Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

12/25/12

Google synon tregun global mobil me “X Phone”

by Anonymous  |  in Cel | Info at  12/25/2012


f.1222194118180_210.jpg (210×210)Google është duke punuar me prodhuesin amerikan të telefonave, kompaninë Motorola, të cilën e ka blerë së fundmi për 12.5 miliardë dollarë, në krijimin e një modeli të ri të telefonit të mençur, të cilin e ka koduar me emrin “X Phone”, thuhet sipas Wall Street Journal.
Sipas raportit të WSJ, thuhet se përmes “X Phone” Google synon që të marrë pjesë të rëndësishme të tregut i cili momentalisht dominohet nga Apple dhe Samsung.
Motorola ka në plan që në “X Phone” të përfshijë edhe softuerin Viewdle, i cili është i ndjeshëm në gjeste dhe fotografi.
Burimet e gazetës thonë se paraqitja e “X Phone” në treg do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, duke e cituar një person i cili është i afërt me çështjen.
Larry Page është zotuar që të jap shumë buxhet në investimet që duhet bërë për promovimin e “X Phone”. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.