Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/1/12

Kamera për Facebook

by Anonymous  |  at  6/01/2012

Aplikacioni mobil më i ri ngaFacebook për iOS ëahtë "facebook camera" që shërben për të postuar fotografitë e shfrytëzuesve në rrjetin socialFacebook.

Ngjashëm si Instagram, për të cilin Facebook shpenzoi 1 miliard dollarë, edhe Camerarendit fotografitë në bazë të kronologjisë, dhe ju mund të shtoni fotografitë direkt ngaaplikacioni, raporton PCWorldAlbanian.

Ky është aplikacioni i tretë që vjen nga Facebook. Messenger ishte i pari që u shfaq në gusht të vitit të kaluar, i pasuar nga aplikacioni Pages që doli në publik javën e kaluar, që u mundëson shfrytëzuesve të Faqeve të kontrollojnë faqet e tyre nga pajisjet celulare.


Kompleksiteti i aplikacioniCamera pasqyron punën e rëndë të Facebook për krijimin e një aplikacioni për shpërndarje të fotografive për të konkurruar meInstagram.

Me Camera ju mund të rrisni fotografitë në ekran të plotë, të lejoni komentimin dhe shpërndarjen, dhe sigurisht, ekzistojnë edhe disa filtra argëtues dhe vegla për editimin e fotografive.

Ajo çfarë e ndryshon Camera nga aplikacioni mobil origjinal i Facebook për shpërndarje fotografish dhe Instagram
, është aftësia për të ngarkuar disa fotografi njëkohësisht kundrejt ngarkimit një nga një.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.