Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/10/13

Rrjedhin pamjet e Samsung Galaxy S4 Zoom

by Anonymous  |  in Cel | Info at  6/10/2013


46Gjatë kësaj fundjave, në internet kanë rrjedhur pamjet e modelit të ri të pajisjes mobile të Samsung, përkatësisht modelit Samsung Galaxy S4 Zoom, i cili duket vetëm nga ana e përparme.
Sipas njoftimeve të fundit, Samsung Galaxy S4 Zoom do të vijë me kamerë me 20 mega-piksel, edhe pse së fundmi është publikuar një fotografi e cila është bërë me këtë pajisje, dhe sipas njoftimeve të ekspertëve rezolucioni i fotografisë është në 20.9 mega-piksel.
Përveç kamerës së fuqishme, Samsung Galaxy S4 Zoom thuhet se do të vijë edhe me lentet f/5.6, ekranin me 4.3 inç në qHD me rezolucion 540 x 960 pikselëve, 16GB memorie të brendshme, si dhe portin për microSD e cila mund ta rrisë memorien e pajisjes në 64GB, ndërsa të përfshira janë edhe lidhjet 802.11 a/b/g/n WiFi, Bluetooth 4.0 LE, A-GPS, dhe Android Jelly Bean.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.