Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­
Showing posts with label Cel | Info. Show all posts
Showing posts with label Cel | Info. Show all posts

11/29/13

Ja se si ta bëni iPhone-in t’iu njohë më mirë gishtin

by ADM  |  in Info at  11/29/2013
iphon fingerSensori i njohjes së gjurmëve të gishtave në iPhone 5S, Touch ID, nuk është perfekt.
Një pjesë e njerëzve kanë probleme herë pas here me të dhe iu duhet ta skanojnë disa herë gishtin para se ta zhbllokojnë telefonin.
Apple ka menduar të ofrojë pesë vende të ndryshme në kujtesën e telefonit ku ruhen shenjat e gishtave.
Në vend që të shtoni të pesë gishtat për secilin prej tyre, regjistroni njërin disa herë. Timothy Stenovec nga Huffington Post shkruan: “Mendova se nëse do të kisha disa skanime të ndryshme të të njëjtit gisht (gishti i madh), mund të ishte zgjidhje më e mirë sesa të regjistroja të gjithë gishtat. Kështu, regjistrova gishtin edhe dy herë të tjera. Rezultati ishte fantastik: Touch ID tashmë punon më mirë se më parë, me një saktësi prej rreth 90%.” (PCTools | AL)

Samsung Galaxy S5 mund të prezantohet në fillim të vitit 2014

by ADM  |  in Info at  11/29/2013
Samsung ka raportuar së fundmi se shitjet e smartfonit Glaxy S4 kanë pësuar rënie duke mos arritur kështu pritshmëritë e kompanisë për vititn 2013.
Ndoshta kjo mund të jetë edhe një prej arsyeve pse Samsung ka vendosur të përshpejtojë lançimin e Galaxy S5. Sipas ETNews.com ka mundësi që kompania të prezantojë këtë smartfon 1 muaj më herët nga sa pritej.
Duke marrë parasysh se modeli Galaxy S4 është prezantuar në mars të këtij viti mund të presim që eventi i lançimit të S5 të jetë në muajin shkurt të vitit 2014 dhe më pas në muajin mars do të jetë gati për t’u hedhur në treg. Kjo nuk do të ishte shumë e çuditshme duke qenë se dhe vetë Galaxy S4 është prezantuar para se lançimi i S3 të kishte arritur në 1 vit.
Në qoftë se muaji shkurt është periudha e mundshme e lançimit, atëherë direkt mund të bëjmë lidhjen me Kongresin e Botës Mobile (MWC), eventi i teknologjisë mobile i cili organizohet më 24 shkurt të vitit 2014.
Zakonisht Samsung ka dëshirë të organizoje evente speciale lançimi, për shembull S4 debutoi 2 javë pas mbylljes së MWC. Ndoshta këtë herë kompania do t’a prezantojë modelin e ri 2 javë para MWC.
ETNews.com ka zbuluar edhe disa prej parametrave të Galaxy S5. Ashtu si është përfolur edhe më parë, të paktën një prej modeleve të S5 do të ketë proçesor 64-bit, ndërsa disa versione të tjera mund të ofrohen me proçesor Qualcomm Snapdragon (ndoshta Snapdragon 805).
Kamera e smartfonit do të jetë 16 megapiksel dhe ka mundësi që të ofrohen dy modele: Një prej modeleve do të ofrohet me kapak metali dhe ekran fleksibël, ndërsa tjetri do të jetë prej plastike dhe me ekran Super AMOLED.
Para pak kohësh është njoftuar se Samsung mund të lançojë në muajin mars një smartfon me ekran fleksibël të quajtur Galaxy F.
Ndoshta kjo pajisje mund të jetë një prej varianteve të modelit S5 pasi Samsung gjithnjë ka dëshirë të eksperimentojë me variacione të ndryshme të smartfonit lider. (PCTools | AL)

