Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

9/22/13

HTC i bën konkurence iPhone 5S

by Admin  |  in Cel | Info at  9/22/2013

timthumb.php (599×275)


Sapo është prezantuar hibridi telefon-tablet (phablet) HTC One Max këtë herë me skaner për shenjat e gishtave për të konkurruar në treg me Touch ID të iPhone 5S. Lançimi i HTC One Max me emrin e koduar T6 është përfolur prej kohësh se do të ketë një ekran 5.9 inç duke e bërë atë një konkurrent të denjë edhe ndaj Samsung Galaxy Note 3 dhe Sony Xperia Z përveç iPhone 5S. Kjo pajisje ka një procesor Snapdragon 2.3 GHz dhe RAM 2GB. Përsa i përket parametrave të tjerë mund të themi se disponon një memorie të brendëshme prej 16 GB , një kamera të rrallë Ultrapixel dhe një hapësirë të posaçme për vendosjen e një karte microSD për të shtuar memorien. Përflitet se kompania ka në plan edhe lançimin e një tableti me dizajn të njejtë si HTC One i cili pritet të lançohet në të njejtën kohë me HTC One Max megjithatë nuk është njoftuar ende data zyrtare. (PCWorld Albanian)

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.