Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

7/25/12

Çfarë të bëni nëse kompjuteri juaj merr ndonjë virus?

by Anonymous  |  in Security at  7/25/2012





Shumë njerëz mund të kenë probleme me viruse, duke mos arritur që t’i largojnë dhe si zgjidhje të vetme ta përdorin formatizimin e kompjuterit.
Ekzistojnë disa zgjidhje dhe jo vetëm një për këtë.
Microsoft ofron një vegël që mund të ndihmojë në largimin e disa llojeve të caktuar  të softuerëve keqdashës. Kjo vegël ishte Windows Malicious Software Removal Tool, por së fundi Microsoft është duke e ofruar Microsoft Safety Scanner. Ky skanues supozohet që të kontrollojë kompjuterin për ndonjë virus, spajuer dhe ndonjë gjë tjetër të keqe dhe ta largojë atë.
Përdorni Microsoft Security Scanner
Ekzistojnë disa skanues të tjerë të ngjashëm online, por disa mund të ju drejtojnë tek ndonjë shkarkim i cili mund të ketë gjëra keqdashëse dhe ato mund t’i vendos në sistemin tuaj në vend se t’i largojë. Duke e përdorur këtë vegël të ndërmarrjes Microsoft, ju mund të jeni të siguruar që ai dëshiron të largojë çdo gjë keqdashëse nga sistemi juaj.

Instaloni një antivirus
Megjithëse ju mbase i keni instaluar këto përpara se ta bëni mbrojtjen në kohë reale, mund të jetë e nevojshme dhe  e dobishme që të instalohet një antivirus i cili mund të ndihmojë në largimin e maluerëve që tashmë do të mund të jenë duke kryer kërdi në sistemin tuaj. Një antivirus edhe mund të skanojë çdo lloj tjetër të skedarëve që mund të kenë ndonjë virus të heshtur brenda, duke pritur që ju ta aktivizoni. Janë disa antivirusë falas që janë efektiv si AVG, Microsoft Security Essentials dhe Avast. Këto vegla mund të jenë të dobishme për mundësimin  e largimit të viruseve që mund të shkaktojnë ndonjë dëmtim.

Kërkoni në internet për ndonjë zgjidhje të mundshme
Derisa nuk është e këshillueshme që të përdoret interneti kur ju e dini që jeni të infektuar me një  virus (pasi që virusi ka mundësi që të fillojë të dërgojë informacionin që e gjen në sistemin tuaj), ju mund të përdorni një sistem të pastër për të shkuar dhe kërkuar online për virusin që ju mund ta keni (duke u bazuar në simptomat me të cilat po kalon kompjuteri juaj) dhe si ju keni mundësi që ta largoni atë. Me pak fat, ju mund të gjeni një zgjidhje që është testuar dhe vërtetuar se ka funksionuar.
Instaloni sërish Windowsin


E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, riinstalimi ose kalimi në një sistem tjetër operativ si Linux. Nëse virusi ëshë aq i bezdisshëm, lëvizja më e mirë është që të ndihmohet Windowsi që vetë ai t’i shkatërrojë këto zbehtësira. Përpara se të filloni me riinstalimin, mos harroni që t’ua bëni një backup të dhënave tuaja. Para se t’ua bëni backup, skanoni të gjithë skedarët që dëshironi t’i ruani në mënyrë që të mos ruani në backup edhe ndonjë virus nga i cili ju mund të jeni duke dashur të liroheni.
Ky është proces i gjatë dhe i vështirë dhe është shpresa e fundit dhe funksionon çdo herë.
Mos e blini një kompjuter të ri!
Mund të keni hasur në njerëz të cilët mendojnë që nëse kompjuteri i tyre infektohet me një virus, ata duhet që ta heqin qafe kompjuterin e infektuar dhe ta blejnë një të ri. Kjo aspak nuk është e vërtetë, pasi që hardueri ende mund të funksionojë mjaft mirë. Riinstalimi i Windowsit është sikur rirregullimi i sistemit dhe ai lirohet nga viruset në proces.
Përfundimi
Lirimi nga viruset është një gjë nganjëherë e lehtë. Niveli juaj i suksesit për një lirim të këtillë do të ndryshojë varësisht nga vrima që ju arrini ta kapni. Sidoqoftë, ekziston gjithmonë një rrugë për t’u liruar nga virusi. Ne shpresojmë që virusi të mos jetë shumë shkatërrues në të dhënat tuaja. Vetëm mbajeni në mend që kur bëhet fjalë për viruse dhe mbrojtje, është më mirë të jeni të sigurt se sa të ndjeni keqardhje.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.