Shërbimi Mega tani me aplikacion për iPhone

by ADM  |  in Info at  11/29/2013
megaTani që shërbimi për ngarkesë në cloud i Kim Dotcom, Mega,është në dispozicion për publikun, ky shërbim më në fund ka fituar mundësinë që të jetë pjesë e tregut të aplikacioneve për iOS.
Aplikacioni i ri përfshin shumë veçori të njëjta sikur versioni i tij për Android, që ka qenë në dispozicion për këtë sistem operativ më tepër se katër muaj, duke përfshirë vëzhgimin e skedarëve dhe lehtësinë në shkëmbim.
Për momentin ky aplikacion nuk ka mundësi të bëjë sinkronizimin automatik të kamerës, por kjo pritet të vijë në të ardhmen, së bashku me versionin e këtij aplikacioni për iPad.
Çfarë ka tjetër të re për shërbimin Mega? Është në drejtim të lëshimit të mjetit Sync për Windows, Mac dhe Linux në javët e ardhshme, duke marrë më tepër kohë që të përqendrohet në shtim të veçorive të reja të sigurisë dhe dërgimit të porosisë në shërbimin cloud në vitin e ardhshëm. (PCTools | AL)

Geeksphone prezanton Revolution, smartfon që mund të funksionojë me Android dhe Firefox OS

by ADM  |  in Info at  11/29/2013
timthumb.php (400×304)Geeksphone, kompania e parë që hodhi në treg smartfonin me sistem operativ Firefox OS, ka njoftuar se së shpejti do të lançojë një produkt shumë cilësor të quajtur Revolution.
Kompania nuk ka pranuar të publikojë detaje të këtij smartfoni, por është e sigurt që do të funksionojë me sistem Android ose me sistemin operativ mobil të krijuar nga Mozilla. Përdoruesit e avancuar do të kenë gjithashtu mundësi të instalojnë Firefox OS si ROM në një version të sistemit Android.
Geeksphone ka deklaruar se bëhet fjalë për një smartfon premium të pajisur me një proçesor të cilësisë së lartë. “Ne do të revolucionarizojmë përsëri botën e rrjetit mobil. Jemi të bindur se do të surprizojmë këdo me performancën dhe çmimin konkurrues të kësaj pajisjeje.” – tha Javier Agüera, bashkëthemelues i kompanisë.
Sipas informacioneve të publikuara në blogun e kompanisë, zbulohet se të gjithë ata konsumatorë që kanë para-porositur smartfonin Peak+, versioni i përmirësuar i smartfonit Peak me sistemin origjinal Firefox OS, do të pajisen automatikisht me pajisjen e re Revolution pasi Geeksphone ka hasur vështirësi në hedhjen në treg të këtij produkti.
Kompania ka lançuar edhe një faqe që i dedikohet smartfonit Revolution http://www.geeksphone.com/revolution/, por aktualisht në të nuk ka shumë informacione.
Megjithatë është e sigurt se aftësia potenciale e Revolution për të funksionuar me dy sisteme operative e bën këtë pajisje një mjet unik për zhvilluesit. (PCTools | AL)

Android 4.4 KitKat mbërrin në Nexus One përgjatë ROM-it të posaçëm

by ADM  |  in Info at  11/29/2013
nexus-one-gets-kitkat (1)Nëse jeni duke përdorur një Nexus One, por jeni “xheloz” sa i përket të gjitha pajisjeve të reja që përdorin sistemin KitKat, atëherë jeni me fat.
Anëtarët e forumeve të famshme XDA Developer kanë hakuar së bashku një ROM të posaçëm të Android 4.4 për pajisjen që ka dalë para tre viteve.
Nuk është befasi që ndërtimi i sapo-paraqitur mund të ketë disa probleme; mund të jetë i prekshëm ndaj një gabimi “bootloop” dhe çalon sa i përket funksionimit me kapje të pamjeve të ekranit.
As kamera nuk punon mjaft mirë, por mund të jeni të lumtur që përdorni KitKat në Nexus One. (PCTools | AL)

