Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/13/12

iPhone i ri me ekran më të madh

by Anonymous  |  in Mesime | Tutorial at  6/13/2012


Ekipi nga Wall Street Journal, të cilëve mund t’iu besohet madje dhe kur përcjellin thashetheme, ka bërë të ditur që iPhone i ardhshëm, i cili pritet kah fundi i këtij viti (ndoshta edhe më herët, kah qershori), do të ketë ekran me diagonale të paktën 4 inçë, që do të thotë se ka mundësi që të jetë edhe më i madh.
Me këtë iPhone do t’i bashkohej high-end smartphonëve të prodhuesve të ndryshëm tek të cilët diagonalja e ekrani prej 4 dhe 4,3 inçë tashmë është bërë një fenomen relativisht i shpeshtë, e të mos flasim fare për për Galaxy Note me diagonale prej 5,3”.
Kontratat për prodhimin e ekranit janë lidhur me disa kompani, si LG Display, Sharp dhe Japan Display –
kompani kjo e cila përbëhet nga investimet e përbashkëta të Sony, Toshiba, Hitachi dhe qeverisë japoneze.
Përveç ekranit më të madh pritet që iPhone i ri do të sjellë edhe dizajn të jashtëm krejt të ri, ndërsa Apple prej tij pret rezultate edhe më të mira se të produkteve tjera.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.