Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

11/22/13

Ndryshimi midis rrjeteve 3G dhe 4G

by Admin  |  in Info at  11/22/2013

1384178883-3G.jpg (240×180)Me zhvillimin dhe përhapjen e fuqishme të smartfonëve termat 3G dhe 4G janë bërë shumë të njohur për përdoruesit, por ku qëndron ndryshimi midis tyre? Ndryshimi primar midis rrjeteve 3G dhe 4G është tepër i thjeshtë. Shkronja “G” është shkurtimi fjalës gjeneratë (Generation) që do të thotë se 3G dhe 4G përfaqësojnë gjeneratën e tretë dhe të katërt të internetit të brezit të gjerë (broadband) për pajisjet mobile.

Si rregull, në qoftë se marrim parasysh një kompani të vetme telekomunikacioni, lidhja 4G është më e shpejtë sesa lidhja 3G. Megjithatë kjo nuk nënkupton me patjetër se rrjeti 4G i një kompanie telekomunikacioni është më i shpejtë sesa rrjeti 3G i një kompanie tjetër.

Që një rrjet të cilësohet si 3G duhet që të përmbushë disa standarde teknike në lidhje me shpejtësinë, besueshmërinë dhe transferimi i të dhënave duhet të jetë të paktën 200 kilobit/sekondë. Rrjetet e para që përmbushnin këtë standard janë ndërtuar në SHBA në vitin 2003 dhe më pas me kalimin kohës dhe me përhapjen e gjerë të smartfonëve kërkesa për aksesimin e një broadband-i më të shpejtë pësoi një rritje të konsiderueshme. Kjo bëri që brenda pak vitesh standardi të përmirësohej dhe në ditët e sotme është arritur që këto rrjete të jenë shumë më të shpejta se 200 kbps.

Që një rrjet të cilësohet si 4G duhet që transferimi i të dhënave të jetë të paktën 100 megabit/sekondë për komunikimin në lëvizje të shpejtë (përdorues në makina, trena etj…) dhe të paktën 1 Gigabit/sekondë për komunikimin në lëvizje të ngadaltë (përdoruesi duke ecur ose i ulur). Rrjetet 4G ndryshojnë nga njëri-tjetri, disa prej tyre janë më të shpejtë dhe më të përdorur se të tjerët. Ndër llojet e rrjeteve 4G mund të përmendim LTE, WiMAX dhe HSPA+, por LTE është padyshim rrjeti më i përdorur nga kompanitë e telekomunikacionit në SH.B.A.

Vlen të theksohet se për çdo gjeneratë të re broadband-i pa kabëll (wireless), kompania e telekomunikacionit duhet të investojë për një infrastrukturë të re, ndërsa përdoruesi duhet të disponojë një telefon që mund të marrë dhe të dërgojë sinjale nëpërmjet kësaj infrastrukture të ndryshuar. Një smartfon 3G nuk mund të komunikojë nëpërmjet rrjetit 4G ndërsa e anasjellta është e mundur.

Kur ia vlen të përdorim një smartfon 3G? Po një smartfon 4G?

- Në rast se zona ku jetoni nuk ofron mbulim të rrjetit 4G atëherë nuk është e këshillueshme që të blini një smartfon 4G. Në qoftë se ju prisni që kjo teknologji të ofrohet së shpejti edhe në vendin tuaj, do të ishte mire të përfitonit nga avantazhet e saj.

- Në qoftë se përdorni shpesh aplikacione të tilla që kanë nevojë për një sasi shumë të madhe të dhënash si p.sh YouTube do të ishte mirë të përzgjidhnit përdorimin e 4G për një eksperiencë më të kënaqshme.

Në të kundërt nuk keni pse të blini një smartfon 4G pasi aplikacionet bazë si GPS, parashikimi i motit, posta elektronike apo rrjetet sociale funksionojnë shumë mirë edhe me rrjetin 3G.

- Në qoftë se është primare për ju që të blini një prej modeleve më të fundit të smartfonëve (Samsung Galaxy S3, S4, iPhone 5) atëherë është e sigurt që do të jetë një smartfon 4G pasi ky rrjet po përdoret gjithnjë e më tepër.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.