mund të shkaktojnë ndonjë dëmtim.

Kërkoni në internet për ndonjë zgjidhje të mundshme
Derisa nuk është e këshillueshme që të përdoret interneti kur ju e dini që jeni të infektuar me një  virus (pasi që virusi ka mundësi që të fillojë të dërgojë informacionin që e gjen në sistemin tuaj), ju mund të përdorni një sistem të pastër për të shkuar dhe kërkuar online për virusin që ju mund ta keni (duke u bazuar në simptomat me të cilat po kalon kompjuteri juaj) dhe si ju keni mundësi që ta largoni atë. Me pak fat, ju mund të gjeni një zgjidhje që është testuar dhe vërtetuar se ka funksionuar.
Instaloni sërish Windowsin


E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, riinstalimi ose kalimi në një sistem tjetër operativ si Linux. Nëse virusi ëshë aq i bezdisshëm, lëvizja më e mirë është që të ndihmohet Windowsi që vetë ai t’i shkatërrojë këto zbehtësira. Përpara se të filloni me riinstalimin, mos harroni që t’ua bëni një backup të dhënave tuaja. Para se t’ua bëni backup, skanoni të gjithë skedarët që dëshironi t’i ruani në mënyrë që të mos ruani në backup edhe ndonjë virus nga i cili ju mund të jeni duke dashur të liroheni.
Ky është proces i gjatë dhe i vështirë dhe është shpresa e fundit dhe funksionon çdo herë.
Mos e blini një kompjuter të ri!
Mund të keni hasur në njerëz të cilët mendojnë që nëse kompjuteri i tyre infektohet me një virus, ata duhet që ta heqin qafe kompjuterin e infektuar dhe ta blejnë një të ri. Kjo aspak nuk është e vërtetë, pasi që hardueri ende mund të funksionojë mjaft mirë. Riinstalimi i Windowsit është sikur rirregullimi i sistemit dhe ai lirohet nga viruset në proces.
Përfundimi
Lirimi nga viruset është një gjë nganjëherë e lehtë. Niveli juaj i suksesit për një lirim të këtillë do të ndryshojë varësisht nga vrima që ju arrini ta kapni. Sidoqoftë, ekziston gjithmonë një rrugë për t’u liruar nga virusi. Ne shpresojmë që virusi të mos jetë shumë shkatërrues në të dhënat tuaja. Vetëm mbajeni në mend që kur bëhet fjalë për viruse dhe mbrojtje, është më mirë të jeni të sigurt se sa të ndjeni keqardhje.

Instaloni iOS 5 në iPhone 2G/3G, iPod Touch 1G/2G me Whited00r!

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012




Ekziston një softuer falas, i cili ju mundëson të instaloni iOS 5 në iPhone 2G, iPhone 3G, iPod Touch 1G dhe iPod Touch 2G pa pasur nevojë të bëni jailbreak.
Në këtë version ju fitoni të gjitha tiparet që gjenden në iOS 5, duke filluar nga iCloud (normalisht fals, i lidhur me Dropbox), meny të reja, opsione të reja. Por duhet të jeni në dijeni se ky version iOS 5 është version i rremë i kopjuar nga iOS 5 origjinal. Pra ju nuk keni një iOS 5 legal, i gjithi është vetëm përshtatje në iOs 3.1.3 pasi që iOS 5 nuk funksionon në iPhone 2G/3G dhe iPod Touch 1G/2G.
E gjitha që ju duhet të bëni është të shkoni tek whited00r.com/download, të zgjidhni modelin e pajisjes tuaj dhe ta shkarkoni iOS 5 për pajisjen tuaj. Pas shkarkimit, hapeni fajllin e shkarkuar nga arkiva .zip, lidheni pajisjen tuaj me kompjuter, hapeni iTunes, klikoni tek pajisja juaj që shfaqet në anën e majtë të iTunes, pas këtij hapi shkoni tek butoni Restore dhe klikoni:


Pastaj hapet një dritare tek e cila duhet të gjeni IPSW e shkarkuar më parë, prisni derisa i tërë procesi të përfundoj, në fund pajisja juaj bëhet reboot dhe ju keni instaluar iOS 5 me sukses.
Poashtu mbani në mend se me instalimin e iOS 5 në pajisjen tuaj me anë të Whited00r ju nuk keni qasje në App Store e as në Qendrën e Njoftimeve./ Stafi PcTools-AL

Bëni Timelinen tuaj film !

