Yahoo më në fund ka gjetur një zëvëndësim për postin e kryetarit egzekutiv, që mbaheshe nga Ross Levinsohn. Shefja e re që do të mbajë postin më të rëndësishëm tek kompania Yahoo do të jetëMarissa Mayer.
Marissa Mayer ka qënë femra inxhinjere e parë tek Google. Tek Google ajo ka mbajtur postin e drejtimit të shumë serviseve, si ato lokale. Ajo gjithashtu ka drejtuar edhe skuadrën e kërkimit tek Google.
“Ndjehem shumë krenare dhe e lumtur të drejtoj Yahoo-në, një nga destinacionet më të preferuara të internetit për më shumë se 700 miliona përdoruesa. Mezi po pres të punoj me punëtorët e dedikuar të kompanisë për të sjellë produkte inovuese, përmbajtje, dhe eksperiencë të personalizuar për përdoruesit dhe reklamuesit tanë në të gjithë botën.” Këto janë fjalët e para që Marissa Mayer ka thënë zyrtarisht si Kryetarja Egzekutive (CEO) e Yahoo
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.