Translate

PCTools | AL. Powered by Blogger.

­

­
Showing posts with label Security. Show all posts
Showing posts with label Security. Show all posts

11/26/13

Si e shfaq Facebook-u listën tuaj të miqve edhe në qoftë se ajo është private?

by Admin  |  in Security at  11/26/2013
Facebook-u ju premton që ju jeni personat që mund ta kontrollojnë listën e miqve tuaj, por kjo mund të mos jetë gjithmonë e vërtetë.
Irene Abezgauz, zv. Presidente e menaxhimit të produkteve në Quotium, gjeti një dobësi në veçorinë e Facebook-ut, që njihet me emrin “People You May Know” (Njerëzit që mbase njihni).
Me pak fjalë, çdo njeri në internet mund të gjejë se cilët janë miqtë që keni në Facebook, edhe në qoftë se listën e keni vendosur në private. Mjafton të krijojnë një llogari të rreme Facebook-u dhe t’ju dërgojnë një kërkesë miqësie. Edhe në qoftë se nuk i përgjigjeni, ata mund ta shohin listën e miqve përmes karakteristikës “People You May Know.”
Abezgauz e bëri publike këtë dobësi në AppSec USA 2013, një konferencë që mbahet në Nju Jork për sigurinë. Karakteristika “People You May Know” është një veçori kryesore që i ndihmon përdoruesit në Facebook të krijojnë lidhje të reja miqësie. Ajo ju ndihmon të gjeni miq të vjetër apo ish-kolegë si dhe të krijoni miqësi me njerëz të cilët janë miq të miqve tuaj.
Le të shohim tani se si e përcakton Facebook-u privatësinë e “People You May Know” para se të kalojmë tek dobësia. Facebook-u i tha Abezgauzit: “Mos harro: Miqtë mund të kontrollojnë se kush e sheh listën e tyre të miqve në profilin e tyre. Nëse njerëzit mund të shohin listën tënde në një profil tjetër, do të kenë mundësi ta shohin atë edhe në furnizuesin e lajmeve, në kërkim apo në vende të tjera në Facebook. Po ashtu, do të mund të shohin edhe miqtë e përbashkët në profilin tënd.”
Kjo ngre dy çështje të rëndësishme:
1. Kjo do të thotë se nëse ju e keni private listën por miqtë tuaj e kanë bërë publike listën e tyre, fakti që e ata e kanë bërë publike e tejkalon privatësinë tuaj.
2. Nëse ju dhe miku juaj i keni listat private, por pëlqeni një foto të një mikut tuaj, e cila është publike, atëhere automatikisht nënkuptohet që ju e keni atë në listën e miqve.
Duke iu referuar kësaj logjike, nëse ju dhe miku juaj i keni listat private dhe nuk bëni asnjëherë ndërveprime publike (si ajo me pëlqimin që përmendëm pak më lart), atëhere lista duhet të jetë private apo jo?
Gabim: Lista do të vazhdojë të shfaqet.
Për të testuar këtë, Abezgauz ka krijuar dy llogari të reja. Le t’i quajmë ato Përdoruesi A dhe Përdoruesi B. Duke i përdorur të dyja, Abezgauz vuri re:
1. Përdoruesi A, i cili e ka listën e miqve në private, shton disa miq që e kanë po ashtu listën në private.
2. Përdoruesi A nuk bën asnjë ndërveprim me këta njerëz, thjesht i pranon ata si miq.
3. Përdoruesi B, shton përdoruesin A si mik. Përdoruesi A nuk i përgjigjet.
4. Facebook-u i shfaq automatikisht Përdoruesit B opsionin “People You May Know”, bazuar në listën e miqve të përdoruesit A.
5. Rezultati përfshin miqtë e përmendur në hapin 1, me të cilët Përdoruesi A nuk ka asnjë ndërveprim.
6. Facebook-u, i cili pretendon se shfaq vetëm miqtë me të cilët ju keni pasur ndërveprime publike, nuk është i vërtetë.
Për të shpjeguar këtë gjë, Facebook-u u përgjigj se: “Nuk keni ndonjë mënyrë si ta dini se këto sugjerime që shihni përfaqësojnë komplet listën e miqve të dikujt.”
Abezgauz tha se ajo sheh qindra sugjerime. Pra, nuk është e gjithë lista, por të paktën 80% e saj. Arsyeja pse njerëzit e bëjnë private listën e miqve është pikërisht sepse nuk duan që të tjerët ta shohin atë. Pritet ende një reagim i dytë zyrtar nga Facebook-u. (PCTools/AL)

