Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/1/12

Në të ardhmen, TV-të të tejdukshme

by Anonymous  |  at  6/01/2012

Teknologjia e quajtur TOLEDtashmë ekziston, por prodhimi i paneleve për pajisjet TV momentalisht nuk është i mundur. Televizori Loew ka ekranin TOLED. E ka dizajnuar Michael Friebe, ndërsa ka qenë në rrethin e ngushtë të garës së iF Concept Design.

“Si i pari i llojit të vet, TV aparati Loewe Invisio sjell risinë teknike, kombinon LCD-në konvencionale dhe teknologjinë më të re TOLED të ekranit. Kjo mundëson krijimin e lëvizjeve të jo të tejdukshme të fotografive me riprodhimin e begatshëm të ngjyrave dhe me kontrast të plotë nga e zeza e plotë deri tek e bardha, shkruan koha.


Kompania Loewe që në vitin 1998 ka prezantuar TV setin e lidhur në internet, para se të kenë ekzistuar iTunes dhe YouTube. Idetë e të punësuarve të kësaj kompanie shpesh bëhen pjesë e pajisjeve të tyre.

Kjo kompani po ashtu në vitin 1931 ka kryer demonstrimin e parë të paraqitjes publike të transmetimit televiziv në botë. Incizuesin e parë me kaseta e kaprezantuar në vitin 1950, ndërsa vidorekorderin e parë në vitin 1961. 

Televizori i parë evropian stereo është prezantuar në vitin 1981. Në vitin 1998 është prezantuar Loewe Xelos @meda, televizori i parë me qasje në internet. Në të njëjtin vit është prezantuar edhe TV i parë me ekran të rrafshët. Ishte ky aparati Loewe Spheros.

Kjo kompani punëson rreth 1.000 njerëz, ndërsa 120 janë inxhinierë dhe teknikë që punojnë në departamente dhe laboratorë të zhvillimit.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.