Microsoft ka bërë të ditur se “service pack”-u i parë i Office 2013 do të vijë në fillim të vitit të ardhshëm.
Office 2013 Service Pack 1 (SP1) do të ofrohet së bashku me “service pack” për SharePoint dhe Exchange, dy prej shërbimeve server-side më të rëndësishme në mjedisin e Office, u shpreh Chris Schneider, menaxheri i marketingut të skuadrës Office.
Miller tha se përditësimi do të vinte ashtu siç kanë ardhur më parë edhe Office 2010 SP1 dhe Office 2007 SP1, rreth 13 muaj pas lançimit. Microsoft filloi të shiste Office 2013 në fund të janarit 2013.
Duke i qëndruar strikt këtij plani, SP1 duhet të vijë në shkurt 2014. Tradicionalisht, “service packs” për Windows apo Office, por edhe programe të tjera të portofolit të Microsoft-it, kanë qenë koleksione të rregullimeve për çështjet e sigurisë që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit apo rregullime të tjera që lidhen me performancën e programeve.
Por, kjo gjë ka ndryshuar. Microsoft ka sjellë përditësime të rëndësishme, të paktën me Windows-in e fundit (kujtojmë Windows 8.1 në tetor të këtij viti). Në të ishin përfshirë edhe karakteristika të reja, aplikacione të përmirësuara, ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit etj.
Pritet që Microsoft t’i njoftojë konsumatorët një muaj para për lançimin e SP1, në mënyrë që ata të përgatiten për përditësimin, apo që ta bllokojnë atë para se ta testojnë mirë fillimisht. (PCTools | AL)
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.