11/26/13

Si të shikoni se cili aplikacion zë më tepër hapësirë në pajisjen tuaj iPhone

by Admin  |  in Info at  11/26/2013
timthumb.php (400×304)Çfarë po ju zë aq shumë hapësirë në diskun tuaj në iPhone ose iPad dhe po iu pamundëson që të shkarkoni dhe instaloni një aplikacion të ri shkëlqyes ose një version të ri të iOS-it? Një panel disi i fshehur tek aplikacioni Settings i iOS-it do t’ju tregojë çdo gjë që mund të keni nevojë të dini për këtë.
Për të parë se çfarë po iu zë tërë hapësirën në diskun tuaj, hapni aplikacionin Settings, shtypni General, më pas shtypni Usage.
Atje, do të shihni një paraqitje se sa hapësirë të diskut keni shpenzuar dhe sa hapësirë është në dispozicion dhe do të merrni një listë për secilin aplikacion dhe hapësirën që ai zë në diskun e pajisjes tuaj dhe të dhëna të tjera përkatëse.
Nëse dëshironi të shihni më tepër veçori, shtypni emrin e aplikacionit në listë: Ju mund ta fshini aplikacionin përgjatë këtij ekrani.
Kjo pamje shfaq vetëm 10 aplikacione që zënë më së tepërmi vend; shkoni poshtë dhe shtypni Show all Apps për të marrë një listë të plotë të aplikacioneve tuaja dhe hapësirën në disk që e përdorin ata.
Në këtë rast, Spotify zë më së tepërmi hapësirë në këtë telefon që e kemi paraqitur; 11.4GB është e zënë me këngë të shkarkuara. Provojeni këtë opsion dhe mbase edhe mund të befasoheni me gjërat që mund t’i zbuloni. (PCTools/AL)

Si të merrni më shumë pëlqime në fotot e Instagram-it?

by Admin  |  in Software at  11/26/2013
instagramDëshironi të merrni më shumë pëlqime në fotot e Instagram-it? Zgjidhni imazhe që kanë një ngjyrë dominante dhe mundësisht me ngjyrën blu, sugjeron firma e marketingut dhe analizave Curalate, në bazë të një kërkimi që ka realizuar duke shqyrtuar foto të ndryshme në Instagram për të bërë një analizë se cilat kanë më tepër shanse për të marrë më shumë pëlqime.
Për shembull, ata kanë arritur në përfundimin se imazhet që kanë një ngjyrim të vetëm pëlqeheshin më shumë, duke pasur 17% pëlqime më tepër se fotot me një shumëllojshmëri ngjyrash në to.
Kjo mbase për arsyen se kur njerëzit shohin foto nga një distancë e vogël, mungesa e kaosit i ndihmon në fakt të përqëndrohen. Ndërkohë, imazhet me dominimin e ngjyrës blu gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato ku dominon ngjyra e kuqe.
Në infografikun e mëposhtëm mund të shihni disa përfundime nga studimi. Një përmbledhje të tyre e gjeni më poshtë:
* Imazhet me më shumë ndriçim gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato në errësirë.
* Imazhet me hapësirë në sfond gjenerojnë 29% pëlqime më tepër se ato pa sfond.
* Imazhet me dominimin e ngjyrës blu gjenerojnë 24% më tepër pëlqime se ato me dominimin e ngjyrës së kuqe.
* Imazhet me një ngjyrë të vetme dominuese gjenerojnë 17% më tepër pëlqime se ato me shumë ngjyra.
* Imazhet me ngjyra më të zbehura gjenerojnë 18% më tepër pëlqime se ato me ngjyra të ndezura.
* Imazhet me nivel më të lartë teksture gjenerojnë 79% më tepër pëlqime se ato pa të.
* Imazhet me njerëz që bëjnë fytyra të çuditshme (si ajo e rosakut) gjenerojnë 1112% pëlqime më tepër se ato të zakonshme.

Ja çfarë ka ndërmend të bëjë Apple në të ardhmen për të lehtësuar përdorimin e iPhone-it

