Miliona detaje të kartave të kreditit dhe debitit mund të vidhen nga radiovalët, për shkak të një teknologjie të re të këtij lloji që po vendoset në banka.
Miliona njerëz tani janë në gjendje të blejnë mallrat që duan duke tundur kartën para aparatit, madje edhe nëse karta është ende brenda në çantë apo portofol.
Por ekspertët e industrisë kanë paralajmëruar se informacioni që hidhet “në ajër” nga karta për në aparat, mund të vidhet fare lehtë nga mashtrues që përdorin disa receptorë dore që kushtojnë më pak se dhjetë dollarë në internet.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.