Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

2/16/12

KUJDES NGA VIRUSI I RI NË FACEBOOK

by Anonymous  |  in Security at  2/16/2012


Shumherë janë shfrytëzuar viktima të ndryshme në Facebook, duke i përdorur emrat e yjeve të njohur nëpër botë për të vjedhur llogaritë e përdoruesve të Facebook dhe për infektimin e kompjuterëve të tyre me viruse.

Këtë herë, si objektiv është zgjedhur aktori i njohur komik, Chuck Norris, dhe kushdo që klikon në Facebook mbi lidhjen me titull “Chuck Norris dies at age 71! Not a Joke.” ka mundësi të infektoj kompjuterin e vet me virus.

Kjo lidhje ka edhe përshkrimin e vet, ku shfaq një video kinse se si ka vdekur Chuck Norris-i. Pas klikimit të lidhjes nga ju kërkohet që të shpërndani këtë lajm me miqtë tuaj në Facebook, e pastaj edhe një formë regjistrimi për kinse një shërbim me pagesë në celularët tuaj.


Kujdes: Mos klikoni në çdo lidhje që e shpërndajnë miqtë tuaj. Sa herë që shihni diçka të dyshimtë, kërkoni pak në internet rreth asaj dhe konfirmoni se a është e vërtetë apo lidhje e rrezikshme

0 comments:

Sheno Koment Rreth Postimit.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.