by Admin  |  in Security at  11/26/2013
timthumb.php (400×304)
Një prej risive më të rëndësishme të iPhone 5S ishte padyshim Touch ID, sensori që mundëson kyçjen e telefonit nëpërmjet skanimit të shenjës së gishtit, por mesa duket kjo teknologji ishte vetëm fillimi për Apple.
Një patentë e regjistruar së fundmi zbulon planet e kompanisë lidhur me kthimin e komplet ekranit të smartfonit në një sensor për dallimin e shenjës së gishtit. Në qoftë se bëhet e mundur të dallohet se cilin gisht po përdor përdoruesi për të prekur ekranin atëherë do të krijohen shumë më tepër oportunitete përveç sigurisë.
Kjo teknologji mund të ishte shumë e dobishme tek ikonat e aplikacioneve. Për shembull, nëse lëvizet gishti tregues vertikalisht mbi ekran atëherë mund të lançohet një aplikacion specifik. I njëjti parim mund të përdoret tek edhe tek lojërat duke iu dhënë mundësi zhvilluesve të shtojnë komanda të tjera përveç atyre ekzistuese.
Sigurisht, patenta nuk siguron realizimin e kësaj teknologjie, por edhe sikur të bëhet e mundur përsëri do të duhen disa vite.
Megjithatë, kjo ide ka padyshim shumë potencial. Në të njëjtën patentë detajohen edhe planet mbi modifikimin e butonit kryesor të iPhone-it për të mundësuar gjurmimin e lëvizjes së gishtit apo qëndrimin e tij statik.
Kjo do të thotë se përdoruesit mund të shfletojnë hartat elektronike apo uebfaqet e ndryshme duke lëvizur gishtin në skaj të butonit. Ndërkohë, lëvizja rrotulluese e gishtit mund të shërbejë si komandë për shfletimin ose hapjen e aplikacioneve.
Në qoftë se kjo teknologji realizohet ka të ngjarë që të ofrohet për përdoruesit shumë më shpejt sesa skaneri i shenjës së gishtit në ekran.
Kjo gjë do të tundojë akoma më tepër Apple të eksplorojë me ekranet e mëdhenj duke qenë se përdorimi i smartfonit me një dorë do të jetë më i lehtë se kurrë. (PCTools/AL)

11/25/13

Apple lançon iPhone 5S të zhbllokuar, tashmë funksionon në çdo rrjet GSM

by Admin  |  in Info at  11/25/2013
timthumb.php (400×304)Në qoftë se do të dëshironit një iPhone 5S të zhbllokuar, sot është dita juaj me fat sepse Apple ka njoftuar lançimin e këtij versioni.
Kjo do të thotë se modeli 5S mund të funksionojë me çdo rrjet GSM madje, mund të blihet pa kartë SIM ose me kartë T-Mobile.
Në SHBA, T-Mobile dhe AT&T janë të vetmet rrjete telekomunikacioni që funksionojnë me iPhone-ët e zhbllokuar , por në qoftë se keni në plan të udhëtoni në Europë apo në vende të tjera të botës, pothuajse të gjitha kompanitë celulare operojnë me rrjete GSM dhe do t’a keni shumë të lehtë që të blini një kartë tjetër SIM për t’a përdorur gjatë udhëtimit.
Sigurisht kostoja e iPhone-it të zhbllokuar do të jetë akoma më e lartë (rreth 200 $ më tepër). Modeli 16 GB do të kushtojë 650 $, modeli 32 GB do të kushtojë 750 $, ndërsa modeli 64 GB do të kushtojë 850 $.
Kohëzgjatja e dërgesës së iPhone 5S të zhbllokuar varion nga 1 deri në 2 javë. Në qoftë se nuk blihet numër me kontratë dërgesa shkurtohet deri në 3 ose 5 ditë. Kohëzgjatja nuk do të ndikohet nga ngjyra e përzgjedhur për iPhone 5S përfshirë këtu edhe ngjyrën e artë.
Sigurisht, Apple ofron edhe modele të tjera iPhone-ësh të zhbllokuar madje, iPhone 5C ka qenë i disponueshëm që në momentin e lançimit në muajin shtator. Po kështu edhe modelet iPhone 5 apo 4S ofrohen të zhbllokuar nga Apple.