Ja cilat faqe kriptojnë si duhet të dhënat e përdoruesve (Inforgrafik)

by Admin  |  in Security at  11/26/2013
faqetËshtë shumë e rëndësishme në ditët e sotme që kompanitë të sigurojnë të dhënat e përdoruesve të tyre sepse pavarësisht se ato nuk e pranojnë direkt, gjatë gjithë kohës ekziston mundësia që të bien pre e hakimeve.
Si rezultat i sulmeve të fuqishme mund të zbulohen lehtë të gjitha informacionet e përdoruesve. Për të analizuar shkallën e kriptimit që ofrojnë kompani të ndryshme, Electronic Frontier Foundation (EEF) vendosi të kryejë në studim, rezultatet e të cilit paraqiten në inforgrafikun e mëposhtëm.
EEF ka marrë kryesisht në shqyrtim kompanitë e fuqishme si Apple, Google, Amazon dhe Dropbox, të cilët janë analizuar në bazë të opsioneve të kriptimit që ofrojnë dhe në bazë të masave që marrin për të ruajtur të dhënat sa më larg sulmuesve. Disa prej rezultateve janë me të vërtetë surprizuese. Për shembull, është e habitshme të mendosh se kompani të tilla me emër si Microsoft apo Comcast nuk po përpiqen aq sa duhet për të siguruar të dhënat e përdoruesve.
Vlen të përmendim se Dropbox dhe Sonic.net janë shumë të sigurta, po kështu edhe Google ofron një nivel shumë të lartë mbrojtjeje. Ndër rrjetet sociale mund të themi se Facebook dhe Twitter kanë marrë më tepër masa për sigurimin e të dhënave të përdoruesve sesa Tumblr, MySpace apo dhe vetë rrjeti social profesional LinkedIn.
Për më tepër informacion mund t’i hidhni një sy infografikut të mëposhtëm. (PCTools/AL)

Njihuni me uebfaqen që iu shtyn të mësoni një aftësi të re në 100 ditë

by Admin  |  in Security at  11/26/2013
10uebaWeb: Uebfaqja 100 (www.giveit100.com) dëshiron të ju motivoj që të mësoni një aftësi të re në një qind ditë, duke ndjekur progresin tuaj çdo ditë përgjatë një postimi të një videoje të shkurtër.
Përgjatë rrugës, njerëzit mund të pëlqejnë videot e juaja dhe të ju dërgojnë disa fjalë për përkrahje. Karen X.
Cheng është mjaft e aftë. Ajo u largua nga Microsoft me një këngë si një letër dorëheqjeje dhe më pas mësoi se si të vallëzojë në një vit, që u bë video e famshme. Tani ajo ka marrë mësimet nga projekti i saj i fundit dhe e ktheu atë në 100.
Ideja prapa faqes është që t’i bëjë njerëzit më të mirë në diçka si: programim, shkrim, ose vetëm duke u zgjuar herët në mëngjes, duke e bërë këtë gjë për 100 ditë rresht dhe duke e regjistruar progresin tuaj në video prej 10 sekondash të cilat mund t’i postoni në faqe.
Në një kohë, ju mund të merreni vetëm me një projekt të ri. Ndonëse ju kërkon që të regjistroheni me llogarinë tuaj nga Twitter ose Facebook, ju mund të zgjidhni për të bërë videot publike ose private.
Nëse janë publike, njerëzit mund t’i pëlqejnë ato, ose të komentojnë në to, duke iu përkrahur për ta bërë më mirë.
Nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse nuk e praktikoni shkathtësinë e re për ndonjë ditë, në fakt, ju mund të keni 100 ditët e juaja jo në vazhdimësi, pra varet nga ju. “Nuk është një punë e madhe, aspak.
Vetëm, vazhdoni,” thotë Cheng. Në fund të 100 ditëve, ju merrni një video prej 1 minute dhe ju mund të zgjidhni për të zgjeruar projektin tuaj në 365 ditë ose në ditë të pakufizuara. 100 (PCTools/AL)

