![router.jpg (1280×1024)](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEhPFfEA5yeV1ChIW7nze-B7hKPc_Y233mOO4Fs_sdDirNRLRif75LNmqlk2-EKq0nEijLDkV-rtw_GUqO6ICzYoUQxTRlPOgsT7HQAZPTTwqZuC2-U7lT2pCCYRCqtN2mh2zzfOPrkjaKRq/s400/router.jpg)
Kur te dhenat dergohen nga nje rrjete ne tjetren paketat gjithesesi se do te kalojne permes ruterit i cili edhe u tregon rrugen paketave. Kete pune ruteri e kryen duke kontrolluar IP-ne e destinacionit ne header te cdo pakete dhe duke ju referuar tabeles ku ruhen rutat, e zgjedh rrugen me te mire per t’i percjellur paketat.
Interneti vetvetiu eshte eshte nje rrjete globale qe lidhe miliona rrjeta me te vogla andaj rendesia e ruterit eshte shume e madhe.
Jo te gjithe ruterat jane te njejte pasi qe secili varet nga puna qe e kryen dhe dallojne nga lloji i rrjetes ne rrjete. Ju mund te shihni ndonje paisje dhe te mos kuptoni qe eshte ruter. Cka e definon ruterin nuk eshte forma, ngjyra, madhesia apo prodhuesi, por eshte funksioni i rutimit te paketave ndermjet kompjutereve. Modemi kabllor i cili ruton te dhena ne mes jush dhe furnizuesit tuaj te internetit mund te konsiderohet ruter.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.