FINLANDË-Nokia do të konkurojë në treg me një produkt të ri Tabletat e biznesit. Kompania njoftoi hedhjen në treg të Lumia 2520 të martën në një konferencë shtypi në Abu Dabi.Nokia Lumia 2520” ka ekran prej 10 polësh, operon me Ëindoës RT 8.1, ka lidhje 4G Lte, që e diferencon nga Surface i Microsoft dhe e vendos në konkurencë të drejpërdrejtë me iPad të Apple dhe Galaxy Tab dhe Galaxy Note të Samsung, jetëgjatësi të baterisë rekord prej 10 orësh si dhe mundësi karikimi sipas dëshirës nëpërmjet sistemit “Fast Charge”, që për rreth 60 min bën që bateria të arrijë në 80 për qind. Tableti i prezantuar sigurisht ishte risia më e madhe e Nokia, por jo e vetmja. Kompania finlandeze prezantoi gjithashtu edhe “phablet”-et e saj, “Nokia Lumia 1520” dhe “Lumia 1320” dy hibridë prej 6 polësh mes telefonit dhe tabletit. Të dy produktet kanë procesorë të fuqishëm dhe janë të pajisur me një kamera prej 20 megapixel. Lumia 2520 tabletë do të kushtojë 499 dollarë. |

0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.