Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

9/22/13

iPhone 5S mund ta hapin macet (Video)

by ADM  |  in Cel | Info at  9/22/2013

Një nga shumë karakteristikat e reja nga smartfoni i Apple, iPhone 5S, sensori për gjurmë të gishtave i quajtur Touch ID, duket se mund të lexohet edhe më shumë, përvec lëkurës së gishtërinjëve të njeriut.
TechCrunch ka provuar t’a hapë smartfonin me dorën e një mace, e cila ka rezultuar me sukses.
Touch ID është raportuar se punon edhe me pjese tjera të lëkurës njerëzore, duke përfshirë pëllëmbën e dorës dhe parakrahun.
Ka disa shqetesime rreth sigurisë së këtij sensori për gjurmë të gishtave, por deri tani nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje të hakerëve rreth ketij sensori. Megjithatë, një grup i hakerëve dhe hulumtues të sigurisë kanë premtuar që do të shpërblejnë hakerin e parë që ndërhynë në këtë sensorë me 13,000 dollarë, më shumë se 800 dollarë me vlerë të Bitcoin, një libër pornografik dhe disa shishe të verës, Tequila, Bourbon dhe Uiski.
Wall Street Journal në një raport javën e kaluar zbuloi se në qoftë se ju e nuk e prekni iPhone 5S për 48 orë rresht, ju nuk do të jeni në gjendje të përdorni skanerin e gjurmës së gishtave. Në vend të kësaj, juve do t’iu duhet të përdorni metodën më tradicionale, me fjalekalim. Njëjta gjë vlen për hapjen e smartfonit pas ristartimit.
Në videon më poshtë mund të shikoni se si hapet iPhone 5S, me anë të dorës së maces./Fish/itm/

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.