Amazon po punon për tabletin e ri me rezolucion të lartë, Kindle Paperwhite

by Admin  |  in Info at  11/25/2013
timthumb.php (400×304)
Pas më pak se dy muaj që kur e zbuloi një Kindle Paperwhite të ri, kompania Amazon tha që do të ketë një rifreskim tjetër në treg për vitin e ardhshëm.
Duke poseduar një ekran me rezolucion të lartë prej 300 piksellëve për inç, Kindle Paperwhite i ri pritet të lëshohet në gjysmën e dytë të vitit 2014, raporton TechCrunch.
Ekrani i ri do të vendos ndërmarrjen Amazon në një nivel teknik me Kobo Aura HD 265ppi, që më parë mburrej për paraqitjen në rezolucion të lartë që ishte në dispozicion në një lexues elektronik. Kindle Paperwhite u lëshua në tetor dhe ka një ekran 212ppi.
Përveç ekranit të përmirësuar, modeli i ri do të përfaqësojë Kindle HDX dhe do të jetë më i lehtë në masë se as modeli i tanishëm.
Disa përmirësime harduerike përbëjnë një paraqitje që është rrafshuar me panelin e përparshëm në vend të atij të mënjanuar prapa, raportoi TechCrunch, që tha se ka hulumtuar një prototip të pajisjes. Amazon do të shpërngulet nga plastika tek një xham që nuk ka shkëlqim, për modelin e ri, raportoi faqja e lajmeve të teknologjisë.
Nuk ka përditësime madhore softuerike të planifikuara për modelin e ri, por Amazon thuhet që është duke zhvilluar një lloj të shkronjave të dizajnuar posaçërisht për pajisjen.
Ndërmarrja është raportuar që edhe është duke punuar në një opsion që do t’ia mundësojë tekstit që të përfundojë me vizë në fund të rreshtave në vend të një përfaqësimi të anuar nga ana e djathtë.
Amazon prezantoi pajisjen e tanishme Kindle Paperwhite në shtator 2013 si njëra nga treshja e tabletëve të rinj. Pajisja është lexuesi i parë elektronik i Amazon-it që vetë-ndriçohet.

11/22/13

Sony PlayStation4 tani në dispozicion në 32 shtete

by Admin  |  in Info at  11/22/2013
76106.jpg (215×170)Konsoli i video-lojërave PlayStation4 është zyrtarisht në dispozicion për të gjithë adhuruesit e tij. 

PS4 është në dispozicion në 32 shtete, edhe pse disa vende të dukshme, si Japonia, do të duhet të presin deri vitin e ardhshëm për të marrë konsolin e ri. 

Në ditën e parë të tij, vetëm një version i PlayStation 4 është në dispozicion dhe ky është versioni 500GB, i cili përfshin kufje, kabull USB, kabull HDMI, kontrollues DualShock 4 dhe një kupon për rrjetin e PlayStation. 

PlayStation 4 kushton 399 dollarë dhe nuk përfshin kamerën e PlayStation 4, e cila kushton 59,99 dollarë për ata që dëshirojnë për të blerë. 

Lojërat në dispozicion për PS4 përfshijnë Assassin’s Creed IV: Black Flag, NBA 2K14, Battlefield 4, FIFA 14, Madden NFL 25, Need for Speed Rivals dhe NBA LIVE 14. 

Ja sa para fitojnë kompanitë e teknologjisë në një sekondë...

by Admin  |  in Info at  11/22/2013
76142.jpg (215×170)ANGLI -Për të nxjerrë në pah shumën e parave që kompanitë e mëdha të teknologjisë fitojnë, një ueb faqe që ndihmon njerëzit të kursejnë, ka krijuar një grafik interaktiv që tregon saktësisht se sa para fiton çdo kompani në kohë reale. Ueb faqja, e projektuar nga kompania më bazë në Angli, Happier, është gjithashtu interesante, sepse ajo tregon se sa të suksesshme janë kompanitë në krahasim me njëra-tjetrën. 

Krijuesit e pajisjeve celulare Samsung, Apple, Nokia dhe BlackBerry janë të gjitha në këtë listë, po ashtu edhe kompanitë e harduerëve dhe softuerëve si Microsoft, Google, HP, Dell, Foxconn, IBM, Oracle dhe Cisco. 

Facebook është i vetmi rrjet social në listë, duke fituar 230 dollarë në sekondë, dhe Amazon është shitësi i vetëm online dhe fiton 1.996 dollarë. Samsung fiton më shumë, me një sasi të konsiderueshme. Sipas grafikut, firma koreane fiton 6,486 dollarë në një sekondë. Apple është në vendin e dytë, duke fituar 4,539 dollarë për sekondë, me BlackBerry në fund të listës me 205 dollarë për sekondë. grafiku grafiku

Në fakt, BlackBerry, Nokia dhe Facebook rezultojnë kompanitë që fitojnë më pak. Shifrat janë të bazuara në të ardhurat e kompanive për tremujorin e fundit. Sipas grafikut, Microsoft fiton më shumë para sesa Google, 2,331 dollarë krahasuar me 1,873 dollarë. 