Rikujtesë: Çfarë postoni në internet është transparente (Video)

by Admin  |  in Security at  11/26/2013
internet.jpg (640×360)Në epokën e uebit social, ju jeni më transparentë se sa mund ta mendoni.
Kjo është ajo që përmendet në një video ku regjisori i filmave Jack Vale po bën një eksperiment për “mediat sociale” për t’iu treguar njerëzve se sa shumë informacione personale ata transmetojnë pa u kursyer aspak.
Duke ecur përgjatë vendeve të mbushura publike, Vale kërkoi përgjatë postimeve në rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Instagram dhe Foursquare për të gjetur informacione për njerëzit që i ka në afërsi.
Ai më pas shkon tek ata dhe shpalos një listë të hollësive rreth jetës së tyre personale, ku të gjithë tronditen me të parë që një i huaj është aq i informuar për ta.
Është gjë e këndshme, por po ashtu edhe një rikujtues i mirë që e vërteta juaj është jashtë. Dhe ju vetë jeni duke zbuluar çdo gjë për veten. (PCTools/AL)

Ja çfarë ka ndërmend të bëjë Apple në të ardhmen për të lehtësuar përdorimin e iPhone-it

by Admin  |  in Security at  11/26/2013
timthumb.php (400×304)
Një prej risive më të rëndësishme të iPhone 5S ishte padyshim Touch ID, sensori që mundëson kyçjen e telefonit nëpërmjet skanimit të shenjës së gishtit, por mesa duket kjo teknologji ishte vetëm fillimi për Apple.
Një patentë e regjistruar së fundmi zbulon planet e kompanisë lidhur me kthimin e komplet ekranit të smartfonit në një sensor për dallimin e shenjës së gishtit. Në qoftë se bëhet e mundur të dallohet se cilin gisht po përdor përdoruesi për të prekur ekranin atëherë do të krijohen shumë më tepër oportunitete përveç sigurisë.
Kjo teknologji mund të ishte shumë e dobishme tek ikonat e aplikacioneve. Për shembull, nëse lëvizet gishti tregues vertikalisht mbi ekran atëherë mund të lançohet një aplikacion specifik. I njëjti parim mund të përdoret tek edhe tek lojërat duke iu dhënë mundësi zhvilluesve të shtojnë komanda të tjera përveç atyre ekzistuese.
Sigurisht, patenta nuk siguron realizimin e kësaj teknologjie, por edhe sikur të bëhet e mundur përsëri do të duhen disa vite.
Megjithatë, kjo ide ka padyshim shumë potencial. Në të njëjtën patentë detajohen edhe planet mbi modifikimin e butonit kryesor të iPhone-it për të mundësuar gjurmimin e lëvizjes së gishtit apo qëndrimin e tij statik.
Kjo do të thotë se përdoruesit mund të shfletojnë hartat elektronike apo uebfaqet e ndryshme duke lëvizur gishtin në skaj të butonit. Ndërkohë, lëvizja rrotulluese e gishtit mund të shërbejë si komandë për shfletimin ose hapjen e aplikacioneve.
Në qoftë se kjo teknologji realizohet ka të ngjarë që të ofrohet për përdoruesit shumë më shpejt sesa skaneri i shenjës së gishtit në ekran.
Kjo gjë do të tundojë akoma më tepër Apple të eksplorojë me ekranet e mëdhenj duke qenë se përdorimi i smartfonit me një dorë do të jetë më i lehtë se kurrë. (PCTools/AL)