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012


Të gjithë ju lexues të dashur tashmë se dini se çka është Timeline, profili i ri i Facebook që do të aktivizohet tek të gjithë pasi disa ditësh.
Ne kemi lexuar komentet e juaja në portalin tonë, në Facebook, në Twitter, ku ju keni treguar se Timeline nuk ju pëlqen, epo ne nuk mund të bëjmë asgjë rreth kësaj derisa Facebook të vendos të ndryshoj përsëri profilin (nëse ndodh).
Por për ta bërë me interesante, futuni tek faqja Timeline Movie Maker dhe krijoni një film të metrazhit të shkurtë për profilin tuaj. Vetëm klikoni në butonin “Make Your Movie”, pastaj hapet një dritare dialoguese e cila ju pyet se a dëshironi të lejoni një aplikacion të ri, ju klikoni Install, pastaj klikoni Allow dhe pritni për rezultatet.

Si të fshini historinë në Google Web History

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012


A e dini se Google ndjek aktivitetin tuaj? Nëse dëshironi të parandaloni ndjekjen e Google, atëherë ju duhet të fshini historinë e Google që quajtur Google Web History.
Futuni tek http://google.com/history, identifikohuni nëse nuk jeni të identifikuar dhe ju do të shihni një listë të kërkimeve tuaja që i keni bërë në Google. Për ta fshirë historinë klikoni në butonin “Remove all Web History,” pastaj klikoni në butonin OK dhe historia juaj është fshirë.
Pas fshirjes së historisë, indeksimi i kërkimeve nuk ruhet më në historinë tuaj, për ta filluar përsëri ruajtjen e kërkimeve, klikoni në butonin Resume./itshqip

Si te rrisim artificialisht performancen e memories RAM?

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012



Per kompjuterat relativisht te vjeter me memorie RAM 512 Mb e poshte,  eshte nje opsion tashme i domosdoshem qe duhet aktivizuar manualisht (me mire)  per te arritur nje performance sa me optimale te sistemit.  Shume perdoruesa dine ta aktivizojne por cfare parametrash duhet te vendosim qe ta arrijme rezultatin maksimal?
Ne radhe te pare, shkurtimisht cfare funksioni kryen memoria virtuale (virtual memory) ?
Virtual memory eshte pjese perberese e sistemit operues (Windows) cka ben te mundur transferimin ne diskun e ngurte (harddisk) te nje pjese te informacionit qe mbahet ne RAM dhe qe nuk perdoret nga procesori, ne menyre qe te lirohet hapesira fizike e RAM-it per te perdorur me shume memorie per aplikacionet dhe programet qe jane hapur dhe punohet ne to. Ky proces ndodh automatikisht dhe nuk vihet re nga perdoruesi pothuajse fare.
Por sa eshte limiti i perdorimit te memories virtuale?
Idealja eshte maksimumi dyfishi i memories fizike RAM dmth nqs keni 256 Mb RAM, virtual memory duhet te jete 512 Mb. Nqs vendoset me shume se dyfishi fizik kthehet ne nje proces boomerang me efekte negative pasi nqs ruhet ne memorien virtuale (fizikisht ne harddisk) nje pjese e madhe e programeve,  komunikimi i harddiskut me procesorin me ndermjetes ‘zbrazje’ dhe ‘mbushje’ ne RAM eshte shume me i ngadalte se komunikimi i drejtperdrejte RAM-procesor.
Ne konfigurimin e sakte ndjehet vetem nje ngecje e vogel kur nderrohet aplikacioni (programi) pra kur behet zbrazja dhe mbushja e njerit me tjetrin nga memoria virtuale ne RAM.
Ne rast se tejkalohet kufiri i mesiperm sistemi behet shume i ngadalte si pasoje e komunikimit te vazhdueshem (zbrazjes dhe mbushjesh se memories virtuale ne harddisk)
Ne vijim tregohen hapat per te shkuar tek opsioni i konfigurimit te memories virtuale ne sistemin operues Windows XP.
1.Tabela e meposhtme del duke shtypur butonin e djathte (right click) mbi My computer dhe ne menu Properties.
2.Aty shtypni tab-in Advanced sic tregohet me shigjeten portokalli.
1.11