Google Adwords njeh Kosovën

by Admin  |  in Info at  11/22/2013
75290_1.jpg (215×170)SHBA - Në rrjetin social “Twitter”, disa përdorues shqiptarë, kanë raportuar se shërbimi më i famshëm i reklamave të Google, Adwords, e ka njohur shtetin e Kosovës, duke e ndarë atë nga Serbia. 

Më pas, mediat në Kosovë ka provuar të krijojnë një reklamë të re në Adwords, dhe në pjesën e zgjedhjes së audiencës së përcaktuar është lejuar zgjedhja e Kosovës si shtet i veçantë, apo si shtet i pavarur në të cilin blerësit e reklamave mund ta postojnë reklamën për biznesin e tyre.. 

Përfaqësuesi i Google për Ballkanin, Darko Dujic, ka deklaruar më parë se Google ka plane për Kosovën, në strategjinë e sa

47% e përdoruesve marin lajme nga Facebook

by Admin  |  in Info at  11/22/2013
76383.jpg (215×170)Ndërsa disa nga burimet e lajmeve janë të mbushura me përditësime, më pak se gjysma e përdoruesve të Facebook thonë se ata përdorin platformën sociale për të marrë lajme.
 
Rrjeti më i popullarizuar shoqëror për marrjen e lajme është Reddit, ku 62% e përdoruesve thonë se ata marrin lajmet nga ky rrjet. Burim më pak popullor është Pinterest, ku vetëm 3% e përdoruesve thonë se ata marrin lajmet aty.
 
Grafiku i Statista më poshtë tregon përqindjen e përdoruesve të 11 rrjeteve kryesore sociale të cilët raportojnë marrjen e lajme nga platformat përkatëse. 

Ndryshimi midis rrjeteve 3G dhe 4G

by Admin  |  in Info at  11/22/2013
1384178883-3G.jpg (240×180)Me zhvillimin dhe përhapjen e fuqishme të smartfonëve termat 3G dhe 4G janë bërë shumë të njohur për përdoruesit, por ku qëndron ndryshimi midis tyre? Ndryshimi primar midis rrjeteve 3G dhe 4G është tepër i thjeshtë. Shkronja “G” është shkurtimi fjalës gjeneratë (Generation) që do të thotë se 3G dhe 4G përfaqësojnë gjeneratën e tretë dhe të katërt të internetit të brezit të gjerë (broadband) për pajisjet mobile.

Si rregull, në qoftë se marrim parasysh një kompani të vetme telekomunikacioni, lidhja 4G është më e shpejtë sesa lidhja 3G. Megjithatë kjo nuk nënkupton me patjetër se rrjeti 4G i një kompanie telekomunikacioni është më i shpejtë sesa rrjeti 3G i një kompanie tjetër.

Që një rrjet të cilësohet si 3G duhet që të përmbushë disa standarde teknike në lidhje me shpejtësinë, besueshmërinë dhe transferimi i të dhënave duhet të jetë të paktën 200 kilobit/sekondë. Rrjetet e para që përmbushnin këtë standard janë ndërtuar në SHBA në vitin 2003 dhe më pas me kalimin kohës dhe me përhapjen e gjerë të smartfonëve kërkesa për aksesimin e një broadband-i më të shpejtë pësoi një rritje të konsiderueshme. Kjo bëri që brenda pak vitesh standardi të përmirësohej dhe në ditët e sotme është arritur që këto rrjete të jenë shumë më të shpejta se 200 kbps.

Që një rrjet të cilësohet si 4G duhet që transferimi i të dhënave të jetë të paktën 100 megabit/sekondë për komunikimin në lëvizje të shpejtë (përdorues në makina, trena etj…) dhe të paktën 1 Gigabit/sekondë për komunikimin në lëvizje të ngadaltë (përdoruesi duke ecur ose i ulur). Rrjetet 4G ndryshojnë nga njëri-tjetri, disa prej tyre janë më të shpejtë dhe më të përdorur se të tjerët. Ndër llojet e rrjeteve 4G mund të përmendim LTE, WiMAX dhe HSPA+, por LTE është padyshim rrjeti më i përdorur nga kompanitë e telekomunikacionit në SH.B.A.

