Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

8/21/12

Ja dokumenti që provon se Samsung ka kopjuar elementë nga iPhone

by Anonymous  |  in Security at  8/21/2012



Në seancën e rradhës midis Samsung dhe Apple, kjo e fundit ka fituar të drejtën për të sjellë në gjykatë një dokument i cili tregon se Samsung ka kopjuar iPhone me qëllim. Ky dokument është marrë nga kompania Koreano jugore dhe kjo tregon pikërisht se si lindi ideja e krijimit të Samsung dhe se si duhet të ishte.

Në qoftë se ky dokument do të vërtetohet atëherë gjëndja për kompaninë Samsung do të keqësohet dhe kjo do të favorizojë Apple. Ky dokument është krijuar nga Product Engineering Team i Samsung dhe në 2010 u krijua për të shpjeguar se si duhet të ishte produkti Samsung për të qënë sa më shumë konkurrent me iPhone e Apple.  Ky dokument në fakt është përkthyer nga gjuha Koreane dhe sic shihet shpjegohet në mënyrë të detajuar çdo element i Samsung GT-i9000, që i bile versioni Galaxy S.

Për çdo element ekipi i ekspertëve shpjegon se si duhet të jetë Samsung Galaxy S për të qënë në nivelen e iPhone. Sigurisht, duket qartë që ato kanë kopjuar çdo element të mundshëm të iPhone. Pra ky dokument vë në pozitë të vështirë Samsung dhe kjo çështje po anon nga ana e Apple. Gjithsesi duhet pritur akti final i kësaj "lufte" midis dy kolosëve të teknologjisë

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.