Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­

6/3/12

Angry Birds ka gjeneruar 106 miliona $ në 2011-n

by Anonymous  |  in Info at  6/03/2012

Rovio, kompania e zhvillimit të lojës mjaft popullore ‘Angry Birds’, ka njoftuar për rezultatet financiare të kompanisë për 2011-n. Zhvilluesi i lojrave për mobile ka gjeneruar rreth 106,3 miliona $ bazuar në suksesin e lojrave të saj të ‘Angry Birds’.
Angry Birds ka gjeneruar 106 miliona në 2011 n Angry Birds ka gjeneruar 106 miliona $ në 2011 n
“Rritja e lartë e përfitime tregon shumë qartë popullaritetin e markës ‘Angry Birds’,” ka thënë kryetari egzekutiv i Rovio, Mikael Hed. “Për të pasur një sukses të vazhdueshëm ne duhet të jemi krijuesë dhe duhet të përqëndrohemi në kënaqjen e klietëve tanë. Dhe kjo mund të arrihet vetëm duke vazhduar të zhvillojmë produkte dhe servise të reja dhe inovuese.
Tre ofrimet e ‘Angry Birds’ në 2011-n – Angry Birds, Angry Birds Seasons dhe Angry Birds Rio – u shkarkuan më shumë se 648 miliona herë, me më shumë se 200 miliona përdoruesë aktivë mujorë.
Kompania pret që suksesi të vazhdojë edhe në 2012-n.

Vizitoret kerkuan termat:

  • lojra me mobile
  • lojra

Tani iPhone Edhe Me Aplikacione Per Te Verberit

by Anonymous  |  in Cel | Info at  6/03/2012

Ndërsa Siri është një mjet asistimi shumë i nevojshëm për të verbërit, një softuer i ri nga Georgia TechCollege of Computing lejon që të shtrihen akoma edhe më shumë opsionet e Siri-t.
Aplikacioni prototip (një model vetëm si koncept) i ri quhet ‘BrailleTouch’, i cili përdor alfabetin tradicional për të verbërit në ekranin e iPhone. Kjo gjë i lejon njerëzit të shkruajnë deri në 32 fjalë për minutë, me një saktësi prej 92 për qind, pa parë fare në ekranin e celularit.
youtube.com/v/rIEO1bUFHsI?version=3&hl=en_US&rel=0" />
Ja si funksionon. Celulari mbahet larg nga përdoruesi. Gjashtë  pika të mëdha shfaqen në ekran. Duke përdorur alfabetin tradicional të të verbërve, të quajtur ‘metoda Braille’, përdoruesit prekin pikat për të formuar shkronja dhe fjalë. Aplikacioni i thotë me zë të lartë shkronjat e shtypura, e cila ndihmon me shkrimin e saktë.

Vizitoret kerkuan termat:

  • iPhone 5 ne treg ne norvegji
  • riparimin e iPhone
  • shkronjat per te verberit
  • te verbërit

Grafiko postimet në faqet e Facebook

by Anonymous  |  in Info at  6/03/2012
Tani administratorët e faqeve të Facebook kanë mundësinë që të grafikojnë postimet e tyre.
Më përpara kjo gjë ishte e mundur vetëm nëpërmjet aplikacioneve të tjera si ‘Buddy Media’ ose ’HootSuit’ për të grafikuar postime në të ardhmen. Tani, vetëm me njëklikim në orën në qoshen e poshtme të krahut të majtë, ju mund të bëni një postim në të ardhmen.

Motorola së shpejti me 3 SIM-karta

by Anonymous  |  in Cel | Info at  6/03/2012

Motorola ka njoftuar për një celular të ri, të quajtur ‘Motokey 3-Chip’, i cili mbështet tre SIM-karta në të njëjtën kohë. Tani për tani, ’3-Chip’-i është në dispozicion vetëm në Brazil, ku do të shitet rreth 172$.
Përvec aftësisë të mbështetjes së tre SIM-kartave, celulari gjithashtu do të ketë një tastierë ‘QWERTY’, një kamer prej 2 megapiksel, MP3 Player, radio me frekuensitë FM, si dhe një vënd për microSD.
Celulari i ri pritet të dalë në treg në Brazil javën e ardhshme.

6/1/12

Kamera për Facebook

by Anonymous  |  at  6/01/2012
Aplikacioni mobil më i ri ngaFacebook për iOS ëahtë "facebook camera" që shërben për të postuar fotografitë e shfrytëzuesve në rrjetin socialFacebook.

Ngjashëm si Instagram, për të cilin Facebook shpenzoi 1 miliard dollarë, edhe Camerarendit fotografitë në bazë të kronologjisë, dhe ju mund të shtoni fotografitë direkt ngaaplikacioni, raporton PCWorldAlbanian.

Ky është aplikacioni i tretë që vjen nga Facebook. Messenger ishte i pari që u shfaq në gusht të vitit të kaluar, i pasuar nga aplikacioni Pages që doli në publik javën e kaluar, që u mundëson shfrytëzuesve të Faqeve të kontrollojnë faqet e tyre nga pajisjet celulare.


Facebook së shpejti blenë dhe Operan

by Anonymous  |  at  6/01/2012
Facebook është duke synuar të blejë shfletuesin e famshëmOpera, për të konkurruar me Google, Mozilla dhe rivalët e tjerë të cilët kanë ndonjë pjesë të tregut.

Sipas një burimi të informacionit, Opera Software ka folur me Pocket Lint, dhe bazuar në deklaratat e tyre shfletuesi është duke kërkuar një blerës për biznesin e saj, dhe madje thuhet se për këtë qëllim ka ngrirë punësimet ereja në kompani.

Në anën tjetër, Facebook nuk është duke kursyer për tu zgjeruar në treg, duke u shndërruar në një adresë e rëndomtë e blerjes së bizneseve të reja, të cilat sjellin shërbime të reja për përdoruesit.

Facebook pak ditë më parë ka lansuar aplikacionin e ri mobil për fotografi,Facebook Camera.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.