Samsung pritet të nxjerrë në treg Galaxy Gear, orën inteligjente që po u paraprin konkurrentëve si Google dhe Apple. Gjigandi koreano-jugor i elektronikës po tenton të bëhet gurthemeli i parë në shndërrimin e celularëve smart në një objekt që mund të mbahet në kyçin e dorës.
Siç konfirmohet nga vetë Samsung, dalja e parë është parashikuar për më katër shtator me një eveniment të dyfishtë, njëri në Nju Jork dhe tjetri në Berlin, në panairin më të rëndësishëm të elektronikës në Evropë. Mes funksioneve te kesaj ore eshte edhe aplikacioni misterioz ‘Find my watch’, ndërsa ‘My Apps’ dhe ‘Samsung Apps’ sugjerojnë se objekti do të mund të lejojë edhe shkarkimin e aplikacioneve të tjera.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.