Mozilla ka prezantuar dje verzionin e ri të shfletuesit shumë popullor, Firefox 14. Ky verzion nuk ka shumë ndryshime të dukshme, ose ndonjë ndryshim në paraqitje. Po ka disa veti të reja që do e përmirësojnë eksperiencën tuaj të kërkimit në ueb.
Ndryshimi më i dukshëm është se tani kërkimet në Google do të jenë të sigurta, me protokollin ‘HTTPS’, në vënd të ‘HTTP’. Kjo do të thotë që kërkimet në internete publike janë tani të sigurta, dhe nuk shihen nga personat e tjerë, siç mund të shiheshin pa ‘S’-në në ‘HTTPS’.
“Google është e vetmja motor kërkimi që lejon Firefox të ‘sigurojë’ kërkimet tuaja, por po punojmë vazhdimisht që edhe motorat e tjerë të kërkimit t’a adoptojnë këtë veti në të ardhmen.” ka thënë Mozilla.
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.