11/25/13

Intel në përgatitje të procesorit prej 64 bit për Android

by Admin  |  in Security at  11/25/2013
Çipi A7 i Apple do të sjellë pak konkurrencë sa i përket të qenit procesor prej 64 bitësh nga Intel dhe Android vitin e ardhshëm.
Sipas menaxherit të përgjithshëm të grupit për komunikime dhe mobileri, Hermann Eul, Intel është duke përgatitur një platformë Bay Trail Atom prej 64 bitësh për Android. “Nuk është vetëm rreth Windows 64-bit, ne kemi qenë duke biseduar edhe për Android po ashtu,” tha Eul.
Një ndihmës më pas kaloi për të demonstruar në skenë gjatë ngjarjes së të enjtes të mbajtur nga Intel, “duke shfaqur për herë të parë një bërthamë që punonte në Bay Trail me Android”.
Eul vazhdoi: “Ne kemi Windows 64-bit që i shesim tremujorin e ardhshëm dhe, e panevojshme për t’u përmendur, ne do të shkojmë shpejt për ta bërë këtë që të ndodh edhe në Android.”
Procesori Bay Trail i Intel-it, i cili për momentin fuqizon një numër në rritje të tabletëve dhe pajisjeve 2-në-1 nga Dell, Hewlett-Pacard dhe Lenovo – sot është 64 bit që përdor Windows 8.1 në mostrën 32-bit.
Kjo do të përmirësohet tremujorin e ardhshëm kur tabletët Bay Trail pritet të punojnë në mostrën e plotë Windows 8.1.
Apple mori mjaft vëmendje kur e shfaqi në shtator procesorin e vet A7 prej 64 bitësh, ai çip tani fuqizon iPhone 5S, iPad Air dhe iPad Mini Retina

11/24/13

Google ridizajnon faqen e logimit në Gmail

by Admin  |  in Security at  11/24/2013
Google ka vendosur të ridizajnojë faqen e logimit të postës elektronike Gmail. Tashmë forma e aksesit të llogarisë është e vendosur në qendër të faqes ueb. Përdoruesit mund të venë re se dizajni i ri është i ngjashëm me atë të aplikacionit mobil tëGmail.

Përveç përditësimit të dizajnit,Google ka aktivizuar dhe ruajtjen e historikut të logimitqë lejon përdoruesit thjesht të vendosin fjalëkalimin për të aksesuar një llogari të caktuar në Gmail. Për të kuptuar më mirë mënyrën e funksionimit në vazhdim po iu tregojmë dritaren që do të shfaqet ndaj përdoruesit në momentin e daljes nga llogaria. 

Ndryshimi më i rëndësishëm i faqes së logimit në ueb është realizuar në muajin maj kur Google filloi të promovonte aplikacionet mobile. Ja se si dukej faqja para përditësimit. 

Ky përditësim nuk është i vetmi për Gmail. Së fundmi është raportuar edhe testimi i opsionit "Sign in to Chrome" që do të shfaqet kur përdoruesit e Chrome të aksesojnë llogarinë e e-mailit. 

11/22/13

Facebook: Përdoruesit e ndikuar nga hakimi i Adobe të ndryshojnë fjalëkalimet

by Admin  |  in Security at  11/22/2013
76035.jpg (215×170)Shumë njerëz përdorin të njëjtin fjalëkalim për pothuajse të gjitha llogaritë e tyre online, dhe ndërsa të mirat dhe të këqijat e kësaj praktike mund të debatohen, nuk ka të mohuar fakti se në qoftë se një llogari piratohet, të gjitha llogaritë mund të vihen në rrezik.

Kohët e fundit Adobe pësoi një sulm kibernetik, duke ekspozuar më shumë se 38 milionë llogari. Facebook ka filluar tani të bllokojë përdoruesit, të cilët kanë përdorur të njëjtin fjalëkalim që kanë në rrjetin social dhe përdoruesit nuk mund të hyjnë në rrjet, derisa ata të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.

Përdoruesit gjithashtu duhet t’iu përgjigjen disa pyetjeve për të verifikuar pronësinë e llogarisë, para se ata të mund të ndryshojnë fjalëkalimin.

