Yandex, motori më i madh i kërkimit në Rusi, është duke ecur me hapa të shpejta dhe konkurruese për ta marrë vendin e katërt pas Google, Baidu dhe Yahoo-së.
Yandex ndoshta është një makinë e madhe e kërkimit, për të cilin shumë pak njerëz kanë dëgjuar.
Motori Yandex ka kaluar kuotat e Microsoft, Bing, në kërkimet në internet, thuhet sipas raportit të ri të Search Engine Watch, e cila i ka marrë të dhënat nga ComScore, shkruan korkodili.com.
Në vendin e parë është Google me 117.5 miliardë kërkime, ose 65.2 për qind të tregut global. Pas Google vjen Baidu, motori kinez i kërkimit me 14.5 miliardë kërkime, apo 8.2 për qind të tregut.
Vendin e tretë e ka zënë Yahoo me 8.6 miliardë kërkime, apo 4.9 për qind të tregut, e ndjekur nga Yandex me 4.8 miliardë kërkime, apo 2.8 për qind të tregut.
Megjithatë, Bing nuk mbetet edhe shumë prapa Yandex, pasi motori amerikan ka 4.4 miliardë kërkime, apo 2.5 për qind të tregut.

0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.