Pa marrë parasysh pozitën aktuale në tregun e telefonave të mençur, Nokia vazhdon politikën e saj e cila është e përqendruar në punimin e pajisjeve tejet kualitative. Pajisja e ardhshme që paraqitet në treg, duhet të jetë më e mirë se paraardhësi, edhe nëse kemi të bëjmë me imtësi.
Të udhëhequr me këtë politikë, kemi ardhur deri te telefoni i fundit në vargun e telefonave të mençur, i quajtur 701, i cili paraqet një hap para në krahasim me cilindo telefon tjetër të Nokia-s. Ekran i ri, procesor i shpejtë dhe sistemi operues Symbian, janë përmirësimet kryesore të këtij telefoni.
Më i miri në botë?
Pa dyshim, modeli 701 vëmendjen më të madhe e ka tërhequr me implementimin e ekranit më të mirë të përdorur në ndonjë telefon të mençur. Është më i përparuar edhe se ai në modelin E6, i cili konsiderohet se është më i mirë se edhe ekrani i iPhone 4.
Pa ngurrim mund të themi se ekrani i Nokia 701, momentalisht është më i miri në botën e telefonave. Bëhet fjalë për ekranin TFT LCD me diagonale 3.5 inç, i bazuar në teknologjinë IPS me ndriçim të pasëm LED.
Ndoshta në shikim të parë ekrani nuk duket i madh, por qëllimi i Nokia-s nuk ishte të garojë me konkurrencën, por të bëjë një pajisje të mirë dhe kompakte, e cila nuk do të jetë një barrë për përdoruesin.
Rezolucioni i ekranit prej 360 x 640 pikselëve, nuk është në nivelin e telefonave më të mirë, por duke marrë parasysh diagonalen e ekranit, dendësia e pikselëve (210 ppi) edhe më tutje është nën nivel dhe është mëse i mjaftueshëm për punë të këndshme. Siç është pritur, teknologjia e Nokia-s ClearBlack, është e pranishme edhe në këtë ekran.
Përparësia e kësaj teknologjie, është zvogëlimi i ndikimit të reflekseve të shkaktuara nga ndriçimi i fortë ambiental, respektivisht nën ndikimin e dritës së diellit. Ndriçimi maksimal i këtij ekrani është 1000 cd/m2 dhe është rekord absolut në krahasim me cilindo telefon tjetër.
Ndër karakteristikat tjera që duhet përmendur, janë edhe mbështetja për multi-touch, 8 GB memorie për ruajtjen e të dhënave,
512 MB RAM, 1 GB ROM, microSD deri në 32 GB,
procesori 1 GHz, akselerator grafik 2D/3D HW, sistemi operues Symbian Belle, quad-band GSM,
HSDPA 14.4 Mbps, Wi-Fi 80211b/g/n, Bluetooth 3.0 A2DP, GPS me mbështetje A-GPS, Ovi Maps,
kamera 8 MP prej 3264 x 2448 pikelëve, fokus fiks, Flash dual LED, video720p@30 fps, micro USB 2.0,
MP3/eAAC+/WAV/WMA/RA, DivX/Xvid/MP4/H.264/H.263/RV player, etj.
Karakteristikat e Nokia 701:
Dimensionet: 117.2 x 56.8 x 11 mm
Pesha: 131 g
Ekrani: LED IPS TFT 3.5 inç
Rezolucioni: 360 x 640
Memoria: 8 GB, 512 MB RAM, 1 GB ROM,
Kartela e mem: MicroSD deri 32 GB
Procesori: 1 GHz, 2D/3D graphics HW accelerator,
Sistemi Op:Symbian Belle
Mbështetja: Wi-Fi 802.11b/g/n, Bluetooth 3.0 A2DP,
Kamera: 8 MP, 3264 x 2448 piksel
Video: 720p@30 fps,
Portet: Micro USB 2.0,
Radio: MP3/eAAC+/WAV/WMA/RA

0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.