Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

5/8/12

Si po mposhtet YouTube

by Anonymous  |  at  5/08/2012


YouTube ka përfitime financiare nga publikimi i videove në platformë, megjithatë nuk dëshiron të mbajë asnjë përgjegjësi për përmbajtjen. Grindja bën që përdoruesit gjermanë të platformës të shohin shpesh ekrane të zeza.

Në mosmarrëveshjen për përdorimin e videove muzikore, portali i videove, YouTube humbi përballë Shoqërisë muzikore gjermane të vlerësimit Gema. Gjykata e Landit në Hamburg i dha të drejtë Gemas, e cila kërkoi shuarjen e videove të caktuara, për të cilat kishte skaduar marrëveshja e përdorimit.


Objekt i procesit gjyqësor janë 12 video të zgjedhura si përfaqësuese. Pas këtij vendimi, platforma bijë e Google-t, You Tube duhet të heqë shtatë tituj muzikorë nga oferta e saj. Veç kësaj, YouTube duhet të ketë mendjen në të ardhmen për videot që vihen në platformë dhe në rast ankesash mban përgjegjësi, tha gjykata.
Pra YouTube mban në të ardhmen përgjegjësi ligjore për videot e vendosura në platformë. YouTube-it i duhet të marrë masa të arsyeshme që veprat e mbrojtura me të drejta autori të mos i vërë në dispozicion në të ardhmen.
Synimi i Gemas është që YouTube të heqë dorë në parim krejtësisht nga përdorimi i këtyre veprave në platformën e videove në Gjermani. Shkaku: YouTube vërtet që refuzon cdo mbajtje përgjegjësie për përmbajtjen e ofruar në platformë, por njëkohësisht ka përfitim të konsiderueshëm financiar me tregtimin e përmbajtjes së gjeneruar nga përdoruesit.
Tani nga YouTube kërkohet që videot t’i pajisë me të ashtuquajtura “gjurmë gishtash” si dhe me filtra fjalësh. Gema administron në Gjermani të drejtat e më shumë se dy milionë kompozitorëve, poetëve të teksteve dhe botuesve të veprave muzikore nga Gjermania dhe nga e gjithë bota.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.