Fjalët më të popullarizuara në internet

by Admin  |  in Security at  11/22/2013
76093.jpg (215×170)Sipas hulumtimit nga Global Language Monitor (GLM), fjala më e përdorur në tërë uebin në vitin 2013 ishte 404, i cili është kodi që i referohet një gabimi teknik në internet. Fjala ‘fail’ (dështoj) erdhi në vendin e dytë dhe u pasua nga fjalë si ‘surveillance’ (mbikëqyrje), ‘drone’ (avion i telekomanduar) dhe ‘deficit’ (deficit).

Renditja e fjalëve nga GLM, është bazuar në sa herë fjalë të caktuara, frazat dhe emrat janë përdorur në internet në tërë vendet ku flitet anglisht. Për të hyrë në listë, një fjalë duhet të përdoret për të paktën 25.000 herë, të shfaqet në forma të ndryshme të mediave dhe të mos jetë specifike për një vend të caktuar, profesion apo grup shoqëror.
 
Teknologjia e GLM, NarrativeTracker skanon blogjet, mediat sociale dhe lajmet nga 275.000 gazeta dhe revista elektronike në mbarë botën. Në anketën e 14-të vjetore, GLM ka listuar kodin e gabimit ’404′ si fjalën më të përdorur. Ky numër shfaqet kur një përdorues klikon një lidhje ose përpiqet për të hyrë në një ueb faqe që nuk është në dispozicion.
 
Ai mund të shfaqet kur një artikull është hequr ose në qoftë se një faqe nuk mund të ngarkohet. Kjo është përdorur shpesh në lidhje me fjalën e vendit të dytë ‘fail’ (dështojnë). Pjesa tjetër e listës ishte e dominuar nga fjalë të bazuara në teknologjinë duke përfshirë edhe ‘hashtag’ dhe ‘@ pontifex’ (emri i Papës në Twitter). 

Papa, ose në mënyrë specifike Papa Françesku, ishte edhe emri më i përdorur në të gjithë internet në vitin e kaluar.

Eksperti: Virusi Stuxnet ka infektuar stacionet bërthamore ruse

by Admin  |  in Security at  11/22/2013
76226.jpg (215×170)AUSTRALI-Pasi një virus kompjuteri fillon të përhapet, është shumë e vështirë që të ndalohet. Kjo është e vërtetë edhe për Stuxnet, i cili është një nga viruset më të sofistikuar dhe ishte programuar posaçërisht për të synuar vetëm stacionet bërthamore të Iranit. Por edhe Stuxnet ka dalë jashtë kontrollit dhe tani ka arritur në një central bërthamor rus.
 
Eugene Kaspersky, një ekspert i njohur i sigurisë dhe kreu i kompanisë së softuerëve të sigurisë me të njëjtin emër, e zbuloi këtë në një bisedë në Australi javën e kaluar. Gjatë kësaj bisede, ai ka paralajmëruar për rreziqet e lëshimit të armëve kibernetike, ku ata mund të përhapen lirisht. 
Kaspersky i referohet uzinën bërthamore ruse si një përrallë paralajmëruese për të ardhmen: Sulmet kibernetike nga hakerët, ashtu si Stuxnet, mund të marrin një drejtim tjetër. Edhe sistemet e sigurta, si ato të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, mund të infektohen, Kaspersky tha në bisedën e tij.
 
Eksperti i sigurisë nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me dy shembujt. “Megjithëse ky informacion nuk mund të verifikohet, fakti është se Stuxnet ka arritur të infektojnë shumë sisteme kompjuterike jashtë objektivit të tij të synuar dhe ka dalë jashtë kontrollit (e cila çoi në zbulimin e saj), “shkroi Kaspersky Lab në një deklaratë.
 
Stuxnet, i cili ka qenë emërtuar si “akt i forcës”, është projektuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli si një armë kibernetike kundër objekteve bërthamore iraniane. Virusi ishte programuar për të synuar sistemet që kontrollojnë centrifugat bërthamore, duke i nxjerrë ato jashtë kontrollit.

Facebook ndryshon politikën e privatësisë

by Admin  |  in Security at  11/22/2013
76306.jpg (215×170)Si rezultat i vazhdueshëm i presionit publik, Facebook ka eliminuar nga politika e privatësisë një fjali që lidhet me përdoruesit adoleshentë dhe reklamimin. Kjo fjali i referohet praktikës së Facebook lidhur me shfaqjen në reklama të komenteve, pëlqimeve dhe fotove publike të profilit të përdoruesve. 