3. Settings te grupimi i pare ‘Performance’
2a1

4. Te dritarja tjeter zgjidhet opsioni ‘change‘ te virtual memory ne fund te tabeles.

5.  ne fund te tabela e memories virtuale,  zgjidhet ‘custom size‘ dhe vlera fillestare (initial size) vihet e njejte me vleren maksimale (maximum size).
Kjo rekomandohet nga shume faqe zyrtare te lojerave online pasi detyron sistemin ‘njehere e mire’te dedikoje nje memorie konstante per virtual memory pa u ndikuar dinamikisht se sa perdoret momentalisht.

Vlerat ne tabelen e mesiperme jane vene per ilustrim, konkretisht me lart vlera fizike e RAM-it supozohet se eshte 256 Mb.
Kujdes: Ne Nuk mbajme pergjegjesi per ate cfar ndodh ne pc tuaj.

Problemi me fajllat qe nuk fshihen

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012

Shpesh na ndodh qe kur deshirojmë te fshijmë ndonje file apo folder te na shfaqet errori si me poshte.
Error
Nese  ju ndodh te hasni ne errorin e njejtë atehere ndiqni udhëzimet e meposhtme per te zgjidhur nje çështje të tillë.
Zgjidhja:
Unlocker është nje vegel i cili ju nevoitet per fshirjen bartjen, rimertimin e dosjeve,skedarve ( file, folder ) te cilat nuk lejojn te fshihen apo te barten pa e ristartuar sistemin tënd.
Unlocker është plotësisht i lirë dhe gjithmonë do të mbetet i lirë, gjë që do të thotë mund ta përdorni falas për çdo qëllim.
Rekomandohet qe çdo kompjuter personal ta kete te instaluar…

Përdorni Gmail më shkurtesat e tastierës

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012


Duke përdorur shkurtesat e tastierës për Gmail, ju mund ti mbani duart tuaja larg mausit. Më poshtë keni një listë, e cila ju mundëson ti shikoni shkurtesat e tastierës për Gmail.
Veprimi dhe Navigimi
c : krijo mesazh të ri
r : përgjigju
a : përgjigju të gjithave
f : forward
Shift+r : përgjigju në dritare të re
Shift+a : përgjigju të gjithave në dritare të re
Shift+f : forward në dritare të re
e : arkiva
y : fshi etiketën
# : vendos në shportë
! : raporto si spam
+ : shënoje të rëndësishme
- : shënoje të parëndësishme
/ : kërko
s : nyjëtim ylli
z : anulo veprimin e fundit
n : shiko mesazhin e ardhshëm
p : shiko mesazhin e përparmë
? : shfaq shkurtesat e tastierës
Kërcimet
g pastaj i : shkoni tek inboksi
g pastaj t : shkoni tek mesazhet e dërguara
g pastaj d : shkoni tek draftet
g pastaj a : shkoni tek të gjitha mesazhet
g pastaj s : shkoni tek mesazhet fillestare
g pastaj l : shkoni tek etiketat
g pastaj c : shkoni tek kontaktet
g pastaj k : shkoni tek detyrat
Selektimi i E-mail
* pastaj a : selekto të gjitha e-mailat
* pastaj n : deslekto të gjitha e-mailat
* pastaj r : selekto e-mailin e lexuar
* pastaj u : selekto e-mailin e palexuar
* pastaj s : selekto e-mailin fillestar
* pastaj t : selekto e-mailin jofillestar
Për listën e plotë të shkurtesave të tastierës, shtypni ? brenda Gmailit./Stafi PcTools-AL

Ndani HDD ne dy pjese

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012

Sot do te shikoni se si mund te ndani Hard Diskun ne dy ose me shume pjese.
Lind pyetja: Pse ta ndaj?
Ne nje rast formatimi te kompiutrit, nese kemi vetem Local Disk (C) fshihen te gjitha fotot, videot, muzika, dokumenta etj. Opsionin per ndarien e HDD e ka vete Windows 7 por, per me lehtesi perdorni 
Aomei Partition Assistant Home Edition “free”.
Ky program na lejon te marrim kapacitet te lire nga Disku C dhe te krijojme nje Disk te ri, prsh (Local Disk D). Aty mund te ruani te gjitha dokumentat qe keni.