Vlen të theksohet se për çdo gjeneratë të re broadband-i pa kabëll (wireless), kompania e telekomunikacionit duhet të investojë për një infrastrukturë të re, ndërsa përdoruesi duhet të disponojë një telefon që mund të marrë dhe të dërgojë sinjale nëpërmjet kësaj infrastrukture të ndryshuar. Një smartfon 3G nuk mund të komunikojë nëpërmjet rrjetit 4G ndërsa e anasjellta është e mundur.

Kur ia vlen të përdorim një smartfon 3G? Po një smartfon 4G?

- Në rast se zona ku jetoni nuk ofron mbulim të rrjetit 4G atëherë nuk është e këshillueshme që të blini një smartfon 4G. Në qoftë se ju prisni që kjo teknologji të ofrohet së shpejti edhe në vendin tuaj, do të ishte mire të përfitonit nga avantazhet e saj.

- Në qoftë se përdorni shpesh aplikacione të tilla që kanë nevojë për një sasi shumë të madhe të dhënash si p.sh YouTube do të ishte mirë të përzgjidhnit përdorimin e 4G për një eksperiencë më të kënaqshme.

Në të kundërt nuk keni pse të blini një smartfon 4G pasi aplikacionet bazë si GPS, parashikimi i motit, posta elektronike apo rrjetet sociale funksionojnë shumë mirë edhe me rrjetin 3G.

- Në qoftë se është primare për ju që të blini një prej modeleve më të fundit të smartfonëve (Samsung Galaxy S3, S4, iPhone 5) atëherë është e sigurt që do të jetë një smartfon 4G pasi ky rrjet po përdoret gjithnjë e më tepër.

Nje shqiptar ka programuar lojen e re per Facebook dhe Android

by Admin  |  in Info at  11/22/2013
1384333897-loje_android.jpg (240×180)Një kuiz për gjeografinë, në formën e një loje, vjen falas për të gjithë përdoruesit e androideve. Krijuesi i tij është Arian Nace nga qyteti i Korcës, student për inxhinieri informatike në vitin e dytë master në ‘La Sapienca’, Romë. Ai ka arritur të krijojë i vetëm një lojë mjaft interesante, për të cilën ende po punon për të krijuar një ‘flash reader’ në mënyrë që loja shumë shpejt të luhet edhe nga Facebook-u. Jo vetem puna është e tija, por edhe ideja për lojën dhe programimi praktik.

10/28/13

Micromax Canvas Turbo së shpejti edhe në Evropë

by Admin  |  in Info at  10/28/2013

micromax-canvas-turbo-s-euml-shpejti-edhe-n-euml-evrop-euml_hd.jpg (640×360)Prodhuesi më i madh indian i telefonave të mençur – Micromax është emër i panjohur për tregun global të telefonave mobil, edhe pse ky prodhues i madh tashmë pozicionohet në vendin e dytë në tregun indian, menjëherë pas liderit global të telefonave, kompanisë Samsung.


Modeli më i ri i telefonit të kompanisë indiane është telefoni me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 5 inç në Full HD, të cilin kompania e ka lëshuar me emrin Micromax Canvas Turbo. 
Ky model sjell procesorin e fuqishëm quad-core të MediaTek MT6589T me 1,5 GHz, procesorin grafik PowerVR SGX544, 2GB memorie dhe 16GB memorie të brendshme.
Nga ana e pasme, Micromax Canvas Turbo posedon kamerën e pasme me 13 mega-piksel, dhe atë të përparmen me 5 mega-piksel.
Bateria e këtij modeli vjen me 2000 mAh, ndërsa sistemi operativ i telefonit është Android 4.1.2. Çmimi i këtij telefoni në Indi është 325 dollarë, dhe së shpejti Micromax ka thënë se këtë model do ta sjell edhe në tregun evropian.

Samsung të prezantojë edhe Galaxy S4 Active Mini

by Admin  |  in Info at  10/28/2013

samsung-t-euml-prezantoj-euml-edhe-galaxy-s4-active-mini_hd.jpg (640×360)Me sa duket, Samsung do të lëshojë edhe një version të ri dhe minimal të telefonit të saj Galaxy S4 Active, të cilin thuhet se kompania jug-koreane do ta quajë Samsung Galaxy S4 Active Mini.