Sipas Wall Street Journal, kundërshtarët e kësaj fjalie janë shprehur se gjuha e përdorur në të e merr si të mirëqenë që minorenët të kenë diskutuar më parë me prindërit ose kujdestarët e tyre kushtet e rrjetit social. Kjo çështje më pas u paraqit në formë ankese ndaj Komisionit Federal të Tregtisë. 

Facebook ka argumentuar se gjuha e përdorur nuk kishte për qëllim zgjerimin e audiencës së marketingut. Erin Egan, shefi i privatësisë në Facebook është shprehur: “Ne kemi propozuar një përditësim në politikën e privatësisë që mendonim se do të ndihmonte nxitjen e një bisedimi midis adoleshentëve dhe prindërve të tyre në lidhje me përdorimin e Facebook. 

Në mënyrë specifike u shtua fjalia që nënkuptonte se në qoftë se jeni nën moshën 18 vjet atëherë ju duhet të keni folur me prindërit ose kujdestarin dhe ata gjithashtu duhet të jenë dakord me disa prej kushteve tona. Kjo fjali shërben thjesht për të filluar një bisedë; ne nuk kemi kërkuar dhe as që kemi përfituar ndonjë të drejtë tjetër si rezultat i kësaj shtese. 

Megjithatë, sipas reagimeve, gjuha e përdorur në këtë rast është disi konfuze prandaj ne vendosëm ta heqim atë fjali.

Snapchat “kacafytas” me Facebook për shkëmbimin e fotove

by Admin  |  in Security at  11/22/2013
76437.jpg (215×170)Ky numër, i cili u raportua së pari nga Business Insider të martën, është dyfishuar që nga qershori kur Snapchat raportoi se përdoruesit e saj shkëmbenin 200 milionë foto në ditë. 

Përdoruesit e Facebook, në krahasim, shkëmbejnë mesatarisht 350 milionë foto çdo ditë, sipas një burimi të njohur me shifrat e Facebook. Ndryshe nga Snapchat, shifrat e Facebook nuk përfshijnë videot dhe 55 milionë fotot që shkëmbehen në Instagram, e cila është në pronësi të Facebook. 
Megjithatë, shkëmbimi i fotove në Snapchat ka në rritje me një ritëm të shpejtë dhe mund të tejkalojë Facebook shumë shpejt, duke e bërë Snapchat shumë të vlefshme për Facebook ose për në një tjetër konkurrent.
 
Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se Snapchat hodhi poshtë një ofertë prej 3 miliardë dollarë nga Facebook, duke lënë disa investues me gojë hapur. Raporti vuri në dukje se themeluesi i Snapchat, Evan Spiegel nuk pranoi të shesë kompaninë, sepse ai beson se rritja e përdoruesve të Snapchat, mund të justifikojë një vlerësim më të lartë. 

10/28/13

Facebook blen kompaninë Onavo

by Admin  |  in Security at  10/28/2013

Facebook blen kompaninë OnavoFacebook njoftoi për blerjen e kompanisë të hënën. Onavo është një kompani izraelite, që ka krijuar teknologjinë që lejon përdoruesit për të përdorur internetin më shumë pa pagesa shtesë. Kompania gjithashtu ofron një mjet analizues për iOS dhe Android, për të parë se sa të dhëna përdor çdo aplikacion në telefonat e tyre.


Një zëdhënës i Facebook tha: “Ne presim që teknologjia e Onavo për zvogëlimin e të dhënave të luajë një rol qendror në misionin tonë për të lidhur më shumë njerëz me internetin dhe mjetet e tyre analitike do të na ndihmojnë të sigurojmë produktet më efikase.”
Facebook planifikon të mbajë e zyrën Onavo në Izrael. themeluesit e Onavo, Guy Rosen dhe Roi Tiger besojnë se një infrastrukturë që siguron lidhje të lirë në shërbimet bazë të internetit, është e mundur.

