Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/8/12

Skype për Xbox në përgatitje

by Anonymous  |  at  5/08/2012

Pasi që para ca kohe përmes një konkursi për vend pune morëm vesh se Microsoft po planifikon të sjell Skype-in në web, prapë një konkurs i ngjashëm zbulon se kompania po planifikon të integroj Skypein edhe në Xbox 360.
Në të vërtetë, Microsoft publikoi lajmërimin për vende pune në të cilin kërkohen njerëzit që do të punojnë në zhvillimin e Skypeit për Xbox. Të punësuarit e ri do të punojnë në ekipin e ri Skype Xbox Engineering. Përparësi gjatë punësimit do të jetë përvoja në zhvillimin e aplikacioneve Metro, që supozohet se

dëshmon për natyrën e ndërfaqes së aplikacionit, e puna do të kryhet në Londër.
Skype arrin edhe në Windows Phone, e beta versioni i aplikacionit është në dispozicion qysh nga fundi i shkurtit. Në versionet më të ri të SO të Microsoftit pritet integrimi i Skype në vet sistemin operativ.
Rikujtojmë, Microsoft bleu Skype vitin e kaluar për shumën prej tetë miliard e gjysmë dollarë. Integrimi i këtij sistemi VoIP pritet të bëhet në pjesën më të madhe të platformave të kompanisë të orientuara kah shfrytëzuesit shtëpiak.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.