
![]() |
![]() |
![]() |
Waldron nuk ka dhënë asnjë detaj se me çfarë do të merret, edhe pse kohët e fundit ai ka nënvizuar faktin se ka investuar në shumë kompani fillestare. Disa njerëz të shquar janë larguar ose janë shtyrë nga kompani e lojërave vitin e kaluar, pasi kompania lufton për të rifituar ekuilibrin e saj në tregun e lojërave, duke përfshirë ekzekutivë të lartë, si shefi i marketingut dhe emra të mëdhenj si Paul dhe Davidit Bettner, i cili krijoi lojën Words With Friends dhe themeluesi i OMGPOP, Dan Porter, raporton krokodili.com. Edhe Mark Pincus, më i njohuri nga themeluesit e Zynga dha dorëheqjen nga roli i tij si shef ekzekutiv për t’i hapur rrugën Don Mattrick, një ish-ekzekutiv i Xbox, për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të kompanisë. Zynga nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për komente mbi largimin e Waldron. Aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej më shumë se 1% pas këtij lajmi. |
0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.