Facebook thuhet se ka shpenzuar mes 150 milion dhe 200 milion dollarë për kompaninë. Onavo u themelua tre vjet më parë dhe kompania ka njoftuar se pasi transaksioni të mbyllet, ajo do të vazhdojë të ofrojë aplikacionet e saj si marka të pavarura. 

Bashkëthemeluesi i “Zynga” braktis kompaninë

by Admin  |  in Security at  10/28/2013

Bashkëthemeluesi i “Zynga” braktis kompaninëSHBA - Justin Waldron, një nga themeluesit e Zynga, njoftoi se do të largohet nga kompania. Në një postim në Facebook, Waldron vlerësoi kompaninë dhe punonjësit e saj, por vuri në dukje se “është koha për të lënë Zynga dhe të merrem me ndonjë projekt të ri.”


Waldron nuk ka dhënë asnjë detaj se me çfarë do të merret, edhe pse kohët e fundit ai ka nënvizuar faktin se ka investuar në shumë kompani fillestare.

Disa njerëz të shquar janë larguar ose janë shtyrë nga kompani e lojërave vitin e kaluar, pasi kompania lufton për të rifituar ekuilibrin e saj në tregun e lojërave, duke përfshirë ekzekutivë të lartë, si shefi i marketingut dhe emra të mëdhenj si Paul dhe Davidit Bettner, i cili krijoi lojën Words With Friends dhe themeluesi i OMGPOP, Dan Porter, raporton krokodili.com.

Edhe Mark Pincus, më i njohuri nga themeluesit e Zynga dha dorëheqjen nga roli i tij si shef ekzekutiv për t’i hapur rrugën Don Mattrick, një ish-ekzekutiv i Xbox, për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të kompanisë. Zynga nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për komente mbi largimin e Waldron. Aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej më shumë se 1% pas këtij lajmi. 

Aksionet e Google thyejnë rekord

by Admin  |  in Security at  10/28/2013
Aksionet e Google thyejnë rekordVlera e aksioneve të Google tejkaloi shifrën prej 1.000$ për aksion për herë të parë në historinë e kompanisë. Menjëherë pas publikimit të të ardhurave financiare për tremujorin e tretë të vitit, të premten në mëngjes suksesi i kompanisë u pasqyrua edhe në Wall Street.

Aksionet kanë pasur një rritje prej 40% gjatë këtij viti ndërsa të premten u rritën me 12%, edhe pse pak kohë më parë vlera u stabilizua sërish. Google debutoi në bursën e Nasdaq nëntë vjet më parë me një vlerë aksionesh prej 85$. Që prej asaj kohe, vlera ka qenë gjithmonë në rritje.

Edhe pse javët e fundit nuk ka ecur edhe aq mirë, vlen të theksohet fakti që aksionet kanë qenë në rritje prej vitesh. Megjithatë, edhe me 1.000$, aksionet nuk e bëjnë Google kompaninë më të vlefshme në botë. Apple ka një kapitalizim tregu prej 461.66 miliardë dollarë, më e lartë se 334.25 miliardë dollarë e Google. 

9/29/13

PCTools.al Audience

by ADM  |  in Security at  9/29/2013

9/25/13

Studim: Facebook i bën përdoruesit të mjerueshëm

by Admin  |  in Security at  9/25/2013
f.0816112128352_210.jpg (210×210)Facebook është rrjeti më i madh social në botë me më shumë se 1.15 miliardë përdorues aktiv mujor.
Dhe nga pikëpamja e përdoruesve, rrjeti social i shërben një qëllimi të rëndësishëm për njerëzit, duke u ndihmuar atyre të mbajnë kontaktet me familjen dhe miqtë në të gjithë botën.
Por, për disa, Facebook është duke bërë më shumë dëm sesa ndonjë të mirë, ka konkluduar një studim i kohëve të fundit i kryer nga shkencëtarët në Universitetin e Miçiganit. Studimi thotë se sa më shpesh qasemi në Facebook, aq më pak të lumtur jemi.
"Në sipërfaqe, Facebook ofron një burim të çmueshëm për të përmbushur nevojën themelore njerëzore për lidhje sociale", ka thënë psikologu social Ethan Kross për “The Telegraph”. "Por në vend të rritjes së mirëqenies, ne kemi gjetur se përdorimi i Facebook jep rezultat të kundërt. Ajo e minon atë".
Me fjalë të tjera, sa më shumë njerëzit e përdorin Facebook-un, mjerimi i tyre rritet gjithnjë e më shumë - ka vazhduar më tej Kross.
Megjithatë nga ana shkencore, studimi nuk ishte shumë i gjerë - vetëm 82 të rritur të rinj janë observuar nga Kross dhe ekipi i tij, ndërsa hulumtimi është duke u zhvilluar edhe më tutje.

