Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/15/14

Viber shitet për 900 milionë, operonte me humbje të mëdha

by Admin  |  in Info at  2/15/2014

Gjatë ditës së djeshme është bërë publk lajmi se aplikacioni i famshëm i mesazheve Viber është blerë nga kompania e njohur japoneze Rakuten, e cila merret me tregtinë online.
Marrëveshja për blerjen e Viber në vlerë prej 900 milionë dollarëve sapo është konfirmuar nga Rakuten, dhe pasi që kjo e fundit është e regjistruar në berzë, është e obliguar që të jap shifrat e sakta të numrit të përdoruesve të Viber.

Tani është bërë e ditur se Viber ka mbi 100 milionë përdorues aktiv mujor, nga totali i 280 milionë përdoruesve të saj, të cilët janë të regjistruar nga gjitha vendet e botës.

Por numri i 100 milionë përdoruesve aktiv të Viber është më i vogël sesa ai i përdoruesve të WhatsApp, aplikacionit i cili tashmë ka 430 milionë përdorues. Rivalitet të madh sjellin edhe shërbimet tjera të ngjashme, si WeChat, e cila ka 270 milionë përdorues aktiv mujor, edhe pse askush nuk e di se sa prej atyre janë jashtë vendit të saj të origjinës, Kinës.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.