Një model i ri i telefonit të Samsung me numër GT-I8580 është shfaqur në krahasimet e GFXBench, mirëpo ky model i koduar thuhet se do të jetë Samsung Galaxy S4 Active Mini.
Galaxy S4 Active Mini besohet se do të përfshijë ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonalen prej 4.65 inç, ndërsa versioni origjinal i pajisjes vjen me ekran prej 5 inç në formatin HD display, por versioni minimal i telefonit të ri të Samsung do të ketë 800 x 480 piksel.
Karakteristikat e tjera të Samsung Galaxy S4 Active Mini përfshijnë edhe procesorin dual core processor me 1.2GHz, plus 1GB RAM dhe Adreno 3.5 GPU.
Samsung Galaxy S4 Active Mini gjithashtu do të përmbajë edhe dy kamera – atë të përparmen me 0.3 mega-piksel për video komunikim, dhe të pasmen me 5 mega-piksel për foto dhe video.
Samsung Galaxy S4 Active përmbush edhe standardet e IP67 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit, ndërsa telefoni mund të qëndrojë në ujë deri në 30 minuta. 

LG fillon prodhimin në masë të ekraneve elastike OLED

by Admin  |  in Info at  10/28/2013

LG fillon prodhimin në masë të ekraneve elastike OLEDLG ka konfirmuar se ka hyrë në fazën e prodhimit në masë të ekraneve elastike OLED për telefonat inteligjentë. Madhësia e ekraneve elastike do të shkojë deri në 6-inç dhe mund të përdoret në telefona që mundësojnë dizajne të ndryshme.


Kohët e fundit është raportuar, se LG po konsideron një ekran elastik OLED për një telefon të ardhshëm inteligjent, LG Z, por nuk ka pasur asnjë përmendje të pajisjes. Në këtë kohë, kompania ka zbuluar vetëm se ajo është në gjendje për ta bërë teknologjinë e nevojshme në sasi të mëdha, por ka lënë të kuptohet se pajisjet e veta me ekrane elastike mund të zbulohen vitin e ardhshëm.

“LG Display është duke filluar një epokë të re me ekranet elastike për telefonat inteligjentë me teknologjinë e saj të avancuar,” tha Dr Sang Deog Yeo, zëvendës president dhe shefi i teknologjisë i LG Display.

“Tregu i ekraneve elastike pritet të rritet më shpejt, pasi kjo teknologji pritet të zgjerohet më tej në aplikime të ndryshme, duke përfshirë ekranet në makina, tabletë dhe pajisje që vishen. Qëllimi ynë është për të kryesuar në tregun e ekraneve elastike, duke futur produkte të reja me performancë të zgjeruar dhe dizajne të diferencuara vitin e ardhshëm.”

Për të krijuar një ekran elastik, LG Display ndërton panelin OLED në shtresa plastike dhe jo xhami. Paneli është gjithashtu vetëm 0.44mm i hollë dhe peshon vetëm 7.2g. 

Nokia hedh në treg tabletat Lumia 2520

by Admin  |  in Info at  10/28/2013

Nokia hedh në treg tabletat Lumia 2520FINLANDË-Nokia do të konkurojë në treg me një produkt të ri Tabletat e biznesit. Kompania njoftoi hedhjen në treg të  Lumia 2520 të martën në një konferencë shtypi në Abu Dabi.



Nokia Lumia 2520” ka ekran prej 10 polësh, operon me Ëindoës RT 8.1, ka lidhje 4G Lte, që e diferencon nga Surface i Microsoft dhe e vendos në konkurencë të drejpërdrejtë me iPad të Apple dhe Galaxy Tab dhe Galaxy Note të Samsung, jetëgjatësi të baterisë rekord prej 10 orësh si dhe mundësi karikimi sipas dëshirës nëpërmjet sistemit “Fast Charge”, që për rreth 60 min bën që bateria të arrijë në 80 për qind.

Tableti i prezantuar sigurisht ishte risia më e madhe e Nokia, por jo e vetmja. Kompania finlandeze prezantoi gjithashtu edhe “phablet”-et e saj, “Nokia Lumia 1520” dhe “Lumia 1320” dy hibridë prej 6 polësh mes telefonit dhe tabletit. Të dy produktet kanë procesorë të fuqishëm dhe janë të pajisur me një kamera prej 20 megapixel.

Lumia 2520 tabletë do të kushtojë 499 dollarë.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.