Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/27/12

Windows Store pa pagese

by Anonymous  |  in Security at  6/27/2012



Nga Microsoft kanë publikuar se Windows Store është i hapur. Këtij vendi të centralizuar për marrjen e aplikacioneve mund ti qaseni përmes dje të paraqiturit Consumer Preview të Windows 8.
Në shitore janë në dispozicion Metro aplikacionet e Microsoftit, si dhe aplikacionet e zhvilluesve të tjerë. Gjatë periudhës testuese të punës së Windows Store, pra derisa Consumer Preview të jetë aktual, të gjitha aplikacionet do të jenë pa pagesë. Aplikacionet e caktuara do të jenë në dispozicion në versionet për kompjuterët x86, respektivisht me arkitekturën ARM, ndërsa vet sistemi do të përkujdeset për
shkarkimin e versionit korrekt. Nga Microsoft kanë publikuar se Windows Store vazhdimisht do të plotësohet me tituj të ri.
Aplikacioni i blerë një herë do të jetë në dispozicion në të gjithë kompjuterët në të cilët shfrytëzuesi kyçet me Windows Accountin e vet (ende të njohur si Live ID).

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.