Twitter duhet të ketë pasur parasysh shprehjen e famshme “Nëse nuk mund t’i mundësh, bashkohu me ta” kur ka kryer testimin e ri të një dizajni që duket shumë i ngjashëm më rivalin e tij të rrjetit social Facebook. Në shtatorin e kaluar Twitter njoftoi se kishte nisur testimet për faqen e re me disa përdorues të përzgjedhur. Gjatë kësaj periudhe Facebook bëri ndryshimet në faqe, fillimisht të testuara mbi “Mashable” pastaj pasoi profilet individuale të përdoruesve.Dizajni i ri përqendrohej më shume te “photo sharing” duke e bërë më sociale në duke këtë aplikacion. Ndryshimi në dizajn përfshinte dhe një pamje më të madhe e profilit të vendosur në të majtë, i rrethuar nga një “photo cover” me llogari të “cicëruesve” dhe ndjekësa si një shtresë në pjesën e sipërme. “Photo Cover” ishte 1500 pixels e gjerë. Pikëpamja e tweets përshkruhet si “mozaik” me një profil që nuk ka “timeline” vertikal e kronologjik. Në thelb, ky dizajn është i ngjashëm me Google + ose Facebook. Ky testim i Twitter vjen pak ditë pas bërjes publike për herë të parë të fitimeve të saj. Kompania ka fituar 2% për cdo aksion nga të ardhurat prej 242.7 mln dollarësh në tremujorin e fundit të 2013-s.
2/17/14
Twitter teston një dizajn të ri të ngjashëm me rivalin Facebook
by ADM | 
in Security
at 2/17/2014
-
Si të përdorim Office 2013
-
Si Te Gjejme Driverat qe nuk Ndodhen ne PC?
-
Si të krijoni një account Apple ID [Guida]
-
Cfare Eshte Switchi?
-
Si Te Lidhemi ne Wireles me Playstation 3?
-
Më në fund versioni i përditësuar i Google Maps mund të integrohet në uebfaqe të ndryshme
-
Free Download Windows 8 Beta (Consumer Preview)?
-
Si Te behesh Ekspert i Kompjuterit?
Popular Posts
All Rights Reserved by Pctools.

0 comments:
Sheno Koment Rreth Postimit.