Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

3/30/12

Google TV

by Anonymous  |  at  3/30/2012

Sipas shkrimit në The New Yourk Times, Google, Intel dhe Sony janë duke bashkëpunuar në zhvillimin e pajisjes e cila do të kyçej në televizor dhe e cila do të jetë e bazuar në Android, dhe e cila quhet Google TV.
Edhe pse ekzistojnë pajisjet e bazuara në Android të cilat kyçen në televizor, Google TV do të mund të jetë një projekt dukshëm me i gjerë. 

Pajisja do të duhej të mundësojë kyçje në Internet përmes shfletuesit Google Chrome,

dhe do të duhej të mundësojë përdorimin e thjeshtë të shërbimeve të internetit sikurse që është Twitter, dhe të ketë ndërfaqen e hapur e cila do të ia mundësonte edhe zhvilluesve të pavarur zhvillimin e aplikacioneve për pajisjen.

Kompanive me gjasë do të duhej të ju bashkëngjitej edhe Logitech i cili do të duhej të zhvilloj pajisje periferike, sikurse që është tastiera përkatëse.

Gjithashtu theksohet se kompanitë janë duke bashkëpunuar edhe në zhvillimin e televizorëve të cilët do të kenë të përfshirë këtë teknologji, por për momentin nuk ka kurrfarë komente zyrtare në lidhje me këto shkrime. 

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.