Gjatë tetorit të këtij viti, Samsung ka planifikuar të debutojë me një telefon të mençur i cili do të jetë i veçantë për shkak të ekranit të lakueshëm, thuhet në njoftimin e kompanisë, të lëshuar sot gjatë ditës.
Drejtori i Samsung për biznesin mobil, D.J. Lee e ka dhënë këtë informacion në ngjarjen e kompanisë së Seul, në të cilën kompania e ka prezantuar modelin e ri të fabletit - Galaxy Note 3.
Megjithatë, Samsung nuk e ka dhënë asnjë detaj tjetër lidhur me këtë model të ri të telefonit, pa përjashtuar këtu edhe emrin e pajisjes, për të cilën vetëm ka thënë se do të përmbajë ekranin e lakueshëm në teknologjinë OLED, mirëpo kjo nuk do të thotë se pajisja do të jetë krejtësisht fleksibile.
Së fundmi, Samsung ka prezantuar orën e mençur Galaxy Gear, me ekran të rrafshët prej 1.63-inç në AMOLED, edhe pse besohej se edhe kjo pajisje mobile do të mund të ishte me ekran të lakueshëm.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.