Procesi vonon pak (varet nga parametrat e kompiutrit: processor, ram etj).
Kujdesnese keni laptop sigurohuni qe eshte i lidhur me korentin qe te mos fiket ne mes te procesit.

Backtrack 4-R2 to USB

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012



Backtrack perdoret shume per te hack-uar wireless, ne kete video-tutorial nuk do ju tregoj se si te hack-oni wireless :P por do shikoni se si te instaloni Backtrack 4-R2 ne nje USB, qe duhet te jete 2GB dhe lart.

Pasi te mbaroni procesin mund te perdorni USB-ne ne cdo kompiuter qe ka Primary Boot USB-ne.

Si të krijoni një account Apple ID [Guida]

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  7/25/2012

Siç e dini edhe ju, tashmë App Store ka mbërritur edhe në vendin tonë dhe tani është e mundur të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet dhe duke vendosur të gjitha të dhënat tona të sakta, nuk do të kemi më nevojë të përdorim adresa fallso të vendeve të tjera europiane. Edhe ato që kanë dëshirë të blejnë aplikacioni në App Store, tani do të kenë mundësinë të përdorin kartat e kreditit shqiptare, gjë që nuk ishte e mundur më përpara.

Mbërritje e App Store në Shqipëri mund të duket si pa vlerë për shumë përdorues shqiptarë, sidomos për ato që ndodhen jashtë shtetit, por nuk është ashtu pasi do të ketë shumë avantazhe, duke filluar që nga mundësi e krijimit të një accounti shqiptar që e përmendëm edhe më lart, por edhe seleksionimi i aplikacioneve sipas interesit të publikut shqiptar. Por le të shpjegojmë më mirë se si të krijojmë një account Apple ID duke zgjedhur Shqipërinë si shtet kryesor.

1. Së pari duhet të hapni aplikacionin App Store nga iPhone dhe tek menuja"Featured" të shkoni deri në fund, aty ku shkruan "Sign in", klikoni sipër dhe do ju hapet një dritare si më poshtë. 



2. Klikoni për të krijuar një account të ri Apple ID dhe më pas ndiqni hapat.

3. Këtu vjen pjesa e rëndësishme për ne, zgjedhja e shtetit. Normalisht duhet të zgjedhni "Albania". 


4. Tani duhet të konfirmoni kushtet e pranimit të lloharisë tuaj të re. Shtypni"Agree". 



5. Më mas duhet të vendosni emailin tuaj dhe një password që duhet të jetë minimumi me 8 karaktere dhe shkronja e parë duhet të jetë e madhe dhe passwordi duhet të përmbajë të paktën një numër. Si për shembull: Iphonealbania06



6. Dhe hapi i fundit, më i rëndësishmi. Duhet të vendosni të dhënat e kartës tuaj të krditit, emrin, mbiemrin dhe adresën tuaj të saktë në Shqipëri.


7. Nëse keni bërë çdo gjë në rregull, Apple do ju dërgojë një email ku duhet të konfirmoni llogarinë tuaj që sa po krijuat.


Kjo ishte mënyra e krijimit të një Apple ID direkt nga iPhone. Por nëse nuk keni një kartë krediti, atëherë duhe të regjistruheni direkt nga iTunes, pasi në atë mënyrë është e mundur të krijoni një account edhe pa pasur një kartë krediti.