YouTube do të mundësojë shikimin e videove edhe pa internet!

by Admin  |  in Security at  9/25/2013
f.0918151141575_210.jpg (210×210)YouTube sot ka thënë se kompania më vonë gjatë këtij viti do të lëshojë edhe një shërbim të ri në kuadër të aplikacionit të saj për telefona të mençur, i cili do tu mundësojë përdoruesve që të shohin video edhe kur ata nuk janë të lidhur me internet.
Karakteristika e re e YouTube Offline do të lëshohet në aplikacionet mobile të YouTube gjatë muajit nëntor dhe do tu ofrojë përdoruesve të YouTube mënyra të reja shtesë për të arritur tek shikuesit e videove të tyre edhe kur ata janë offline.
Shërbimi i ri i YouTube, do t’i lejojë përdoruesit e saj që të shtojnë videot në pajisjet e tyre mobile për t’i parë shkurtimisht, edhe kur lidhja e internetit nuk është në dispozicion.
YouTube ka premtuar se më shumë detaje për mënyrën e përdorimit dhe realizimin e këtij shërbimi do të ofrojë gjatë prezantimit zyrtar, i cili do të bëhet gjatë muajit nëntor.

Përdoruesit padi kundër LinkedIn

by Admin  |  in Security at  9/25/2013
f.0922164948592_210.jpg (210×210)Një grup i përdoruesve të rrjetit social për profesionistët, LinkedIn, e kanë paditur faqen nën dyshimet se LinkedIn është duke i hakuar emailat e tyre si përdorues.
Në padinë e cila është dorëzuar në gjykatën e San Jose, përdoruesit e akuzojnë rrjetin social LinkedIn se është qasur në emailat e tyre, për ta marrë listën e kontakteve dhe dërgimin e emailave spam, në emrin e tyre.
Në padi thuhet se “LinkedIn mund të shkarkojë këto adresa pa kërkuar asnjë fjalëkalim për llogaritë e emailave të jashtëm, apo pa kërkuar asnjë aprovim nga përdoruesi”.
Megjithatë, LinkedIn i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur ato të pabaza, duke u zotuar se do t’i luftojë këto pohime shumë seriozisht. 

Google me logo dhe dizajn të ri të faqes

by Admin  |  in Security at  9/25/2013
f.0920141615858_210.jpg (210×210)Google sot ka njoftuar se kompania do ta ndryshojë logon dhe shiritin e saj të navigimit në faqe. Sipas Google, përditësimi i ri me ndryshimet e reja me të cilat synon ta freskojë faqen do të vijnë brenda disa javësh, dhe të njëjtat do të jenë prezente në shumicën e produkteve dhe shërbimeve të saj.
Në formatin e ri, logoja e Google duket paksa e vogël, mirëpo ndryshimet me versionin e vjetër janë të prezantuara më poshtë.

Fillimisht këto do të jenë vetëm ndryshime vizuale, mirëpo Google me siguri se do të shtojë edhe disa risi në funksionalitet.
Dallimi më i madh për momentin janë shërbimet e Google të cilat tani janë grumbulluar në një vend të vetëm, në butonin e ri në pjesën e sipërme të faqes në anën e djathtë.
Nga përshtypjet e para të dizajnit të ri thuhet se faqja tanimë duket shumë më mirë, mirëpo në disa raste përdoruesit ankohen se duhet ta bëjnë edhe një klikim më shumë.

Facebook Fann Page

­

­
All Rights Reserved by Pctools.