Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

10/20/12

Inxhinjerët e Google, më të paguarit

by Anonymous  |  in Security at  10/20/2012


Glassdoor, një faqe për karrierë, ka grumbulluar të dhëna nga 3 milionë raporte pagesash, si dhe intervista nga punëtorët tek më shumë se 210.000 kompani të ndryshme, dhe ka zbuluar se Google ka pagesat më të majme.
inxhinjeret e googles me te paguarit Inxhinjerët e Google, më të paguarit
Bëhet fjalë për inxhinjerat e softuerit, që paga vjetore arrin mesatarisht $128.336. Gjigandi i medias sociale Facebook zë vendin e dytë me mesataren e pagesave vjetore prej $123.626.
Ja dhe një tabelë ku mund të shihen mesataret e pagesave në 15 kompanitë më të mëdha në botë. Vini re se kompanitë janë rradhitur alfabetikisht.
tabela e pagesave vjetore mesatarisht Inxhinjerët e Google, më të paguarit
Sipas ‘Glassdoor’, pagesat e Google u rritën me $13.740 nga viti 2011, kurse ato të Facebook-ut u rriten me $15.882. Një shënjë kjo që tregon se Facebook po përpiqet të konkurojë me Google, për të afruar tek vetvetja inxhinjerët më të mirë.
Për të gjithë inxhinjerat softuerikë, n.q.s keni ndërmend të shkoni të punoni në Amerikë, rajoni i San Francisco Bay ka mesatarisht pagesat më të larta në Amerikë me $107.798 në vit, përsa i përket fushës të teknologjisë dhe degave inxhinjerike. Kurse Minneapolis ka pagesat më të ulëta në Amerikë, vetëm me $75.032.

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.