Në fillim duhet të klikoni tek një aplikacion falas, ti klikoni për ta shkarkuar dhe më pas mund të filloni rregjistrimin. Më pas fusni të dhënat tuaja, dhe tek hapi ku kërkohet karta e kreditit mund të zgjedhni none (asnjë) nëse ju nuk keni një të tillë ose nr e kartës në rast të kundërt. Më pas duhet të vendosni të dhënat tuaja, adresën dhe pastaj të konfirmoni account-in nga emaili që do ju dërgojë Apple. Gjithashu mund të lexoni edhe guidën tonë + video, nëse keni dëshirë të zgjedhni ndonjë shtet tjetër. /iPhoneAlbania 

7/19/12

Si Te Bejme Root ne Samsung Galaxy S2 Complete Tutorial

by Anonymous  |  in Security at  7/19/2012





"Si te kemi Accesse mbi ne gjerat qe nuk kemi te drejte ti ndryshojme"

6/14/12

Galaxy S3 pushton 28 vende te botes.

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/14/2012
Modeli i ri i Samsung për telefonat e mençur Galaxy S3 prej dy ditësh është bërë i disponueshëm në 28 vende të botës, përfshirë tregjet evropiane si Gjermania dhe Britania e Madhe. Galaxy S3 është një telefon Android me një prekje 4.8 inç një kamer prej 8 megapiksel dhe një kamera ballore prej 1.9 megapiksel.
Ai gjithashtu ka sjellë disa risi siç janë gjurmët e lëvizjes së syve duke parandaluar që ekrani të errësohet kur jeni duke parë në drejtim të pajisjes. Samsung Galaxy S III nuk është në dispozicion në SHBA por mediat teknologjike thonë se kjo është vetëm çështje javësh. Deri në Korrik pajisja duhet të jetë në dispozicion në 145 vende të botës dhe në 296 shpërndarës, modeli shihet si një konkurent i fuqishëm i iPhone të kompanisë Apple.

Intel paketon Core i5 në një PC 4 inç

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/14/2012
Intel paketon Core i5 në një PC 4 inç që përmban një proçesor Intel Core i3 Ivy Bridge në një shasi kompjuteri 4×4. Ndërtuesit e çipave e kanë quajtur këtë mini-kompjuter të ri NUC (Next Unit of Computing) ose Njësia Informatike e radhës. Sipas raportimit teknologjik, Intel pret të shohë në treg këta PC të vegjël, në 4 muajt e fundit të këtij viti me një çmim rreth 400$.
Kur ky kompjuter i ri, me paketim sa një libër, do të dalë në treg, do përfshijë në të proçesorët Core i3 2.7GHz. Përdoruesit nuk do mund të përdorin USB 3.0, por do të përdorin të paktën 3 porta USB-je, në një motherboard (njësi qëndrore) të vogël. Gjithashtu, përdoruesit do të kenë një

6/13/12

iPhone i ri me ekran më të madh

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/13/2012

Ekipi nga Wall Street Journal, të cilëve mund t’iu besohet madje dhe kur përcjellin thashetheme, ka bërë të ditur që iPhone i ardhshëm, i cili pritet kah fundi i këtij viti (ndoshta edhe më herët, kah qershori), do të ketë ekran me diagonale të paktën 4 inçë, që do të thotë se ka mundësi që të jetë edhe më i madh.
Me këtë iPhone do t’i bashkohej high-end smartphonëve të prodhuesve të ndryshëm tek të cilët diagonalja e ekrani prej 4 dhe 4,3 inçë tashmë është bërë një fenomen relativisht i shpeshtë, e të mos flasim fare për për Galaxy Note me diagonale prej 5,3”.
Kontratat për prodhimin e ekranit janë lidhur me disa kompani, si LG Display, Sharp dhe Japan Display –

6/3/12

CEO i Apple jep $75M dividente

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/03/2012

9cef6b8ab303a80e100f6a70670049541 CEO i Apple jep $75M dividente
CEO i Apple jep $75M dividente nga kompania e tij. Tim Cook ka hequr dorë nga 75.000.000 $ në dividendë të aksioneve të tij të kufizuara  se kompania është në prokurim për të gjithë punonjësit e saj.
Në paraqitjen në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të enjten, Apple Inc tha se Cook ka kërkuar që njësitë e kufizuara  te tij të aksioneve ti marrë dividendë.

Dividentët që punëtorët e Apple janë duke marrë në sasi është $ 2,65 për tremujorin për çdo njësi të aksioneve të kufizuara që ai kish mbajtur.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.